Fluksi i ikjeve vazhdon, prapë të dytët në Gjermani pas sirianëve në luftë

6 Nëntor 2015, 12:00Sociale TEMA

Edhe në tetor, shqiptarët nga Shqipëria ishin të dytët pas sirianëve në luftë që kërkojnë azil në Gjermani.

Ministria e Brendshme gjermane ka publikuar listën e azilkërkuesve ku shqiptarët zënë vendin e dytë ashtu sikurse në muajin paraardhës.

Pavarësisht se në media nuk është përfolur shumë, fluksi i ikjeve vazhdon të jetë i lartë.

Kështu, gjatë muajit tetor 4680 persona kanë shkuar në Gjermani, ndërsa në shtator ky numër ishte 6740 persona.

Sipas të dhënave zyrtare, hartuar nga Zyra Federale, njoftohet se për tetorin aplikimet e reja njohin shifrën në total të 31,580 personave.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, rritja ka qenë në masën e 142.6 për qind, pra numri i të ikurve është dyfishuar.

Gjatë periudhës nga janari deri në tetor të vitit 2015, në Gjermani kanë kërkuar azil 49 692 shqiptarë, ndërkohë që për të njëjtin hark kohor të një viti më parë kjo shifër ka qenë 6271.

7 komente në “Fluksi i ikjeve vazhdon, prapë të dytët në Gjermani pas sirianëve në luftë”

  1. mir says:

    po ne kemi 25 vjet ne lufte, syrianet tani 2 vjet kane. na takon vendi pare.
    europa tha …do ndihmojme vendet qe jane te varfer, u hodhe shqipria po ne pse sjemi ne liste ……po ju nuk jeni te varfer….ju jeni te vdekur.

  2. RAMA DHE BERISHA JANE NJESOJ says:

    Kryeministri justifikohet se jane
    emigrantet nga greqia qe po ikin dhe jo
    nga shqiperia qe ka nje rritje ekonomike.

    Doni perralla me shifra, hani shifrat e Rames.

  3. Bra,ho,ho says:

    Mos ja thoni kryeministrit,se po na hap ndonje ekspozit tjeter,shteformuese.

  4. valbona says:

    nje nivel jetese ka shqiperia me afganistanin sirine kosoven eritrean malin pakistan etj pse cuditeni vetem dy perqind jetojne normal

  5. kuqezi says:

    Kryemunistri duhet te doezohet para vitit 2017. Para fitoi plot, le te zhduket dhe ai si Fatos Shurra

  6. Hanxhiu says:

    Shqiptarët ikin, që të jenë afër Francës, për Euro 2015…(???!!!) E bukur, eeeeeee…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje