Me atentatet e Parisit terrorizmi ndërkombëtar i islamikëve ka arritur një tjetër nivel operativ që përngjajnë më shumë me mënyrën e veprimit të Al Kaedës së sa atë të “ujqërve të vetmuar” të ISIS.
Një sërë atentatesh komplekse në zemër të Europës, të organizuar në perfeksion, të koordinuar mirë që kërkojnë një suport ligjistik jo të vogël.
Është ekonfirmuar tashmë që ekzekutuesit e sulmeve ishin tetë, por mbështetësit duhet të kenë qenë shumë më shumë.
Tanimë gjendemi përballë një plani që kërkon muaj të tëra përgatitjesh dhe mbledhjen e një sasie të madhe informacionesh.
Bëhet fjalë për një skenar të ngjashëm me atë të Mumbait në vitin 2008 dhe me tre tipologji sulmesh:
Këto mënyra sulmesh tejkalojnë cilësinë e sulmeve të Madridit në 2004 apo në Londër 2005. Nga ana tjetër ishte e parashikueshme që terroristët herët ose vonë do të koordinonin një sulm të madh në Kontinentin e Vjetër.
Duhet vetëm të zgjidhej momenti dhe vendi i duhur.
Që për fat të keq ishte sërish Franca.
Ndoshta për shkak të skarcitetit të inteligjencës franceze që nuk po shkëlqen në parashikimin e sulmeve terroriste, megjithëse u paralajmërua me sulmin mbi “Charlie Hebdo”.
Nëse hetimet do të konfirmojnë se organizatori i sulmit ishte kreu i ISIS Al Baghdadi, atëherë ISIS ka bërë vërtet një hap cilësor, ngritje në organizimin e atentateve.
Bëhet fjalë për qeliza “të fjetura” apo mercenarë të rikthyer në vendin e tyre?
Është shpejt për ta kuptuar por ajo që dihet me siguri është që niveli i terrorizmit ka tejkaluar vetveten duke shkaktuar edhe më shumë panik në Europë./ Përgatiti Amarildo Lumani.
Giovani Giacalone, sociolog italian
u zgjun shkencetaret dhe strateget mas pilafit. vejini byzylykun elektronin kujtdo qe vjen nga ajo lagje dhe shikojini si behen qingja. pune shpi e shpi pune do e bejne rrugen.
Perendimi krijoi nga hici al kaeden e cila e mbaroi ciklin.
Krijuan isis. Eshte ne cikel deri sa te bjere asadi. Te gjithe kokat e isis jane nga vendet perendimore.
Siria bie dhe islami apo selami diskretitohet.
Pasi munden komunizmin krusaiders ne lufte kunder islamizmit
Turp i madh per vendet perendimore me gjithe ato armatime, satelite e pasuri qe lejojne nje tufe zgjebsash te kaperdisen keshtu ne oborrin e tyre.