Sekretari amerikan i Shtetit, gjatë qëndrimit të shkurtër në Kosovë, ka qenë shumë i qartë për zhvillimet politike në Kosovë dhe për tensionet pozitë-opozitë për shkak të marrëveshjeve Kosovë-Serbi dhe demarkacionit me Malin e Zi. Ai, në prononcimin para medieve tha: ShBA’ja nuk do ta mbështeste asnjë marrëveshje që do ta dëmtonte pavarësinë e Kosovës; Kuvendi është institucioni ku palët duhet të debatojnë; gazi lotsjellës nuk duhet përdoret në Kuvend; kërcënimet dhe dhuna nuk janë mjete të pranueshme.
Kryediplomati amerikan në asnjë moment nuk i ka kritikuar veprimet e policisë, e cila ka arrestuar deputetë dhe aktivistë të opozitës. Po ashtu, Sekretari Kerry ka lavdëruar qeveritarët për marrëveshjet me këto fjalë: “Aftësia për të bërë marrëveshje me Serbinë quhet lidership”. Kerry po ashtu, nga Kosova kërkoi themelimin e Gjykatës Speciale për t’i trajtuar pohimet për krime lufte. Ndërkaq, ka qenë i ashpër kur është në pyetje korrupsioni që ka kapluar vendin: “Kërkoj nga të gjithë liderët që ta luftojnë korrupsionin dhe të gjitha rastet korruptive të hetohen dhe të dënohen”.
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry në vizitën e tij 2 orëshe në Kosovë, takoi vetëm Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe dy zëvendësit e tij, Hashim Thaçin dhe Branimir Stojanovicin.
Në konferencën pas takimit, Kerry i ka rrëzuar kauzat në të cilat është thirrur opozita kur ka kryer veprimet e saj në Kuvendin e Kosovës – hedhjen e gazit lotsjellës dhe moslejimin e mbajtjes së seancave.
Kerry ka thënë se ShBA’ja e kupton se ka qenë i vështirë procesi i dialogut Kosovë-Serbi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve si rezultat i dialogut. Por, në anën tjetër, Kerry ka thënë se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve quhet lidership.
Ai ka thënë se ShBA’ja kurrë nuk do të mbështeste marrëveshje të cilat do ta cenonin sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Ne i mbështesim përpjekjet në dialogun me Serbinë, dhe mos harroni se ne nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje që cenon sovranitetin e Kosovës”, ka deklaruar Kerry.
Ai, po ashtu ka thënë se edhe Presidenti Obama e përshëndet nënshkrimin e marrëveshjeve.
Kerry ndërkaq ka shtuar se Kuvendi nuk është vend për gaz lotsjellës dhe frikësim, si dhe ka shtuar se të gjitha partitë duhet të dialogojnë për zgjidhjen e problemeve.
Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit nuk i ka kritikuar asnjëherë veprimet e policisë gjatë arrestimit të deputetëve dhe aktivistëve të opozitës.
Përveç kësaj, gjatë vizitës në Kosovë, Kerry ka folur edhe për MSA’në të cilën e ka cilësuar si arritje shumë të rëndësishme për Kosovën.
Kerry ka vlerësuar lart punën e Kosovës kundër terrorizmit. Ai ka thënë se Kosova ka bërë arrestime të profilit të lartë dhe se e ka legjislacionin e duhur për këtë.
Sipas Kerryt, Kosova duhet ta formojë Gjykatën Speciale, për t’i sqaruar dyshimet për krime të luftës.
Në anën tjetër, Kerry ka qenë i ashpër kur ka folur për korrupsionin. Ai u ka kërkuar të gjithë liderëve ta luftojnë korrupsionin dhe ka thënë se të gjitha rastet korruptive duhet të hetohen dhe të dënohen.
Ndërkaq,Kryeministri Mustafa i cili ka dalë bashkë me Kerryn në konferencë për media, ka thënë se përkundër veprimeve të dhunshme të opozitës për kundërshtimin e marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin, Qeveria është e vendosur për vazhdimin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe fqinjët e tjerë.
