Mbyti me duar gruan në Gramsh për shkak të varfërisë, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm

6 Nëntor 2015, 12:03Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Agron Llapushin, 39-vjeçarin që vrau bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur më 1 prill të këtij viti në fshatin Çekin të Gramshit.

Llapushi ka vrarë bashkëshorten duke e mbytur me duar dhe litar dhe është dorëzuar pak kohë pas vrasjes, ku dhe ka pranuar krimin, raporton TCH.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti bashkëshortor mes tyre, gjatë kohës që ishin duke punuar në arë, vetëm katër ditë pasi Llapushi ishte kthyer nga emigrimi në Greqi.

Ai është shprehur se mungesa e burimeve financiare ka qënë dhe shkak i acarimit të situatës me bashkëshorten e tij, debat i cili solli dhe vdekjen e Alketës.

2 komente në “Mbyti me duar gruan në Gramsh për shkak të varfërisë, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm”

  1. greku i pabesë me garuzhde në brez says:

    Gjysma e te keqes….. Ne greqi ka dale ne mode hedhja nga kati i peste

  2. Loqemuti says:

    I “bukuri” i mamase bukur, vrau 5 vete, dhe u denua me 35 vjet, ndersa ky vetem nje me te perjeteshem. Haleja e madhe me emrin Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje