Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli ndodhet në Kosovë në një vizitë zyrtare. Ajo u prit me një takim të veçantë nga ministri i FSK, z. Haki Demolli me një ceremoni ushtarake.
Më pas, dy ministrat dhanë një konferencë për shtyp. Ministrja Kodheli shprehu kënaqësinë e veçantë për zhvillimin e takimit të sotëm në Prishtinë me ministrin Demolli. Duke u ndalur në zhvillimet e fundit në Prishtinë zonja Kodheli tha:
“Jam mësuar të pres apo pritem nga homologë të vendeve aleate apo partnere, por vizita zyrtare në Prishtinë mbetet një kënaqësi e veçantë. E vetmja keqardhje është situata politike në të cilën e gjeta Kosovën. Dialogu dhe zgjidhjet politike nëpërmjet dialogut në institucione; kjo është zgjidhja! Qëndrim që e theksova në takimin që pata me ministrin e Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës – FSK, Haki Demolli. Kosova duhet të mësojë nga gabimet e Shqipërisë dhe të mos i përsërisë ato. Pavarësisht bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë, ne nuk jemi imunë ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Dy shtetet tona duhet dhe do të angazhohen me të gjitha forcat institucionale, përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë”.
Kodheli nje femer shume klasi nuk di cdo ne ate vend allahu akbaresh.
Elona ne Kosove ka shume njerz ma te ndergjegjshem se tek ju .
Ne Kosove ska Jevgje!!! Atje kavetem Baca edhe Akile te Antikes!!!!