Sekretari i Shtetit, John Kerry do të vizitoj nesër Kosovën.
Sipas një axhende të siguruar, deri tani është parshikuar të ketë takim vetëm me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi.
Në këtë axhendë nuk është parashikuar vendi se ku do të takohen, por mediat kosovare raportojnë se Kerry do të shkojë vetëm deri në Aeroportin e Prishtinës.
“Në Kosovë ai do të diskutojë me zyrtarët e shtetit për çështje bilaterale dhe rajonale”, ka thënë zyrtari i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.