Zagani sulmon PD-në: Po keqpërdor rrëfimin tim

7 Nëntor 2015, 09:44Kronika TEMA

Pas sulmeve të deputetëve të PD ditën e djeshme ndaj mazhorancës ka reaguar edhe Dritan Zagani.

Ai thotë se PD po përdor politikisht deklaratat e tij, ndërkohë që synimi i Zaganit është luftimi i trafiqeve dhe jo rrëzimi i qeverisë.

Ishte deputeti Arben Ristani që deklaroi ditën e djeshme se “rrëfimi i Zaganit tregon se shteti ka rënë”.

Por Zagani ka dashur të sqarojë Partinë Demokratike se lufta e tij nuk është politike.

Ja reagimi i tij në FB:

Duke pare reagimet e politikes sot mbi deklarmet e bera nga ana ime desha te sqaroj pak pozicionin tim ne lidhje me to:

Se pari,,,un jam nje person qe ne jeten time as nuk kam qene i angazhuar,as nuk do jem ndonjehere pjese e politikes ne asnje lloj forme apo bashkepunimi me ta(kete e them per te gjith,majtas, djathtas apo lesh e li te qendres qofshin).

Se dyti,,,do tu lutem perfaqesuesve te politikes qe ne politik­berjen e tyre ti lene insinuatat politike ne lidhje me mua,dhe te shikojn anen ligjore persa i perket asaj qe un kam thene, do ta them e mbroj deri sa te kem fryme, qe eshte lufta kunder ketyre trafikanteve te paskrupullt, qe me veprimtarine e tyre kriminale e mbeshtetjen ne forma te ndryshme te politikes na bejn te ndihemi si plehra para mbare opinionit nderkomtar.

Se treti,,, Zoterinj un kam qene dhe ne dashte zoti te dale e drejta ime do jem perseri,vetem nje funksionar i shtetit ne profesionin tim qe eshte ai i Oficerit te Policise se Shtetit dhe asnjehere sherbetor i Partive politike. Dhe per ta mbyllur pasi dhe kaq nuk esht nje dicka e imja te merrem me keto gjera,po ju sqaroj qe zgjodha si link kete te “Opinion” jo pse flet per deklarimet qesharake te nje eksponenti te P.S. por se ne fakt keta kane ca kohe qe me akuzojn si i shitur te kundershtaret e tyre, te cilet duhet thene per hire te vertetes,qe nuk eshte faji im se keto qe un them po shfrytezohen politkisht nga P.D.,,,,por eshte ajo cka un e ndjej per detyre ta bej ndaj te drejtes time,familjes time qe tu kthej jeten e vjedhur nga keta trafikant me pushtet,si dhe ajo qe ndjej per detyre te bej per vendin dhe bashkeatdhetaret e mi.

2 komente në “Zagani sulmon PD-në: Po keqpërdor rrëfimin tim”

  1. RILINDJA E LESHIT & HAJDUTEVE &CO says:

    Opozita Eshte ajo qe demaskon maxhorancen , Shume fakte kane dale ,panvarsisht qe qeveria si rruspije qe eshte i mehon ,por padyshimin me te VOGEL keto i bejne te gjitha sa te jen ne pushtet . MAFIOZET BERISHA, META ,RAMA E KANE KAPUR SHTETIN DHE Po E RRJEPIN . FJALET E JUAJA RANE NE VESH TE SHURDHER .

  2. Ardian says:

    po dihet se ti je thjesht nje i paknaqur i PS dhe del e edhe hedh shashka

    http://bit.do/te-fshehta-te-tjera-te-Zaganit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje