Ligji për shpifjen, reagon edhe Bujar Nishani: Është shqetësues, cënon lirinë e shprehjes

12 Nëntor 2015, 10:58Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka reaguar për ligjin që parashikon dënimin me burg të gazetarëve.

Ai thotë se ligji është shqetësues.

“Befasues për mua si qytetar i këtij vendi, por edhe si President i Republikës u shfaq projektligji i qeverisë që kërkon rikthimin e burgimit për gazetarët me pretendimin e luftës ndaj shpifjes.

Personalisht një akt të tillë e shoh me preokupim dhe shqetësim. E gjykoj kufizim të lirisë së shprehjes dhe cënim të standarteve demokratike të arritura deri më tash me kontributin e të gjitha paleve politike në vend.

Sigurisht, shpifja është një gjest i ulët kudo dhe kurdo e sidomos kur përdoret mirëfilli për qëllime politike ajo shfaq gjithë shëmtinë e saj.

Jo pak herë si politikan, si ministër, si President i Republikës kam qënë dhe vazhdoj të jem objekt i tyre, por kam besuar dhe vazhdoj të besoj se burgosja e një gazetari është burgosje jo vetëm e fjalës, por e vetë lirisë, është goditje e sistemit demokratik, papajtueshmëri me të.

Me fjalen mund të abuzohet dhe çdo abuzim është i kritikueshëm, por me ndrydhjen e saj mund të abuzohet shumë më tepër.

Ndërmjet frikës për t’u shprehur dhe lirisë së shprehjes unë do të bëj çdo ditë të punës sime betejën për këtë të fundit.

Jam i bindur se shqiptarët të cilët 25 vjet më parë, në dhjetor, me protestat e studentëve vranë frikën për të fituar lirinë e fjalës nuk do t’ja dorëzojnë askujt liritë e fituara.

Nuk do ta burgosin fjalën në emër të frikës, por frikën për fjalën”, shkruan Nishani.

2 komente në “Ligji për shpifjen, reagon edhe Bujar Nishani: Është shqetësues, cënon lirinë e shprehjes”

  1. Gopologu says:

    O Buçi ty te pelqejne thashethemet prandaj nuk te pelqen ligji. Qe ti ta kuptosh duhet ta ndjesh thashethemin. Une tani qe e di qe nuk denohem per thashetheme, kam privilegjin te them se ti je paderast dhe ta ka shperthyer vazhdimisht Ylli Rakipi. Gruas tende i ka humbur llogaria se me ke ka shkuar. Femijet e tu nuk kane identitet gjinor, se bejne gjithcka… Do isha shume kurioz te dija se cfare do mendoje nqs shume nga gazetaret do vazhdonin kete linje… Nqs une them se Jari eshte Palle, cfare i bie te jete, thashethem apo konstatim??!!

  2. edi says:

    hahahaha pse kur shpif cenohet liria e shprehjes????? shprehja+shpifje…o president loqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje