Skandalet brenda Kishës Katolike në Itali s’kanë të sosur.
Së fundmi po kryhet një hetim për një peshkop i cili përvetësonte paratë e të varfërve për të bërë një jetë luksi.
Ish-peshkopi Pietro Vittorelli ka përvetësuar mbi 500 mijë euro nga dhurimet që bëheshin në kishë për njerëzit në nevojë për të organizuar takime seksi apo dhe për të konsumuar drogëra të lehta.
Vittorelli i cili ka qenë drejtues i kishës “Abbazia di Montecassino” ka vënë disa herë duart në paratë e kishës për të bërë një jetë luksi dhe udhëtime në Londër, Milano, Brazil etj.
Madje në 2010 ai është denoncuar pasi ka konsumuar disa herë extasy, një lloj droge.
Në qershor të 2013 Vittorelli ka përvetësuar 44 mijë e 500 euro, më parë kishte përvetësuar 141 mijë euro në 2008 dhe 202 mijë euro në mars të 2013.
Paratë përdoreshin për të blerë shtëpi dhe për të financuar një jetë luksi të shfrenuar.
Nga hetimet e krye nga prokurorët italianë rezultonte se ish-peshkopi shpenzonte deri në 34 mijë euro në muaj.
Vetëm në një natë të kaluar në Londër ai kishte shpenzuar 7 mijë euro për hotelin etj, ku vetëm darka kishte shkuar 700 euro./a.l
Peshkopi eshte nje njerezor, dhe mund te mekatoj. E rendesishme eshte qe te mos pergjithesohet fenomeni, dhe te identifikohet skandali me Kishen Katolike. Maskarenj dhe te pafytyre kane pasur verdalle edhe vete Profetet…
Kjo eshte fe e bukur.
Qenie e ndyre !
Kjo duhet te jete e zakoneshme, kleri katolik dhe besimtaret e tyre si tom doshi dhe ai krimineli tjeter vodhen shume nga prona e perbashket, shperdorimet e tyre jane te listuara dhe nje dite do te publikohen, dhe kjo do te jete kur Edi Rama te jete pa pushtet dhe Llalla te mos jete prokuror dhe FBI te kete instaluar Zyrat ne Tirane.
I lumte trapi kur gjen koqe qe i japin euro.
Te gjithe “udheheqesit” njelloj jane, shpirterore apo shteterore.
Po Like Floriri sa harxhon kur shkon me kurvat ne Londer?
Tamam ,keshtu ka qene dhe keshtu mbeti,feja eshte opium per popullin i cili beson me te drejte ne Zot,por prifti apo hoxha nuk jane Zoti,ata jane hajdutet e zotit.Kisha dhe Xhamija jane njelloj,asgje nuk ka ndryshuar vetem tani nuk vidhet por grabitet,te tere duan te jene te pasur.
Ai qenka prift tamam per shqiperine,Me siguri ka degjuar se si vidhet direkt e ne banke,dhe ndoshta vjen ne shqiperi dhe na bekon te gjitheve.Ai qenka prift prej te verteti,tama si nje marangoz u be prift ne Lushnje,ndoshta del civil dhe hap ne shqiperi ndonje “adoptim “per mamane e Veliajt