Veliaj: Nuk ka rritje çmimesh për festat. Viti i ri, te "Nënë Tereza"

1 Dhjetor 2015, 11:10Sociale TEMA

Ndryshe nga vitet e tjera, festimet e natës së vitit të ri nuk do të përqëndrohen tek sheshi “Skënderbej”, por tek “Nënë Tereza”. Kreu i bashkisë Erjon Veliaj, bëri të ditur edhe programin e festimeve të bashkisë.

Për herë të parë tha Veliaj do të ketë zbukurime në të gjithë qytetin, dhe jo vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Adoptimi i një rruge dhe për herë të parë përtej bulevardit të kemi zbukurime në të gjithë qytetin. I kam kërkuar dhe administratorëve që të bëjnë diçka për lagjet e tyre, për ish komunat, ndërkohë që epiqendra e festimeve do të jetë në sheshin “Nënë Tereza”. Deri në 6 dhjetor ai do të transfrmohet në një fshat krishtlindjesh. Këtë muaj bashkia do i dedikohet totalisht fëmijëve, do të kemi produkte vendase për të promovuar, tregje provizore. Vitin e ri do e presim në sheshin “Nënë Tereza”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë premtoi se nuk do të ketë rritje abuzive çmimesh për festat e fundivitit, ndërsa do të ndalohet shitja e gjësë së gjallë vend e pa vend. Tregu i gjësë së gjallë bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës do të jetë në Vishnjë, në Baldushk, psai është zonë që njihet për rritjen e gjelave të detit.

Do të jetë një treg në Kombinat ku të shesim produktet bio, të gjithë ata që vijnë nga zona e Pezës, Ndroqit dhe Vaqarrit, dhe një treg pranë zonës së Kinostudios. Kemi menduar për gjithçka. Për zbukurimin e qytetit dhe për mënyrën se si periudha e festave do të monitorohet për çështjen e cilësisë dhe çmimit”, tha Veliaj.

3 komente në “Veliaj: Nuk ka rritje çmimesh për festat. Viti i ri, te “Nënë Tereza””

  1. Zekthi says:

    A di gjo z.Kryebashkiak me sa osht fiksu cmimi i damotjeve ?

  2. Profesori says:

    Te falenderojme me nder teje o shoku Kryetar. Nuk e di se si t’a shperblejme kete nder qe po na ben, qofte edhe per nje dite. Pas ketij momenti te madh prekes, une ne emer re asaj gruas nga Berati ju shprehem : Beni c’te doni me ne 364 ditet e tjera te vitit. Ne dac t’ju ngrihet e ne dac t’ju ulet cmimi, me nder jush, ne populli ketu poshte as na behet vone. Edhe mut do te hame vec udheheqjen t’a kemi grusht bashkuar si tek ” Ali baba me 40 hajdutet “. Te na e rruani lart e poshte e ju pacim sa kodra e Selites. Ju falim sekonda nga jeta jone dhe e gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen te papune ne bote, sidomos nga refugjatet.

  3. perkthyesi says:

    Kete premtim e degjojme cdo vit, por kemi dale te zhgenjyer! Prandaj, nuk kemi asnje arsye te besojme dhe kete here! Megjithate…..ndoshta jam i gabuar. Te shohim…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje