3600 euro për të kaluar drejt vendeve Shengen, në pranga 3 vetë

6 Nëntor 2015, 09:44Kronika TEMA

2 shqiptarë dhe 1 turk janë arrestuar në Aeroportin e Rinasit për favorizim të emigracionit të paligjshëm.

Policia kufitare e Rinasit vuri në pranga Taip Bardhin, 64 vjeç, nga Tirana, Ismet Hamitllari 61 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe turkun Ismail Koparan  68 vjeç, banues në Turqi.

Sipas policisë këta 3 persona kanë bashkëpunuar për të bërë të mundur hyrjen e shtetasve turq në Shqipëri, duke favorizuar kështu kontrabandimin e qenieve njerëzore në drejtim të Malit të Zi dhe Serbisë.

“Tendenca ishte kalimi i paligjshëm i kufirit në drejtim të Hungarisë dhe depërtimi në hapësirën e Shteteve Schengen dhe të BE me qëllime perfitimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në këmbim të ndihmës 3 personat merrnin një përfitim prej 3600 euro në këmbim të kësaj ndihme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje