Festimi i Pavarësisë më 1913 dhe një bisedë në jaht

28 Nëntor 2015, 17:35Dossier TEMA

VLORË

Me rastin e 28 nëntorit, një vjetorit të pavarësisë, Ismail beu dha një pritje në selinë e qeverisë buzë detit, ku përveç parisë, kishte ftuar edhe anëtarët e Komisionit të Kontrollit, konsujt dhe komandantët e anijeve luftarake të Austrisë e Italisë të ankoruara në Gjirin e Vlorës.

Qyteti ishte zbukuruar me aq sa mundej. Nëpër shtëpitë dhe dyqanet ishte ngritur flamuri shqiptar, ndërsa Katundaria, siç quhej bashkia, ishte stolisur në mënyrë të veçantë. Qeveria kishte shpërndarë me bollëk fotografinë e një shqyti që paraqiste Skënderbeun mbi kalë dhe Ismail Qemalin me frak.

Para mesditës njerëzit u mblodhën në sheshin e Muradijes, ku u mbajtën fjalime dhe prej andej ecën drejt selisë së qeverisë për të uruar kryetarin. Ra në sy një manifestim me flamurin shqiptar në krye, pas të cilit vinin klerikët e qytetit, myslimanë dhe ortodoksë, të kapur dorë për dore.

Parakaluan bashkë edhe një grup kosovarësh dhe çamësh, me thirrjet Rroftë Kosova shqiptare dhe Rroftë Çamëria shqiptare.

I rrethuar nga anëtarët e qeverisë, Ismail beu doli në ballkonin prej dërrase të ndërtesës së vjetër dhe mbajti një fjalim të gjatë para popullit. Ai falenderoi Fuqitë e Mëdha, të cilat i përmendi me emër, një për një, dhe ftoi popullin të brohoriste për secilën prej tyre.

“Lipset t’ua dimë për nder qeverive të mëdha, që, me ndihmën e tyre, mundëm të fitojmë vetqeverimin e Shqipërisë,” tha Ismail Vlora.

Poshtë ballkonit, nxënësit e shkollave me flamuj të vegjël në duar këndonin këngë patriotike, të tjerë hiqnin valle. Anijet austriake dhe italiane në Gjirin e Vlorës përshëndetën me të shtëna topi. (Sipas shënimeve të diplomatëve të huaj në Vlorë).

Biseda në jaht: “Shqiptarët, më të vjetër se Hëna”

Mars-Prill, 1910

Autori austriak Sigmund Münz, i cili po bënte një udhëtim në Mesdhe me jahtin “Rovenska”, takohet në Stamboll me deputetin e parlamentit osman, Ismail Qemal Vlora, dhe kushëririn e tij të dytë, Ferit pashë Vlora, ish-Vezir i Madh (kryeministër) i Perandorisë në vitet 1903-1908. Ishte koha kur Kosova dhe Malësia e Madhe kishin ngritur krye kundër politikave të Turqisë për taksa të reja, për ndalimin e arsimit shqip dhe imponimin e alfabetit osman.

————

Një ditë, përpara se të niseshim për në Stamboll, u takuam me Ferit pashën, Ismail Qemalin dhe me çiftin grek Griparis në bordin e jahtit “Rovenska”.

Feriti, Ismaili dhe unë zumë vend nën një tendë për të biseduar pranë tryezës. Në afërsi të jahtit tonë ishte një anije luftarake turke, ku po hipnin ushtarë që do të dërgoheshin në Selanik dhe, prej andej, për në malet e Shqipërisë.

Ismail Qemali tha: “Një shtypje e kryengritjes nga jashtë nuk ka kurfarë vlere. Plaga do të hapet përsëri. Qeveria osmane ka bërë edhe një gabim të rëndë, duke u imponuar shqiptarëve alfabetin turk.

”Për ta mbyllur, ai shtoi: “Edhe Serbia e Vjetër është në fakt shqiptare. Pretendimet e Serbisë për këtë krahinë, që shovinizmi e quan Serbi të Vjetër, janë një marrëzi…”

Kur dikush në shoqërinë tonë përmendi se shqiptarët ishin të ardhur nga Kaukazi, Ismail Qemali ia ktheu: “Ata janë racë autoktone.”

Ferit pasha ndërhyri duke buzëqeshur: “Ata janë po aq të vjetër sa Hëna dhe ndoshta më të vjetër dhe nuk lejojnë të bëhet shaka me këtë.”

Ferit pasha theksoi edhe një herë se një problem kryesor i Turqisë ishte që ajo duhet t’u jepte lirinë shqiptarëve.

Ismail Qemali shtoi: “Reforma, reforma për Shqipërinë, kjo është më e rëndësishmja. Ishin parashikuar nga Kongresi i Berlinit, por deri tani kanë mbetur vetëm një ëndërr në diell. Ato do të realizohen një ditë, mirëpo me shtypje të përgjakshme nuk arrihet asgjë, përveçse zemërim, i cili do të shpaguhet rëndë.”

(Marrë nga libri: Sigmund Münz, “Balkan Herrscher und Staatsmänner”, Wien, 1912).

Nga Ilir Ikonomi

4 komente në “Festimi i Pavarësisë më 1913 dhe një bisedë në jaht”

  1. portokalipsi says:

    te jeshe me i vjeter se hena i bie qe dhe dinosauret te kene patur gjak iliro dardan

    1. KASTRIOTI says:

      TI “PROTOKALIPSI”, QE AS GREQISHTEN NUK E DI SAKTE, SA PER DIJENI DINOSAURET KANE GJAK PARA ETIOPIAN E QE NGA ME PAS NE VAZHDIMESI GREK SI PASARDHES TE TYRE.SHENIM; GJURME DINOSAURESH GJEN NE VENDET E NXEHTA, SI ETIOPIA ETJ.PO CTI BESH GREQIA E KA PASUR NENEN GREKE KURSE BABAIN E KA PASUR GJITHMONE SHQIPTAR.DHE KESHTU SHURROS PERPJETE O GJAK PRISHUR.MBASE VARFERIA QE PO PLLAKOS JU A NDERRON MENDJEN PAS DISA VJETESH, POR TASHME JEMI NE QE NUK HARROJME.

  2. A says:

    PELLAZGU ESHTE ME PERPARA SE HENA KETE E KA ne shkruar Homeri Hesiodi Straboni PLUTARKU PLATONI PTOLEMEU PLINISTJ ETJ DHE MBAS DIELLIT QE NDRICONTE (BABA) ME VONE NGA PERPLASJA E DY PLANETEVE KEMI HENEN (NANA =HANA = ANA =ANE=NENA=)ETC ETC

    1. Ilia says:

      Tek “a” ke ngelur… Po te ishte Ferit Pasha gjalle do te thosh se edhe pas 103 vjetesh , kalamaj ngelet!!!
      Akoma me pellazget?? Keni pasur kohe te rriteni!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje