Arrestohen 6 persona në Tiranë, vodhën një bankë duke tërhequr para me karta të klonuara

1 Dhjetor 2015, 20:31Politika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi për 6 persona, të dyshuar se kanë konsumuar veprën penale “mashtrimi kompjuterik”, pasi, nëpërmjet kartave të klonuara, kanë tërhequr shuma të konsiderueshme parash nga bankomantët e një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë për Klodjan Koshelin, Sajmir Krasnajn, Denilson Dushën, Besmir Kollçakun, Andi Hylviun dhe Marius Shehin, janë zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Këta shtetas, me banim në Lushnje dhe Kavajë, pasi kanë falsifikuar karta debiti kanë tërhequr shuma të ndryshme në bankomate në Lushnje, Kavajë dhe Durrës dhe i kanë shpenzuar ato për blerje karburanti për automjetet e tyre ose për sende të tjera.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në bazë të informacionit të mbërritur nga selia qendrore e bankës së nivelit të dytë në Tiranë, e cila kishte konstatuar ndërhyrje të paligjshme në sistemin e saj nëpërmjet një karte amerikane. Nga verifikimet e saj, banka ka krijuar dyshime se karta amerikane ishte e klonuar dhe nëpërmjet saj po tërhiqeshin shuma të konsiderueshme.

Nga hetimi rezultoi se personat, për të cilët është nxjerrë urdhër ndalimi, kanë tentuar të kryejnë tërheqje edhe nga disa karta të tjera, por këto tentativa kanë rezultuar të pasuksesshme. E vetmja kartë që u ka funksionuar ka qenë ajo me të dhëna amerikane (të falsifikuara), të cilën, krahas bankomatëve, e kanë përdorur edhe në disa pika karburanti në zonën e Lushnjes dhe Kavajës.

Pikërisht, nga të dhënat e përftuara në këto pika karburanti, është arritur të zbulohen personat e dyshuar. Këta shtetas, gjatë periudhën qershor-korrik 2015, kanë furnizuar me karburant mjetet në pronësi ose në disponim të tyre në disa pika karburanti në vlerë disa milionë lekë, nëpërmjet pagesës me kartë. Po ashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se ky grup personash ka tërhequr shuma të konsiderueshme edhe nga bankomatët.

Në vijim të hetimit, nga ana e Prokurorisë së Tiranës po punohet për të saktësuar shumën e plotë të marrë prej tyre nëpërmjet klonimit të kartave të debitit.

3 komente në “Arrestohen 6 persona në Tiranë, vodhën një bankë duke tërhequr para me karta të klonuara”

  1. tfgs1 says:

    qe te 6 sunite………..

    1. Aleksander says:

      Tani trimat le te paguajne sa ti kete qejfi bankes !- Greke e sigurt qe s’jane ,ata vjedhin shtetin jo privatin!

      1. krokodili says:

        kreke ska shanse te jete se greket nuk japin me shume se 20eur
        ;-))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje