Klodi Hoxha u bë e njohur dje, pas sulmit që iu bë me vezë makinës së kryeministrit Edi Rama.
Ajo ka sqaruar sot se nuk ka qenë ajo që e ka gjuajtur makinën e Ramës, pasi sipas saj, dje në fakt e kanë gjuajtur të gjithë studentët.
Ndërkohë, ajo thotë se kjo protestë nuk duhet të politizohet, pasi të njëjtët studentë përzunë dhunshëm Sali Berishën, kur ai tentoi të politizonte protestën kundër armëve kimike.
“Unë jam Klodi Hoxha, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale, aktiviste e lëvizjes studentore “Për Universitetin” dhe e “Organizatës Politike”. Ditën e djeshme, sëbashku me disa shokë dhe shoqe të idesë së përbashkët, të vetëdijshëm për situatën kritike në të cilën po katandiset universiteti dhe shoqëria prej reformave dhunuese qeveritare, ramë dakord se duhej bërë diçka, se kryeministri nuk mund të sillej më me arrogancë lart e poshtë, sidomos ndaj Fakultetit që dy viteve të fundit ka qenë pararojë e kundërshtimit të reformave në arsim, por që është shpërfillur me injorim.
Si aktivistë të lëvizjes studentore ne kemi dy vite që organizojmë dhe ngremë dallgë protestash studentore kundër reformës në arsim, në kushtet e mpirjes shoqërore dhe kompromisit të heshtur të klases politike, që tashmë mblidhet rreth të njëjtave interesa klienteliste. Për mendimin tonë, kjo reformë është e padrejtë dhe zhvatëse. Siç dhe reformat e tjera në energjitikë, pensione, ndihma sociale, ekonomi, punë etj. Është e papranueshme që gjatë dy viteve rezistence studentore – ku kemi kundërshtuar përmes të gjitha formave të mundshme të organizimit demokratik e paqësor, tryeza publike dhe diskutime të hapura, zaptime fakultetesh dhe protesta me mijëra në rrugë – të vazhdojmë të shpërfillemi prej një kryeministri që bën kamarierin në universitetet e klientelave private, dhe gangsterin me studentët e universiteteve publike.
Gjithashtu më duhet të sqarohem rreth spekulimeve të bëra ndaj meje nga media dhe personazhe cinike.
Së pari, meqë dje është përfolur me të madhe në televizone dhe gazeta se une isha studentja që godita me vezë ndaj kryeministrit Rama, nuk është e vërtetë. Sepse dje kanë qëlluar të gjithë mbështetësit dhe njerëzit që bashkohen me idetë, kauzën dhe kërkesat tona të drejta.
Së dyti, për sa i përket propagandës gazetareske të pushtetit rreth prapavijës së mundshme partiake të aktit tonë, them se i injoroj dhe distancohem me neveri prej tyre. Ne jemi po ata që e përzumë përdhunshëm Berishën gjatë protestave kundër armëve kimike, që nuk e lëmë të livadhiset i qetë kur rrugët na piqen me të, dhe që mendojmë se kjo forcë i ka bërë dëme te mëdha dhe nuk i pergjigjet zërit të revoltës dhe ëndrrave të popullit shqiptar. Si e gjithë klasa politike në vend!
Së treti, për shkak të ideve në të cilat besoj, dhe simbolikave të tyre, njerëz cinikë e dashakeqë kanë spekuluar me stigmatizime dhe klishe historike, gjë që në fund të fundit, tregon injorancë të plotë konceptuale të tyre. Grushti (me laps ose jo ) është simbol i lëvizjes ndërkombëtare të studentëve, të cilët, përpiqen çdo ditë anembanë botës për arsim publik falas, si e drejtë dhe domosdoshmëri shoqërore. Po ashtu, në ditët e sotme, grushti po ngrihet kudo, nga lëvizjet studentore dhe shoqërore të vendeve ballkanike; nga Laburistët në Angli dhe Demokratët në Amerikë (Jeremy Corbyn dhe Bernie Sanders), në Greqi dhe Belgjikë; në Portugali dhe Irlandë; kudo ku shfaqet kriza e reformave të dhimbshme represive. Grushti është bashkim rreth një përpjekjeje dhe ëndrre të përbashkët.
Dhe së fundmi falendëroj gjithë miqtë, shokët, shoqet dhe familjarët që na mbështetën dhe po vazhdojnë të na mbështesin si dje me qëndrimin para drejtorisë së policisë gjatë kohës që qëndronim brenda si dhe nga facebook-u. Faleminderit nga zemra dhe të gjithë bashkë do jemi çdo ditë edhe më të fuqishëm për t’i dhënë grusht padrejtësive”, shkruan ajo në Facebook.
here e pare qe po shoh nje trime dhe bravo te qofte se kshtu e do ai legen
E hengren njehere studentet dhe shqiptaret nga nje anonim ordiner si Azem Hajdari …. Keta zogjte e inkubatorit qe duan te bejne karriere me nje pite veze kane rruge te gjate per te bere.
Na pelqen apo jo, sistemi me i mire i seleksionimit te “pulave” per veze eshte ai i rezistences jashte inkubatorit te partive politike dhe mbi te gjitha i rritjes ne vite per tu katapultuar ne prehrin e ndonjeres prej atyre qe i kane bere glasen ne koke….. preherin e nje partie politike. SIC by Erion Veliaj.
Sic transit gloria mundi.
Dakort Klodi.
Ka shume aresye per te protestuar.
Ku ishe deri tani ?
Perse me dhune ?
Perse Sharje ofenduese ?
Perse jo paster ?
Ke kerkuar Dialog ?
Kjo eshte rruga. . sepse pas vezes apo gurit, i vjen rradha edhe plumbit.
Do ta perdorni ste si “ultima ratio”
Sepse…”nuk kemi pare asgje akoma” keshtu keni thene.
Nuk jam me te tera dakort me Ramen por…..2017 do te kesh mundesi te votosh dhe ps “veze” bile…..
Dakort Klodi.
Ka shume aresye per te protestuar.
Ku ishe deri tani ?
Perse me dhune ?
Perse Sharje ofenduese ?
Perse jo paster ?
Ke kerkuar Dialog ?
Kjo eshte rruga. . sepse pas vezes apo gurit, i vjen rradha edhe plumbit.
Do ta perdorni ate si “ultima ratio”
Sepse…”nuk kemi pare asgje akoma” keshtu keni thene.
Nuk jam me te tera dakort me Ramen por…..2017 do te kesh mundesi te votosh dhe pa “veze” bile…..
Veliaj eshte me trim,ai di te qelloje me veze ne shenje,kete gje e kishte praktikuar me perpara ne Amerike kur ishte student,pastaj ne Shqiperi me anen e vezev u be Kyetar i Bashkise,ka eksperience me studentet qe nuk duan te shkojne ne shkolle.Dhori Kule nga berati eshte tamam rektori i ketyre studenteve,hajdut me gjithe karrike.Vetem shkolle nuk behet.
Qenka e njejta dore qe ujdisi “luften kunder armeve kimike”, qe ne fakt ishte protesta me antiamerikane e zhvilluar ndonjehere ne ndonje vend. Levizje qe na shkaterroi te ardhmen ne menyre te perhereshme. Bushtra e vogel eshte nje vegel e spiunazhit nderkombetar antishqiptar, pavarsisht se ajo vete (ndoshta) nuk e di.
cdo dite qe kalon me edin ne krye te qeverise eshte humbje shume shume e madhe per shqiperine sepse ky njeri e para se ka idene se si te qeverise , e dyta po u humbet edhe shpresen njerezve qe jetojne aty,,, se te ardhmen ua ka humbur me kohe.
per mendimin tim vetem politikan ose qeverises smund te jete ky lloj njeriu qe se ka idene cfare eshte politika,programi qeverises, apo sepse eshte zgjedhur per ti dhene nje te ardhme ketij populli te shume vuajtur, qe kur ishte ne opozite donte ta shihte me vite afer gremines per interesat e tij personale, kurse tani qe eshte duke e qeverisur po e flak ne gremine fare me politikat e tij dhe njerezit qe e rrethojne ate.
turp, turp, turp, turp, turp dhe gjynah per ato femije qe do rriten aty se te tjeret e meritojne dicka te tille, vetem femijet jo
dhe me vjen mire qe te pakten studentet po fillojne ta kuptojne sa nuk eshte vone se ky njeri duhet shporrur nje ore e me pare, duhet shporrur bashke me kliken e tij personale se do jete vone, do jete shume shume vone saqe edhe shporrja e tij sdo te rregulloje dot demet qe po i ben ai vendit tone brenda dhe jashte shqiperise
Reklame mediatike me udhezim nga lart, per te pregatitur udheheqesit e ardhem! Gjoja luftarake, por arsimisht bosh perbrenda dhe te bindshem ndaj paradhenesve!