Donika Gervalla nxit një peticion online për gjendjen në Kosovë

30 Nëntor 2015, 20:35Rajoni TEMA
Donika Gervalla nxit një peticion online për gjendjen në

Donika Gervalla, vajza e heroit te Kosoves, Jusuf Gervalla, permes nje komenti te saj ne rrjetet sociale nxit qyetaret e Kosoves tu shkruajne disa prej personaliteteve te larta gjermane per situaten e krijuar ne Kosove. Ajo ka dhene dhe versionin gjermanisht te tekstit qe mund ti shkruajne.

Nuk mjafton që i gjithë vendit po e merr të tatëpjetën: ekonomia, politika dhe shoqëria. “Elitat” tona të korruptuara e kanë zaptuar vendin dhe po ia marrin frymën. Tani janë nisur të shkatërrojnë edhe zemrën e demokracisë, Kuvendin e Kosovës. Si dhuna në Kuvend, ashtu edhe arrestimi i deputetëve të zgjedhur janë pjella të mendësisë së shfrenuar të “elitës” sonë politike. 
Njeriu i fundit, i cili tentoi të asgjësonte me dhunë Kuvendin e Kosovës quhet Sllobodan Millosheviç. Ndërsa në kujtesën kolektive evropiane, i fundit ishte Adolf Hitleri dhe trupat e tij SS, të cilat okupuan me dhunë sallën plenare të parlamentit gjerman. Të gjithë e dimë se si përfunduan këta dy diktatorë dhe sistemet që i ngritën.

Nuk është çështja që opozita po ushtron dhunë, gjë që natyrisht që është për t’u dënuar.

Nuk është çështja që një qeveri e dobët si kjo e jona as që përpiqet që një konflikt, i cili ka eskaluar në dhunë, ta zgjidhë me mjete të dialogut.

Nuk është çështja që ata që janë në pushtet dhe një pjesë e madhe e opozitës nga pothuajse çdo qytetar i Kosovës shihen si kriminel dhe të korruptuar.

Nuk është çështja që kryetari i Kuvendit të Kosovës, i përçmuar brenda dhe jashtë Kosovës për shkak të duarve të përgjakura, dhunës di t’i përgjigjet vetëm me një gjuhë, atë të dhunës.

Nuk është çështja që në emër të “dialogut” shkelen interesat e Kosovës dhe territori i saj copëtohet sipas qefit.

Nuk është çështja se a po proteston opozita vetëm për të shtyrë sa më shumë gjykatën speciale dhe pasojat e saj.

Nuk është çështja që evropianët dhe të tjerët po na përbuzin gjithnjë e më tepër, sepse po sillemi sikur duam të dëshmojmë me çdo kusht që nuk duam të jemi pjesë e Evropës.

Nuk është çështja që diplomatët ndërkombëtarë përzihen vazhdimisht në çështjet tona sikur të ishim fëmijë të vegjël apo psikopatë, të cilëve u duhet treguar vazhdimisht se çfarë duhet të bëjnë e çfarë jo.

Jo, çështja jemi NE. Dhe pyetja më e rëndësishme e këtyre ditëve është: KUR?

Çështja është: edhe sa kohë do të lejojmë që ne dhe rinia jonë të trajtohemi si dele, me të cilat ujqërit bëjnë çfarë të duan dhe kur të duan.

Çështja është: edhe sa kohë do të lejojmë që të na vidhet pavarësia e fituar me guxim qytetar, gjak dhe lot?

Çështja është: vallë e hoqëm qafe Serbinë që shqiptari me shqiptarin të sillet si policia e ushtria e Millosheviçit në të kaluarën?

Pyetja më e rëndësishme është: KUR?

Kur do të ngrihen të heshturit, të ndershmit, të dëshpëruarit kundër Veselit, Thacit, Mustafës, Haradinajt, Kurtit, Limajt?

Kur do të ngrihemi ne në forma dinjitoze dhe civile kundër të gjithë atyre që po e shkatërrojnë shtetin tonë të ri duke parë vetëm interesat e tyre të ngushta?

Kur do të ngrihemi të dëshmojnë që dimë ta mbrojmë demokracinë, lirinë dhe dinjitetin edhe atëherë, kur armiqtë e lirisë dhe të demokracisë nuk na vijnë nga jashtë, por ndodhen në mesin tonë; kur këta armiq të lirisë dhe demokracisë nuk janë serbë, por shqiptarë, të cilët përmes korrupsionit, kriminalitetit dhe tani edhe dhunës duan të na e shkelin lirinë, të na e marrin pavarësinë dhe të na e shkatërrojnë demokracinë?

Mbi të gjitha qëndron për ne dhe miqtë tanë në Evropë pyetja: a mund ta mbrojmë me dinjitet ne shqiptarët në Kosovë demokracinë e fituar me shumë punë dhe jetë të humbura dhe të cilën nuk do ta kishim arritur pa mbështetjen dhe besimin e Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera evropiane?

Edhe sa duam të presim? Vallë deri sa ta kemi shpenzuar edhe pikën e fundit të kredibilitetit dhe besimit tek miqtë tanë?

Nevojiten sinjale të qarta drejtuar politikanëve tanë të papërgjegjshëm, por mbi të gjitha miqve tanë për të dalë nga kjo gjendje ku ndodhemi.

Dhjetë minuta të investuara për një email dërguar miqve të Kosovës nuk janë shumë për shpëtimin e vendit tonë.

Shkruajini Kancelares Gjermane Angela Merkel dhe jo ambasadës gjermane në Prishtinë.

Shkruajini Prof. Norbert Lammert, Kryetar i Bundestagut Gjerman.

Shkruajini Presidentit Barack Obama, jo ambasadës amerikane në Prishtinë.

Shkruajini Kryeministrit David Cameron, jo ambasadorit në Prishtinë.

Shkruajini Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Shkruajini Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Shkruajini presidentëve dhe kryeministrave të vendeve, në të cilat jetoni (dhe jo Isa Mustafës), kryetarëve të parlamenteve ( dhe jo Kadri Veselit), kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme të parlamenteve ( jo Enver Hoxhajt).

Shkruani fjalët tuaja. Teksti i mëposhtëm është vetëm një propozim. Është vendi juaj, prandaj shkruani çfarë ta shihni më të arsyeshme në shqip, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, apo cilëndo gjuhë që flitet në vendet ku jetoni.

Propozimi im në gjuhën gjermane:

Ich bin stolz, Albaner zu sein, stolz auf Unabhängigkeit, auf Freiheit und auf die Demokratie, und ich will, dass wir zu Europa gehören, weil es unser Kontinent ist, der unsere Ideale verkörpert.

Ich will, dass Sie wissen: Was in Prishtina veranstaltet wird, geschieht nicht in meinem Namen. Diese Regierung, und dieses Parlament, auch nicht die Opposition: Sie sprechen nicht in meinem Namen. Sie haben ihre eigenen Interessen, und sind bereit, das Land ihren kriminellen, korrupten oder nationalistischen Interessen zu opfern.

Bitte, helfen Sie meiner Familie, nicht zum Opfer dieser kriminellen korrupten Strukturen zu werden.

Bitte, intervenieren Sie zur Wiederherstellung der Demokratie, der Freiheit und der europäischen Ideale. Bitte, schauen Sie nicht passiv zu, wie unser Land den Radikalen in die Hände fällt.

Bitte, bevormunden Sie uns nicht, wir haben lange und mehr geopfert für die Freiheit und die Demokratie als viele Länder in Europa.

Belehren Sie uns nicht, sondern hören Sie zu: hören Sie denen zu, denen Kosova, Europa und die Demokratie wichtig sind. Bilden sie ein Bündnis gegen die Radikalisierung unseres Landes, mit denen, die Korruption, Kriminalität und Radikalismus bekämpfen wollen.

Dafür gibt es in Kosova eine unendlich große Mehrheit. Lassen Sie diese Mehrheit nicht im Stich. Solange Sie, wie bisher, Kosova den Korrupten, Kriminellen und Radikalen überlassen, werden sich die Risiken für unser Land, aber auch für Europa unkalkulierbar entwickeln.

Es bleibt im eigenen Interesse Europas, den Demokraten in Kosova jetzt, und deutlich sichtbar zu helfen . Nichts zu tun hilft nichts. Es hilft nur den radikalen Kräften. Dies schadet uns, aber es wird auch Europa schaden. Noch können Sie diese Entwicklung stoppen. Bald ist es dafür zu spät. Europa hat zu lange gewartet, zu viel und zu eng mit den Kriminellen zusammengearbeitet und sie gestärkt, und zu wenig für die Demokraten in Kosova getan. Es ist Zeit für einen Strategiewechsel. Es ist Zeit, dass Europa die Europäer in Kosova stärkt.

12 komente në “Donika Gervalla nxit një peticion online për gjendjen në Kosovë”

    1. Realisti says:

      E bija e enveristit te vogel,Jusufit.Ai dhe perkrahesit e tij ngritnin grushtin per krimet e diktatures dhe partizanve te Titos,Mugoshes,Milladinit,Xoxes,Rankoviqit etj.etj.Donika nuk te perkrahe askush,mjerisht!

      1. Bekimi says:

        Por kjo njihet si bukëshkalë ndaj Enverit.
        Ai që i bënte edhe dhuratë përditëlindje kësaj, kjo hyri në grevë urie që emri i Enver Hoxhës t’i hiqej Universitetit ku ajo arsimohej falas.
        Ndaj, mos e ndyni emrin e Isufit dëshmor me këtë ndyrësirë.

  1. Kapit Tupalla says:

    Ti që fut në të njëjtin thes Thaqin dhe Mustafën me Kurtin, ti dhe të tjerët sikur ti, pikërisht janë ata që hutojnë këtë popull të mjerë !!! Se vetëm ti na qenke e mirë. Ta kishe të atin të gjallë do të të edukoje pak më mirë se sa çifti i “bacit” !!!

  2. ina says:

    Bravo! Intelektualet flasine shkruajne!

  3. gregori says:

    Te lumte Donika, bija e deshmorit te pare te demokracise per Kosoven e lire dhe demokratike nga pushteti serb dhe tani nga pushtetaret e korruptuar shqiptare, qe perdhosin perdite e me teper sakrificat dhe gjakun e derdhur ne lufte per pav arsine e Kosoves nga Serbia dhe qe po e futin vendin ne nje lufte midis shqiptaresh, qytetare te thjeshte.

  4. Luna says:

    NQS DO TI PESHONIM GABIMET E OPOZITES QE PROTESTON KUNDER VENDIMEVE FATALE TE QEVERISE ,PADYSHIM DO TE MERRJA NE MBROJTJE OPOZITEN . NE KETE RAST Z. GERVALLA ,PER ATE NDARJE ARMIQESORE ,KOSOVA DUHET TE NGRIHET NE KEMBE DHE TI TREGOJE VENDIN QEVERISE SE PAZAREVE TE NDYRA DHE JO TI SHKRUAJN LETRA UDHEHEQESVE TE EUROPES . POPULLIT KOSOVAR NUK I DEGJOHET FJALA NE SHTEPI TE SAJ ,DUHET TI DEGJOHET JASHTE .
    MENDOJ QE PER VENDIMET EQE PO MERR QEVERIA PROTESTA E OPOZITES EDHTE SHUME E VOGEL , ATY NE ATE VEND ME U KALL ESHTE PAK .
    RESPEKT PER OPOZITEN QE VAZHDON LUFTIMET E SAJ .

  5. Shefqet Cela says:

    Natyriasht meriton nje BRAVO por ka edhe dy PSE te tjera:
    Nder shkaktaret e kesaj gjendjeje skandaloze PSE nuk permend dhe emrin e atij qe organizon vandalizma ne parlament, por gjithe te tjeret? A nuk ishte Mustafa kandidat i koakicionit te meparshem ku bente pjese kho parti?
    PSE nuk perfillet faktori i brendshem,apo populli eshte bageti qe voton qorrazi!
    KEQARDHJE

  6. fllad says:

    Na cave .. moj Donike.. ke bere nje hartim per nxenes te fillores.
    Po pse moj kukumjcke i fut te gjithe ne nje thes apo keshtu e kane me kollaj ata miqte e tu.
    Pe cfare korrupsioni paska bere Kurti?
    Po pse moj lulushe nuk shkruajte me pare po tani qe era e m.. te qeverise ka marre dhene dhe nuk ka nga ja mban? Kush kaqol e ve variantin gjerman te asaj letere idiote?
    Apo do te zbuten gjerat dhe ta kalohen ashtu si jane kaluar me dhjetra pislleqe te bera nga trimat e qeverive te kosoves.

  7. Burgaxhiu says:

    Harrove Donika se ti bashkë me familjen tënde ushtruat dhunë të pa parë në Shqipëri në vitin 1990? Vetëm ti nuk duhesh të flasesh! Populli dhe klasa politike në Shqipëri e Kosovë i kanë mbyllur dyert me kohë për ty dhe familjen tënde!

  8. lulja says:

    Hoi Donika, hast Du eine Meinung ?
    Wie ? Wo ? Was ??

  9. Luan Baci says:

    Te mbeshtetesh sot Albin Kurtin, eshte te mbeshtetesh dhe te duash ardhmerine jo vetem te Kosoves, por edhe te mbare Kombit Shqiptar. Albini eshte zeri me I fuqishem dhe me inteligjenti ne mbrojtje te interesave shqiptare ne Ballkan. Analizat e tija jane reale dhe me kembe ne toke. Inferioriteti I polikaneve shqiptare qe kritikohet dhe luftohet nga Albini, eshte ne nje shkalle tepre te larte, sa qe eshte shndruar ne qellim vetem per mbajtjen e karrikes pushtetore dhe aspak ne sherbim te interesave te sotme jetike dhe ato te perspectives se popullit shqiptar. Perkrahja ndaj Albinit, eshte mbeshtetje dhe lufte per te drejtat dhe perparimin e Kombit dhe krijimin e Shqiperise Etnike, qe eshte I vetmi shpetim dhe garantues I nje ekuilibri te qendrueshem dhe te vertete ne Ballkan. Klasa politike shqiptare, mund dhe duhet te kete partneritet te plote dhe me interes te ndersjellte me SHBA-ne vetem duke mos qene ne pozitat e inferioritetit. Inferioritet te kthen ne skllav edhe ne raport me miqte e tu dhe ca me teper me armiqte e tu. Kur je inferior, edhe miqte te nenvleftesojne, bile edhe te percmojne. Eshte koha qe shqiptaret te perfitojne nga bashkpunimi me USA, me te cilet na lidhin interesa te perbashketa te perspectives dhe te ekzistences se te dy paleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje