Mihal Delijorgji është rikthyer sërish në skenë, pas një leje që ai ka marrë për ndërtimin e një pallati në Tiranë.
Qeveria nxitoi të deklaronte, se leja atij i është dhënë në kohën e Lulzim Bashës.
PD nga ana tjetër e mohon këtë gjë, duke thënë se lejen ia ka dhënë Rama.
Shqiptarja.com ka bërë një shkrim, ku tregon gjithë ulje-ngritjet e Delijorgjit.
Mihal Delijorgji, ekskavatoristi që bëri miliona nga tregtia e skrapit, arriti që të blinte një tank me 300 mijë lekë, për të futur më pas në dorë tërë metalet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe drejtuesit më të lartë të qeverisë, politikës dhe të medieve në disa raste.
Si nisi shkëlqimi i minoritarit që e nisi me shitjen e hekurit për të arritur tek punishtja e Gërdecit që shkaktoi 26 viktima të pafajshme, mbi 300 të plagosur dhe që implikoi që nga kryeministri Berisha e djali i tij Shkëlzen, ministri Mbrojtjes Mediu, tërë stafin e qeverisë dhe që nuk ndalet as pas daljes nga burgu, duke marrë leje ndërtimi nga qeveritë dhe para nga shteti.
Si nisi biznesi i Mihal Delijorgjit, minoritarit ekskavatorist?
Një i ri minoritar me arsim 8-vjeçar, me një kurs mekanizatori, nga Dropulli do ndiqte hapat e babait, duke punuar me ekskavator në vendlindje. Rënia e diktaturës dhe hapja e kufijve do e shkëpusnin Delijorgjin nga ekskavatori, për ta çuar në Greqi, si shumë bashkëmoshatarë të zonës. Pas më pak se 2 vitesh emigrim, ai u rikthye në Shqipëri dhe nisi biznesin e hekurit. Fillimet rezultuan të suksesshme, sepse Shqipëria kishte nevojë për hekur për ndërtim.
Ylli i Delijorgjit do ngjitej në vitin 2000, kur në dorë i ra një pasuri përrallore, mijëra tonelata metale të shtrenjta, të harruara në depot e ushtrisë së shkatërruar të vendit. Shoqëria “Përparimi sh.a.” e tij arriti më 2004 të siguronte një kontratë për demontimin e tankeve dhe autoblindave të ushtrisë, duke nisur një biznes prej miliona USD që përfundoi në mënyrë të tmerrshme më 15 mars në Gërdec.
Në atë periudhë, një tank shitej te kjo firmë private vetëm me 300 mijë lekë, ndërkohë që një tank rus peshonte nga 32 deri në 35 tonë, ndërsa një tank kinez peshonte më shumë se 36 tonë e në përbërje të tyre, kishte pjesë dhe pajisje çeliku special, gize, bakri dhe bronzi.
Dosja e SHIK-ut për Mihal Delijorgjin, pse dyshohej…?
Biznesmeni që “mbolli” tragjedinë e Gërdecit, në bashkëpunim me shtetin, Mihal Delijorgji, ka qenë nën vëzhgim nga SHIK në vitet ‘90. Ai dyshohej se në bashkëpunim me ish-shefin e SHIU-t, një inxhinier lokacioni, ka ndërmjetësuar për shitjen në një firmë izraelite të raketave të krahut Stinger Hand-held SAM, patentë amerikane, të blera në Pakistan pas vizitës nga gjeneral A.Baruti më 1996.
Njeriu që siguroi monopolin në importin e hekurit në vend, pas vrasjes së pazbardhur të biznesmenit Florian Vila, filloi të ngjitej në biznes. Vitet do ndryshonin rrugën e import-eksporteve të Delijorgjit, që do përzgjidhte transportin detar të hekurit. Ashtu si depozitat e karburanteve në Portin Detar të Durrësit, siguron me emfiteozë ambientet e NSHRAK në Shkozet, ku vendos aktivitetin e firmës së tij “Përparimi sh.a. Mbi 15 mijë metra2 tokë, dhënë kundrejt qirasë simbolike ku ngriti fabrikën për prodhim të skarave, rrjetave metalike, llamarinave etj.
A ka pasur akuza për pastrim parash, madje dhe është arrestuar?
Dyshohet se ka llogari bankare përveçse në Shqipëri, Greqi dhe Qipro, edhe në banka të tipit “offshore”. Dyshohet se Delijorgji ka bërë pagesa me “sëift” e letra të parevokueshme krediti nga banka qipriote, në ishullin Nauru në Oqeanin Paqësor. Në tetor 2002, u bë sponsori kryesor i klubit të futbollit “Dinamo”.
Më 25 prill 2004 u arrestua nga agjentët e antikrimit të Policisë së Durrësit, për kontrabandë e falsifikim të dokumenteve shoqëruese të hekurit të importuar. Evazioni fiskal i shkaktuar shtetit u vlerësua një milion dollarë. Ai kishte përdorur metodën e njohur me emrin “triangolacion” (trekëndëshi). Përmes garancisë pasurore del në liri, ku 1.2 milionë USD u cilësuan shumë atë kohë.
Po më pas, pati pengesë biznesi i minoritarit…?
Mihal Delijorgji do të pushtonte tërë “industrinë” e demontimit të materialeve ushtarake, përmes kontratave të majme, me qeveritë shqiptare, derisa më 15 mars 2008 ti shpërthente punishtja e vdekjes në Gërdec duke shkaktuar 26 të vrarë e 300 të plagosur.
Telefonatat e asaj kohe me ish-ministrin e Mbrojtjes Mediu dhe djalin e ish-kryeministri Berisha, Shkëlzen janë zbardhur, çka tregon involvimin në këtë tregti vdekjeje të tërë shtetit. Dhe dënimi ishte qesharak, vetëm pak vite në burg duke dalë jashtë dyerve të tij, duke marrë mbi 15 mijë euro nga Strasburgu, dhe duke marrë leje ndertimi nga qeveria Berisha në ikje por dhe tani nga qeveria Rama, dhe vijuar aktivitetin ndërtimor pa shqetësim.
Edi Rama,
Pa na ben vertet te ndjehemi me turp qe jemi socialiste.
Nuk te ndoqem nga pas e te votuar per Delijorgjet dhe Aleksander Frangajt.
Ndjekesi yt (por mesa duke jo per shuem kohe)
Me 8 klase shkolle? Ooooooo O ju me universitete, te Djathte e te Majte, o ju marte MUTI mendje e shale bashke, votoni votoni, e shikoni cbehet.
Kush minister ja shiti tanket 36 toneshe per vetem 300 mije leke?!?!?!? Mesa di une ne ate kohe ne pushtet ishin socialistet. Shkaterrimi i tankeve nuk ishte thjesht korrupsion stratosferik, por nje tradheti ndaj interesave kombetare. Megjithate, Majkua hiqet si patriot…..cfare ironie?!?!!!
Doni me per Belulin???
Kur Velia ben dasem me 000 000 € ,kur plas kanabis perdite , kur makina e ministrit perflitet, kur perflitet I Mete e CEZ, kur Rama gjuhet me veze ju merreni me Delijorgjin qe tek e fundit eshte tregtar.
Presim tani komentet e minorikareve moterqira grekqira bth..qira, qe thone qe vetem “sunitet, islamiket, xhihadistet, turkoshqiptaret” bejne pislliqe dhe kontrabande.
Po ky o grekqira, ky qe eshte minorikar, minorikurve si ju, qe eshte “kristian”, çfare keni per te thene per kete kopilin tuaj, o plehra aziatike??
Tregtaret e ygjuar, natyrisht, qe bejne kontrabande, alvane pisoglenti.
Hehehehehe, dmth, nje kontrabandist, kriminel, vrases, quhet “tregtar i zgjuar” kur eshte grek, kurse kur shqiptar, na qenka vrases dhe kriminel pa kushte, keshtu o motershqyer grekqir?? Hhehehe, sa te di bytha e zeze ty azitaik i qelbur.. Nje mut jeni ju grekqirat minorikurva, nuk keni asnje ndryshim..
Ju thoni se Mihal Delijorgji kishte arsim 8 vjecar dhe ishte eskavatorist ,gjoja te tregoni nivelin e ulet arsimor . Jo or zoterinj ai per menyren se si ka evoluar ne bisnesin e tij mes ,kriminelave ,politikaneve te korruptuar majtas dhe djathtas per mua ka graqden Profesor ne marketing . Ai ka ditur se si ky shtet i korrputuar te hap rrugen per tu pasuruar duke i sherbyer majtas dhe djathtas ,dhe mos i kerkoni llogari atyre qe u pasuruan me teper nga mbeshtetja politike ,si majtas dhe djathtas .Si Delijorgji ,Frangaj ,Mane, Salillari Ulaj e tjer u trguan te shkathet perdoren te gjitha format dhe menyrat qe ne kete shesh ata e ben pershesh ,si me Saliun e pare dhe te dyte ,me Nanon dhe Meten ,me Majkon dhe se funfdi zoterin Rama .Pra populli zgjodhi me vote nje klase politike ,qe e cveshi materialisht dhe moralisht ,duke e varferuar me keq se cishte dhe krijoi klasen e Delijorgjeve Frangave dhe Maneve me shoke .Prandaj njerezit iken ,ikin dhe do ikin ,se eshte vet pushteti qe ja nxine jeten ne vendin ku kane lere dhe rritur ,keshtu dhe me Ramen qe nga shprese u kthye ne monotonine 23 vjecare e te berit bisnes . Sot padrejtesia ne Shqiperi rron dhe mbreteron ,por megjithate shpresa vdes e fundit .
Tanket e ushtrise shqiptare i shiti hic me pak se patrioti i madh, qe per pak perfundoi nje nepunes i rendomte OKB, Pandeli Majko, ai qe ka ekluzivitetin e fjales per Kosoven.
Mihal Delijorgji, Gole Tavo, Anastas Angjeli e shume minoritar te tjere vecanerisht ata te zones se Vrisaras u ngriten nga sherbimi sekret grek dhe u mbeshteten nga Sali Serbi dhe Nano Qeni. Ata kane qene financuesit me te medhenj mbrenda PS. Gramoz Ruci dhe Mihal Delijorgji jane breke e byth edhe sot e kesaj dite…