Arratisje e sipërmarrjeve nga Greqia

2 Dhjetor 2015, 10:30Rajoni TEMA

Shifrat që përmendi kohët e fundit në gazetën “Ta Nea” Savas Robolis, drejtor i “Institutit për punë” në Athinë, institut i afërt me sindikatat, tingëllojnë alarmuese. Nga gati njëmbëdhjetë milionë grekë janë në në punë vetëm 3,6 milionë. Rreth 3,9 milionë janë të papunë apo në pension. Greqia po bëhet vendi i të papunëve dhe i pensionistëve. Kjo ndoshta lidhet edhe me faktin se gjithnjë e më shumë sipërmarrës po heqin dorë nga biznesi apo po largohen nga vendi, duke shkaktuar mbylljen e dhjetëra-mijëra vendeve pune.

Shoqata greke e tregitës me pakicë ESEE tërheq vëmendjen për një arratisje të vërtetë të kompanive. Që prej verës më shumë se 60.000 sipëmarrje greke kanë kërkuar një numër identifikimi fiskal në Bullgari dhe i kanë zhvedosur veprimtaritë e tyre ekonomike pjesërisht ose plotësisht atje, thotë kryetari i ESEE-së Vasilis Korkidis për gazetën Kathimerini. Rreth 10.000 pronarë kompanish të tjera po zhvendosen për në Qipro, thotë Korkidis.

Mbyllja e përkohëshme e bankave dhe futja e regjimit të kontrollit të kapitalit e kanë ashpërsuar problemin, njofton rrjeti Endeavour Greece. Meqë Greqia është mjaft e varur prej eksporteve shumë sipërmarrje e kanë ndjerë veten në rrezik pas futjes së kontrolleve të kapitalit, thotë Anna Zilakou zëdhënëse e Endeavour Greece në bisedë me DW. Ajo sjell si shembull firmat që prodhojnë pije freskuese. Vërtet që lënda e parë për pijet prodhohet në Greqi, por ato duhet të importojnë paketimet dhe duhet t’i pagujanë ato nga Athina dhe kjo është e pamundur prej kufizimit të qarkullimit të kapitalit.

Arratisje prej burokracisë dhe politikës fiskale

Firmat greke përpiqen të largohen edhe për shkak të burokracisë dhe të politikës fiskale. Problemi është se ligjet për taksat ndryshohen vazhdimisht dhe kjo ua vështirëson sipërmarrjeve planifikimin financiar afatgjatë, thotë Zilakou.

Avokatja Olga Dimopoulou thotë për DW-në se pas futjes së regjimit të kontrollit të kapitalit në Gjermani apo Itali kanë mbetur në rrugë mjaft kamionë, sepse sipërmarrjet nuk kishin mundësi të bënin transferta bankare. Por sipërmarrjet që nuk duan apo nuk janë në gjendje ta zhvedosin selinë e firmave nga Greqia, kanë mundësi të hapin një llogari bankare jashtë Greqisë. p.sh. në Gjermani, sqaron Olga Dimopoulou.

Shifra alarmuese në anketime

Edhe pse politikanët që qeverisin në Athinë deklarojnë ndryshe, regjimi i kontrollit të kapitalit në Greqi do të vazhdojë të jetë në fuqi deri nga mesi i vitit 2016. Pakënaqësia për këtë reflektohet edhe në anketimet e fundit të botuara në gazetën To Vima, e para pas zgjedhjeve parlamentare në shtator. Sipas saj partia në pushtet Syriza do të merrte sot vetëm 18.4 për qind të votave, ndërsa opozita konservatore me 14.9 për qind. Të dyja këto janë shifra alarmuese dhe tepër të ulta. Në këtë mënyrë dy partitë e mëdha kanë humbur tashmë gjysmën e votuesve të tyre brenda vetëm dy muaj pas votimeve.

14 komente në “Arratisje e sipërmarrjeve nga Greqia”

  1. Dean says:

    Shikoni Shqiperine dhe lereni greqine te zgjidh hallet e veta. Ne s’kemi pune e buke me honger,ju na jepni lajme se sa keq po bohet greqia.

    1. arbereshi says:

      O DEAN po nuk te ben pershtypje qe nje vend qe eshte mbajtur me pare nga anglia dhe amerika qe ne 1945 deri sot dhe nga 1981 nga europa deri sot dhe nuk u bo e nuk u bo shtet. Ne te pakten me paret tona per 50 vjet ndertuam fabrika uzina kombinate elektrifikuam venin ngritem sistemin arsimor dhe mjeksor dhe vjen Saliu dhe na i shkatron mrena dites se nuk i permiresonte dot por duhet ti shdukte.Me gjithate ne nen kontrollin e te huajve po bojme ate qe po bojme.Te njejten gje qe po bojme ne po bojne edhe greket sot, po mundohen te vendosin rrjeshtin e pere te gureve ne themele duke qene brenda sistemit. Kurse ne ndruam sistem.Eshte gjeja me e thjeshte per te analizuar more DEAN me emer anglez

      1. arbereshi says:

        Dhe mos haro se nji nga partneret qe na jep men se si duhet te ecim drejt europes eshte GREQIA dhe me nje rol kryesor.Qe te vjen tu a shke….j kurvat katunarise qe na katandisen keshtu dhe pak e kane, dalin dhe japin ene men neveria

      2. nacionalisti says:

        ke shume te drejte arberesh,

        te ftoj te lexosh nje shkrim shume te sakte per ate qe the

        http://www.monitor.al/shqiperia-krahasimet-e-frikshme-me-greqine/

      3. Dean says:

        Emri nuk eshte Anglez,por 1 histori shqiptare dhe e imja personale.Duke qen se nuk te njof nuk po zgjatem me shume me shpjegime.Ndersa idea e komentit tim eshte se duhet te shohim hallet tona dhe vari lesht greqise.Kemi aq shume Halle dhe Pune me bo sa nuk ja vle me humb kohen me greket.Kaq e thjesht.

        1. arbereshi says:

          Komenti i emrit ishte thjesht shaka, te kerkoj ndjese ne qofte se nuk te le shije te mire.Nuk mund te shofim hallet tona sepse jemi shume te varur dhe te lidhur mbas ecurise se qelbesirave qe jane ne europe kane ndikim ne ecurine tone, Europa na shef me keq se ata me argumentin qe ja Greqia nje shtet anetar i bashkimit europjan dhe shiko se cfar probleme na nxjer po keta? te perfaqesuar nga SALI KATUNARI I P….t nones vete.Nuk kisha asgje personale me ty por ne pergjithesi me fenomenin provincjal qe egziston.Te kerkoj ndjese ne qoftese ndjehesh sado pak i cenuar.

          1. Dean says:

            Mos e vrit trunin.S’ka problem.

  2. millosh kopiliqi says:

    Greqia se pari duhete te “qlirohete” nga perrallate popullore (mitet e fantazuara), ti kthehete realitetite duke zyrtarizuare gjuhene shqipe dhe identitetine arvanite, keshtu populli nuke do te jetoje me mendje te gurite (antike).Me kete mentalitet ky populle patjter do te zhdukete. Populli i “shkences” qe nuke dine te prodhoje as gozhda.

  3. taksirat kusuri says:

    Greqia do shkoje drejt radikalizimit te djathte ,kjo i dedikohet edhe vijes ultraraksionare te kishes greke.Aktualisht greqin e shoh jashte europes e brenda sferes ruse.Ne planin afatshkurter per shqiperine keto zhvillime ndikojne negativisht

  4. Tomi says:

    Ajo dihet qe Greqia morri fund njihere e mire………!
    Asgje te re shoku gazetar.

  5. the Punisher says:

    Gjynah Gerrket.

  6. Janullatos arxidoglyftoi says:

    na e katandiset patridhen ne bordhelo more jeziter !
    Keshtu eshte kur kujtoni se te gjitha gjerat behen me bythe….

  7. arbereshi says:

    Buzuku ku punonte motra e PUCOFAGOS ishte mbyllur

  8. Lelegu says:

    I kane tredhur fare greket…R.I.P. Gayreece….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje