Duke sfiduar me cinizëm 1 milionë votat që e rrëzuan nga pushteti dy vite më parë, Sali Berisha ia ka përplasur sot kundërshtarëve socialistë, duke i thënë se ata vazhdojnë të jetojnë në kohën e tij. Përpos mendësisë moniste të Berishës, që e lidh një kohë me emrin e politikanit që udhëheq, përpos faktit se ai i referohej deputetëve dhe kryeministrit që merren gjithë kohën me të, ai ka të drejtë. Fatkeqësisht, jetojmë ende në kohën e Sali Berishës.
Jetojmë në kohën e tij, sepse sot nuk ka fajtorë për të vrarët e 21 janarit.
Jetojmë në kohën e tij, sepse gjysma e qeverisjes është ajo që ka qeverisur mandatin e dytë të PD-së.
Jetojmë në kohën e tij, sepse biznesmeni i Gërdecit, si pasojë e gafave të të cilit u vranë 26 vetë, sot si pakukush është në klientët e zgjedhur të Edi Ramës, të cilit i firmos leje ndërtimi.
Jetojmë në kohën e tij, sepse firma e Berishës për të shkatërruar Lagunën Blu, sot përdoret si alibi nga pasardhësi i zhytur më keq në korrupsion.
Jetojmë në kohën e tij, sepse Rama nuk pati forcë ti shkojë deri në fund vjedhjes në CEZ-n pasi u kap edhe vetë.
Jetojmë në kohën e tij, se sot shumë nga koncesionet e klientëve të pushtetit të djeshëm që u tha se do të rishikoheshin, po vazhdojnë të mbretërojnë.
Jetojmë në kohën e tij, sepse sot paratë e tenderave të pushtetit i marrin ose miqtë e Ramës ose miqtë e Berishës që rrinë gjithnjë në oborrin e kryeministrit.
Prandaj Berisha ka të drejtë të tallet. Prandaj ai mund të luajë me bandën e deputetëve të së majtës duke i thënë se mbetet obsesioni I tyre.
Ne jetojmë në në kohën e Berishës sespse ai jo vetëm është shëndoshë e mire, pas të gjitha krimeve që bëri, por ai vazhdon të ketë ende një pjesë të madhe të pushtetit ekonomik, që e thuri me aq mjeshtëri familja e tij.
Ne jetojmë në kohën e tij, sepse një milionë shqiptarët që votuan kundër, u treguan fare moskokëçarës për të menduar se duke shkulur atë, po e zëvendësonin fatëkeqësisht me një kopje të ngjashme. E në këtë rast, tani Berisha nuk tallet më me Ramën. Por me këta një milionë shqipëtarë që kujtuan se po ndryshonin historinë.
Lapsi.al
Je thjeshte, i Sakte!!!!!!!!!!!
O Andoooo
shyqyr qe beri per here te pare ne kaq vite gazetari nje opinion-koment te sakte
jo se e ke bere per berishen
por se ke qendru ne mes dhe i ftohte ashtu sic e shohin te gjithe situaten
por kam pershtypjen se pas ketij komenti do kthehesh perseri ne barbon-mediatik sic ke qene
se po te ishe keshtu ti dhe ca te tjere si tek ky komenti, kushedi ku do ishin dotet e sotme
Obama nga nje njeri i shoqerise civile e publicistikes u be President ne 15 vite karriere
kurse ju keni mbet rrembythje, keni fiks 25 vjet ne media pothuajse dhe nje mut te madh keni bere ne jete
O hakrepi
Berisha eshte nje dordolec qe nuk tremb as laraskat…po te mos ishte rajersoni,elez biberaj..arvizuja dhe I fundit Donald luja
megjithe mend kujtoni ju dhe ky KARABUSHATLLIU HYSNIUT ka aq fuqi sali bolja te “dribloje” nje skuader futbolli me ambasadore amerikane
1 -Chris Hill
2 -William Ryerson
3 -Joseph E. Lake
4 -Marisa R. Lino
5 -James Pardew
6 -Joseph Limprecht
7 -James F. Jeffrey
8 -Marcie Berman Ries
9 -John L. Withers II
10-Alexander Arvizu
11-Donald Lu
…..
Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria
-Në mars 1997,
-E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
– E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
– E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit
-. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
-E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.
– E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.
Cili është shpjegimi për këtë paradoks? I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni.
Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë DORDOLEC triumfues
. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.
A do të jetë Donald Lu ambasadori amerikan që do ta nxjerrë në pension si politikan Berishën, ose e thënë ndryshe a do të jetë Donald Lu Berishofagu politik?
Nuk besohet..sepse ne ambasada ka dy shtylla kryesore: dipllomacia dhe sherbimet inteligjente..dhe kjo e fundit dikton qe SERBerisha te kaloje 11 ambasdore amerikane qe shume prej te cileve i ka shkelur me kembe
Prandaj te nderuar komentologe mos i vini faj Edi Rames..por ju sugjeroj se demokracia amerikane gjithmone respekton fituesin ne shesh te burrave dhe jo artikujt e “forte te Meros’ apo komentet me patriotizem te komentuesve te nderuar.
T
je fiks ne ato qe thuaj
por ramen se bejme dot engjell me kupton
ka edhe ai “grosistet” e tij qe meren me gjithefarelloj
e dime shume mire lidhjen e rames me Klanin ne 1998
e me pas
leri sherret se jane hesapet e tyre rregullohen me njeri tjetrin ata
por ne kete rast ky pinjolli hysniut ka te drejte per here te pare
shfrytezon situaten dhe komenti i tij perkon me kete kulmim situate
ne ato qe shkruan te jap te drejte, te njejtin mendim ndaj me ty
Ky justifikimi per Edi Ramen eshte skandaloz. Disa sherbetore te Edi Rames thone qe nuk e le Ilir Meta, disa thone qe nuk e lejne armiqte e jashtem. Por faktet flasin ndryshe.
Pa me thuaj kush e ndalon Ramen qe te arrestoje te pakten drejtorat e Berishes. Po e falim Berishen se nuk e lene Ramen. Po ata drejtorat e shumte qe vodhen 8 vjete me rradhe ne kohen e Berishes? Nuk e ke pare me cfare shpejtesie rrufe u arrestuan fukarenjte per 100 mije leke te vjetra. E sa e sa jane arrestuar per nje semafor e tani per fatura. Kurse drejtorat e Berishes jane te gjithe te lire. He pra cfare do genjeni tani?
Kush e pengon Rama te arrestoje Rezart Tacin, Frangajn apo biznesmene te tjere qe vodhen me Berishen. PSe nuk i arrestoi Rama me ate vullnetin e papare qe arrestoi Bechetin dhe mbylli Agon Channel. E shef sa kollaj jane ca gjera. Becheti kishte vjedhur leket nga nje firme e huaj, kurse Frangaj akoma mban kinostudion e pushtuar e sa e sa prona. Kurse Taci beri korrupsion me privatizime dhe s’e ka gjetur asgje. He pra kush e pengon per keto?
Por Rama eshte sherbetor i ketyre biznesmeneve dhe mediave qe vodhen me Berishe, dhe vetem arreston varfanjaket ose ata qe i prishin interesin e tij.
Pse nuk i heton Rama kryebashkiaket e Partise Demokratike qe shkaterruan vendin. Kurse kryebashkiaket e PS ata me te medhenjte, si ai i Vlores, Fierit etj ju beri dosjet gati per burg. Po te jap vetem nje shembull. Bardh Plaku qe shkaterroi gjithe kodrat e liqenit ne Tirane, i ka te gjitha abuzimet e dokumentuara. Shkaterrime kolosale nje skandal i vertete. Shkaterrimi i kurores se Tiranes bertiste Rama kur ishte ne opozite. Dhe cfare beri Edi Rama kur u be kryeminister? Jo vetem nuk e arrestoi Bardh Plakun etj por madje kur u be kryeminister peruroi unazen me Bardh Plakun ne krahe. Kurse Shpetim Gjiken e persekutoi. Pse? kush e pengon per keto Edi Ramen?
Njerezit e Berishes i mban ne pellembe te dores ne vend qe ti arrestoje, kurse socialistet i persekuton duke ju bere dosje per burg. Keto jane te faktuara dhe tregojne qe Ramen nuk e pengon asgje, por eshte vullneti i tij qe demokratet te vazhdojne te pasurohen qe te mos e largojne nga karrigia. Sic beri me Sandrin qe tani Sandri sulmon Bashen, nderkohe qe e mbroi Bashen kur vrau ne bulevard ne 21 janar. Kurse figurat socialiste i burgos sepse Rama do njerez qe skane lidhje me partine socialiste, sic eshte Kocoja qe se shpejti do behet sekretar i pergjithshem i PS. Keto jane te gjitha te faktuara. Edi Rama eshte bere sherbetor i Berishave, Frangajve, Tacave etj etj. Edi Rama mashtroi ne fushate. Dhe tani po e shkaterron partine socialiste. Prandaj Rama duhet larguar sa me pare. Dhe partia socialiste do i fitoje shume thelle kur te largohet Rama.
shume e vertete
Ti duhet Te jesh nje bicim greku palo sllavi ose ndonje vlleh i poshter
Andi po iku Rama Ramiu do kthehet prape Berishura, Oh my god ku jemi… Fajin e kane shqiptaret qe nuk dine si te votojne, ose jemi te trashe ose budallenj…..
Artistikisht, shkrimi qendron! Nga permbajtja, le shume per te deshiruar. Kjo sepse del tek fundi dhe nuk kuptohet ku qendron thelbi!?!?!? Nuk thote asgje! Nuk transmeton asgje! Nuk ngre as problem, as konkluzion, e as vazhdim! Bushati nuk duhet te vazhdoje me mllefe!
domosdo!
po te jen majmunat ne librin e regjistimit te popullsis,do kemi popullsi pylli.qe vec ndrrojn rojtarin e rradhes. dhe rojtari esht nji me ate qe quhet gjahtari
Rasputino, mos fol me se prishet forma, koha dhe hapsira e komentit tend
i ke rene ne koke
por jo majmune
duhet te thuje giomere
se gomari ha dru dhe nuk ben shamata, rralle hedh shqelma
ashtu jemi dhe ne populli shqiptar
Per te gjitha qe thote Andi Bushati ka shume te drejte te shkruaje gjithe revolte.Sepse edhe keto qe ai thote ishin pjese e premtimeve elektorale qe jo vetem nuk u realizuan por u harruan duke lene socialistet me gisht ne goje.A thua nuk do te vije perseri 21 Janari!!!C’genjeshter tjeter do te thurri Edi Rama per te qetesuar gjakune familjeve te viktimave dhe te mbare socialisteve.
Ky Andi ka sale duarsh! Ne jeton ti Andi Koqja me Berishen eshte pune per ty! Por ,duke qene mercenar berishian,ti ben ose perpiqesh te besh te gjithe pis! Por pis je ti Andi me Berishen dhe PD!
Me duket se po i ngaterron keto pune.Ai ka ngrene si ne komunizem dhe demokraci.Quhet pelivan. Si puna e Saliut apo Kacit , ps.sh.por mbi te gjitha ai smund te quhet besnik i Saliut por i Like Floririt.Sa te kete Likja flori e pasuri do perfitoje dhe Andi Bushati me B Mane e shoket e tjere pervec gazetareve te zERIT TE aMERIKES.
Mua me duket se ai ka share Liken me shume se cdo gazetar tjeter.
Jetojme ne kohen e Berishes!!!!!
1. Se jetojme ne te njentin territor ku jeton Sali Berisha ( pse nuk e thua kete)
2. Kemi po te njejtet analiste qe kishim ne kohen e Berishes ( kete nuk e sheh)
3. Perseri kerkojme te mos paguajme uje e drita ( si ne kohen e sales)
4. Te njejtet muter qe vidhnin ne kohen e sales vazhdojne te punojne ne shtet si ne kohen e sales dhe ne kohen e sotme( Ke vajtur neper zyra dhe sheh ndonje fytyre te re, ndonje i ri i ardhur kot fare eshte se te perpijne te meparshmit)
E terrci e verrci
Hasell hasell po jetojme akoma kohen e Enverit.
sict .. back and emer kot e me ket pseudonim o pall a na i shjegon doy ktahasimin e ktyre t sotmve pas 1991 me kohen e enverit po enveri c futet ketu po t ish gjall ai do ju kalbte ne burg ju dhe hajdutet e sotem c pune kane kta hajdut dhe kriminela sot me ate kohe kur atehere per vjedhjen me t vogel shkoje burg po t lindi i enver t dyt shqiperia do ishte mire po s ben me nena te dyte ai ishte burre jo kta plerat e sotem
ca ke mer la qi xefesh, qim kongu pi kores veriut prano azilante pulitike ka shqipnia. po qe se te ka mor molli per verin verdho m’kore te viriut ene qi aqe jeto i lumtun ene i gzum. verin ene ate kohe harroje, nuk vje mo shyqyr e jarebi se kush rrite tu pastru fitilat e furrnelles me vajguri kur u lagshin pri ujtit ne banjo, se besoj e ma men qi shqiptaret gatujshin ne banjo iher me vaktit. ah cere kohe ka qen, kapte vec tironen tilivilizori, sa nuk na pushote zemra kur rajdja gabimisht shkote ke pozdravi apo taljoni se kojshiu i kishte veshet pipez, ene kur nuk nigjote mire vete goten ke muri ene njiste veshin mas gotes, pa kur coheshe si zotni ne 4 te mjesit per pak qumesht bio, apo kur majshe rradhen 4 ore per nji bidon vajguri, apo kur shkoje ne 2 te drekes per buke ene dyqani ishte drangull, po kur coje byrekun ke furra e byrekut e ma men besoj, e ma men besoj ene kur per vit te ri kerciste brryli ene shkelmi per te mor nja 4-5 shishe birre per vitin e ri se marojshin pa u hap dyqoni. po qe kishim te gjithe maqina ne shpi e ma men besoj, bile kishim ka dy maqina per shpi, nji per dimer e nji per vere, apo ca njyrash te bukra qi kishte tilivilizori bardh e zi, lene mo lene, na ikte petlla. po besoj e ma men qi majshim rradhe per nji autorizimin per larseliveresh per firgorifer, televizor bile ene per shpi. pa le kur kishte mledhje fronti lagjes ene fillojshin, jo floket, jo basetat, jo pantallonat, jo rri vone naten, e kena pa neper klube, rri me femra etj etj mrekullira. bile ene plazhine bojshim me flete kampi me rradhe se nuk mund te shkoje per vit ne bregdet se te bote dom. ehhhh ato ishin kohe jo keto. E megjithate ngushellohu me faktin qe bijte, niperit dhe ish komunistet e enverit i ke akoma ne pushtet sot, dhe nqs nuk je i kenaqur as sot do te thote qe komunistet nuk diten te ndertojne as komunizmin dje e as kapitalizmin sot.
Sakte
Jetojme ne kohen e Maskarenjve…quhet “koha” e Aleksander Frangajve..dhe Fevzive…por qe tashme ka edhe emeblemen e Edi Rames.
Gjithmone kritikoni Berishen, Ramen. Po veten tuaj ku e futni. Ti pjelle e komunizmit je vet. Duke share te tjeret po mbijeton vete.
And, je njesh, e ke qare! Po tani Si I behet?
Bushati ka të drejtë, po me një ndryshim: Sot jemi në diktaturë neokomuniste me komunistin e fundit në krye të qeverisë!
Me vjen mire qe Bushat-lliu i vogel e pranon publikisht qe jeton ne kohen e dr.mortjes,,,natyrisht qe e lidhin fije te pazgjidhshme me te.
Qe kur je bere zagar,sot ke lehur ne ere.
O Andiiii
Me byth levizur se ti nuk gjen, I veshtir per tu kuptuar
me
I thjesht bre
Merre me shtruar o tu mbyllte
Epo helbete nga nje communist i convertuar nuk pret gje tjeter
Urime o njeri pa Byth
SOT Z.BUSHATI JE TREGUAR GAZETAR NEUTRAL.KE LUAJTUR FUTBOLL DHE GOLAT I KE BERE TI NE TE DY PORTAT,TE LUMTE BUSHATLLI.
KE TE DREJTE MO BUSHAT PO KY PULL GENJEHET ME NJE THES MIELL AQ I VARFER ESHTE
Se shpejti Ne flet votim tuaj (AKP),ose me mire sa me shpejt ose do jete teper vone!!!
Bravo andi
Mos kujtoni se Sali Berisha tha ndonje fjali qe u be formule per ecurine e Kapitalizmit Demokratik qe duhej te qe vendosur ne Shqiperi, qekurse Ramiz Alija pergatiti terrenin qe Shqiptaret te kishin liri, por ne Shqiperi te mos rivendosej Kapitalizmi Demokratik. Sali Berisha qendron me Kembe, si# mund te qendrone edhe Nanoja qe iku me kembe, sese keta u shrbejne çioovskeve dhe ullatopusve, para se dikush t’i mesoje sesi ti sherbejne Atdheut. Me bemat e tyre keta tipa e grabisin Atdheut dhe i kane zene frhme-marrjen Shqiptareve, Ketaa Cpurdhjak te diktatures bejne sikur hahen me njeri tjetrin qe te hedhin mjegull, te trullosin popullin qe te mos e ndjej bllokimin e fryme-marrejs, Cudia qendron ne ate qe keta aventurier te paditur, paskane marre liçens fitim-prurese per te privatizuar Partite politike e neprmjet tyre te vazhdojne grabitjen e pasurise kombetare dhe shtetin ta quajne Feud te ortakerise se tyre. ASnjeri prej ketyre sundimtareve mashtrues s’po tregon se shtetin dhe popullin e ka te vetin.
Ne keto kushte qe e kane futur shtetin dhe popullin, do te duhej nje kohe shume e gjete qe populli mund te rimekembej dhe te behej me te vertet zot i Atdheut, i Shtetit te Shqiptareve. Me sigri qe kjo dote arrihet gjate shekulliy qe do te vije. Kete shekull do te behet pastrimi nga cpurdhjaket e diktatures dhe te aventuriereve qe stimulojne keta. Pas spastrimit do te arrihet ekuilibri i shprishur i Beses se SXhqiptarit. Besa ka qene ligji qe percaktonte opinionin publik, angazhimin e ndergjegjes se individid me opinioni npublik.
O nipi bllokut ne jetojme ne kohen e enver dulles perderisa ,kudo ne politik,ne biznese dhe deri tek te ashtuquajturit te perndjekur politik,jane njerez komunista dhe sigurimsa.
Vetem hidhni nje shikim mbiemrave:kapo ,nushi,bushati,rama etj etj dhe kane mare ca malok ish sekretara partish si salqeni qe duartrokisnin dhe serviloseshin per keta bllokmenet qe jane bere milionere duke vjedhur popullin dhe vendin.
po kush te lexon kaq shume ty o hale,o i mjere.
Sakte….
Gabim o Bushat. Ke filluar te pjerdhesh me budallalleqe. Per cfare koncesionesh e inatesh e ke fjalen tek kjo shkarravine? Cfare ke ti me SGS zvicerane? Cfare ke me Rapiscan? Po me ke e ke? Me Bankers? Po pse shkon me hile kaq larg o Busho? Merru me koncesion te paster fare dhe te fresket: CROWN AGENTS! E kupton???? Behu paksa bure e burec dhe kape ceshtjen nese ka te tile nga briret, jo nga bishti! Behu dikushi, mos rri askushi qe zhurmon neper mediume!
Bushati nuk po shkruan asgje per realitetin e hidhur te tenderave te ketyre dy viteve te fundit, qe po fitohen me lopate e me kova vetem nga individe te afert me Ramen dhe me Ripjerdhjen. He more Andi, ke gje per te thene per kete? Apo pirdh te pjerdhim se dikush do zere hundet!
Bushat, pa buke le te rrime dhe koncesionet t’i dhjesim me dinamit dhe kazma! Ha mut ha o Bushat!
Bie ere… ose shkruan Mero ose shkruan Bushati… na ishte dikur Faro me 55, tani ka dale “brezi i qi”, dmth i ri
Nje gazetar i hajrit sadopak, ben bilancin e qeverise, jo “Fajin e ka Saliu”! Bej bilancin o z. Bushati, bej bilancin e premtimeve elektorale te aleances se qelbesirave, qe nga 300.000 vendet dhe tek gropat ne buxhetin publik, si dhe 72.7% te borxhit publik…. etj etj etj…. ku ministrat akuzohen per implikime direkte ne korrupsion dhe trafiqe, ku kane ikur 28 deputete per dy vjet!!!!! Keto bilance na bej o z. Bushati, jo “fajin e ka ky e ai”
Po pse mor Bushat nuk clireheni dot nga sidnroma` Berisha` edhe ju gazetaret??!!! Po pse vazhdoni cdo gje ta shikoni e rrotulloni rreth tij ?? Po pse nu k keni guxim e b….e qe analizen e krahasimin mos ta beni me Berishen e mos ti referoheni me Berishes se keta rilindasit po zullumosin ne nje mase te tille qe skane te krahasuar me asnje ish , qofte ky Berisha apo Nano apo ke te duash ti tjeter. Keta mor zoteri skane lidhje me asnje.Jane nje model vjedhje i pa pare e padegjuar me pare . E Ti e shoket e tu vazhdoni e krahasoni me Berishen. TURP edhe per ju qe nuk e pranoni qe keta jane hajdute e rrjepsa unike ne llojin e tyre e qe nuk krahasohen me askend. Mjaft me keto patetizma se na lodhet.Kini guxim dhe analizen bejeni duke ja varur zullumet ne qafe atij qe i ben e jo ` Hijes se Berishave` Nuk ju tha Berisha ketyre qe te bejne keto qe po bejne BNuk ju tha Berisha ketyre te vjedhin e marin nga 300 tendera per 22 muaj Nuk ju tha Berisha ketyre te jene arrogante e prepotente Nuk j utha Berisha ketyre te firmosin lejet e ndertimit e blejne mediat ( si TV Klan) se ju duhen per propaganden qeveritare
Nga mamaja nuk di gje.Nga babai me qe nuk luan futboll je nul.Ata qe kane qene shoke shkolle me te thonin:Kur Mediu merte noten tresh(ahere ka qene me pese nota)duhet te organizojme mbremje vallezimi.Pra ti mendon vetem me shtyllen kurrizore.Mllefet e tua vijne nga genet komuniste.Po te mos ta qeronin gjyshin,siç e bene,po te kish jetuar deri kure u shpartalluan shoket komunista,ai fat do ta kishte edhe “gjyshi”.Dhe para pushkatimit do thoshte “Te rroje partija dhe shoku Dulle”. E ke ne gen kete,nuk ke çfare i ben.Je i justifikuar.Ne se A.Stefani eshte vetem skicofren, ti je vetem idiot
Duket tashme qe opinioni e ka kuptuar lojen e piset te
Politikes shqiptare dhe asaj nderkombetare… Megjithate,
e keqja qe vazhdon per popullin eshte se ne kujtojme qe
Hajdutet do te vet-edukohen dhe do behen te ndershem…
dhe duke fajesuar ata ne kujtojme se e kemi kryer detyren.
Cdokush duhet te korigjoje gabimet e veta dhe te mos prese
qe te ndreqen vetvetiu te metat e te tjereve, aq me teper
kur te tjeret ndjehen rehat me te mirat dhe te keqiat e tyre.
Edhe sikur Krishti apo Muhameti te zbresin ne Shqiperi per
te qeverisur mos i lini ne pushtet me shume se dy vjet!
Shqiperia ka nevoje per nje rotacion ekzekutiv, legjislativ
dhe gjyqesor me te shpeshte se vendet e tjera te Europes.
Vetem zevendesimi i parakohshem do te detyroje banditet e
Tiranes te leshojne dhe braktisin pronesine mbi pushtetin.
Kerkoni zgjedhje te reja dhe njerez te rinj, cdo dy vjet!
Te zhduken nga qarkullimi te gjithe kryetaret aktuale
te bandave politike (partive) dhe te pushtetit!
Iken kermat nga pushteti, erdhen funderrinat… Lind pyetja, kete votojme?!!!
Nuk mendoje se jetojme plotesisht ne kohen e Berishes, nuk mendoje se shqiptaret ekonomikisht jetojne kohen e Berishes, ata sote jane me te varfer, ata sote i kane spiunat neperkembe, ata sote paguajne shume me teper taksa ndonese paguhen me pak,ata sote nuk nderrojne dote nje lavaman ne shtepine e tyre se xhandaret e diktatures e marrin me polici per ta trainuar, sote ne nuk jetojme kohen e Saliut, ne sote jetojme diktaturen , me me shume police e xhandar,me me shume burgje,me me shume te burgosur ,me me shume probleme,me me shume varferi, me ligje jo te barabarta per te gjithe,me cmime e taksa te ngitura,me shqiptar me shume te larguar nga atdheu per shkake te varferise e diskriminimit e trajtimit me dy standarte dhe megjithate ne akoma po kercenohemi,ku k/Ministri kersenon duke thene: “Nuk keni pare asgje akoma”
Si mund te thuash qe jeton ne kohen e Berishes???
Ne kohen e Berishes, po te shkruaje keshtu do haje dru ose do te hidhnin ne ere me tritol
Perderisa berisha kreu masakren fashiste te 21 janarit dhe jo vetem qe eshte i pa burgosur,por po shurron viktimat e 21 janarit 2011
atehere kjo kohe qe po jetojme quhet
Sali Fashizmi demonkratik….
pra berisha eshte neofashist..kriminel..por jo fajtor..
Fajtoret jane EDI RAMA,ILIR META.FATOS NANO GAMOR RUCI..DHUE PERFSHIR DHE DONALD LULIN ME ATE HEMUTIN E GJERMANISE
fajtor eshte dhe media shqiptare me kete andi kapon..lexuesit dhe komentuesit e Temes..
Ai qe vret kater protestues quhet FASHIST
DHE KJO KOHE QE PO KALOJME QUHET
NAZI BERISHIZEM..OSE BASH FASHIZEM.
KOHA E FASHIZMIT DEMONKRATIK….
Bushat, je njesi matese gazetareske. BRAVO djalo,
bushati je zero berisha nuk ka kohe se nuk ka bere asgje per popullin