Kjo ka qenë vizita e parë e John Kerry’t, në Ballkan, si Sekretar i Shtetit, ndërsa ka thënë se shumë shpejt do të vijë në Kosovë për një vizitë më të gjatë./ Express
Amerika, aleati me i rendesishem i shqiptareve, duket se eshte teper e zene me probleme te shumta te sajat dhe neper bote, po ashtu dhe Sekretari Kerri, prandaj shqiptaret, qe kane me shume kohe se edhe aleatet e tyre, per tu marre me fatin e vet, duhet ne asnje menyre te mos e kalojne dhe te mos e pranojne Nënshkrimin e Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi,
Zoti Kerri! Ju nuk duhet te veproni si Europa, qe per te terhequr Serbine jashte sferes se influences Ruse, te sakrifikoni shqiptaret. Kjo nuk eshte pozita e aleatit dhe e mikut te shqiptareve. Ne shqiptaret do t’i themi JO Nënshkrimit te Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, EDHE PAS KESHILLES TUAJ “MIQESORE DHE DIPLOMATIKE”.
Zoti Kerri! Edhe sikur e gjithe Shqiperia ti jepet Serbise, ajo perseri do te qendroje pro Ruse, cdo mendim ndryshe eshte vetem mungese e njohjes se realitetit, ashtu sic eshte mungese e njohjes se historise se ekzistences se kombit shqiptar, fakti qe shqiptaret nuk do te heshtin dhe nuk do te pushojne kurre luften per mbrojtjen e te drejtave te tyre kombetare, duhet t’ju beje ju qe te rrini me gjate me ne dhe te gjykoni me sakte, jo me nje vizite dhe konkluzion “blic”. Mos e humbisni miqesine e shqiptareve zoti Kerri, ajo eshte jetike jo vetem per shqiptaret, por edhe per shtetin dhe popullin tuaj gjithashtu.
Ja se si thote Kerri:
“Nënshkrimi i Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, bashkë me MSA-në, ka mbështetjen tonë dhe të Obamas, dhe ne nuk e vendosim në rrezik kurrë Kosovën”, tha Kerry.
Faleminderit por jo faleminderit zoti Kerri. Thanks, but not thanks Mr, Kerry.
Bravo !Te njejtin mendim ndaj me Luan Bacin . Kosova nuk eshte koke Turku per Serbine . Si gjithmon Serbia eshte ndihmuar nga Europa dhe Amerika . Ne kete pike Kosova nuk merr mbeshtetje as dhe nga Europianet .do ta bejne Mustafen Hero dhe Kurtin qen biri qeni .
Populli Kosovar tashme e din qe nuk mbrohet nga nderkombetaret ,prandaj duhet te mbrohet vete dhe mos lejoj qe ata te nderhyjne ne sovranitetin e tyre .
Serbet jane me Ruset dhe Greket shume shpejt do te behen me Ruset .
Nga Sadri Ramabaja:
“….Kisha idenë që me tu liruar Ukshin Hoti, bashkarisht t’ ia mbushim mendjen që ta kalojmë në Evropë, konkretisht në Belgjikë, duke shfrytëzuar ca lidhje që kishim krijuar e që na premtonin se mund ta angazhonin në një Institut për Studime Politike. Në fakt, krejt ideja ime kishte të bënte me strategjinë për ta ruajtur Ukshin Hotin nga ndonjë e keqe më e madhe e pritshme. Bislimi më mirëkuptoi dhe qe angazhuar shumë seriozisht që t’ ia mbushte mendjen profesor Hotit. Por profesor Hoti nuk do të ishte ai që ishte, nëse do t’ mirrte në konsideratë këshillat tona. Ndërkaq përse unë kisha ardhë tek konkluzioni për mua tepër logjik, se Ukshinin duhej tërhequr nga Prishtina, ishte mendimi që më ishte ngulitur në kokë, por që nuk e bëja dot publik: Kosova, populli i Kosovës, i asaj gjenerate… nuk e meritonte Ukshin Hotin.
Ky konkluzion më erdhi në mendje pikërisht dje, derisa shihja Albin Kurtin, të lidhur me pranga, megjithëse rrinte kokëlartë, lis i drejtë, por me shikimin larg që, sado që reflektonte krenari të ligjshme, nuk kishte se si të mos ishte thellësisht i lënduar. Gjithandej, nga i zinte syri, shihte eskortën e hekurt të policisë elitë, të paparë nd një herë në Prishtinë, ato kordone “mercenarësh” të treshes kriminale Mustafa-Thaçi-Veseli dhe ne, disa qindra bashkëveprimtarë të tij të shpërndarë gjithandej, që ishim bllokuar në çdo udhëkryq që shpiente tek zyrta e VV!
A e meriton Kosova, ky brez, Albin Kurtin?
Në orët e mbrëmjes dhe thellë deri afër mesnate, pasi isha kthyer i dërmuar fizikisht e shpirtërisht në shtëpi, po ndiqja lajmet e agjencive të ndryshme dhe herë pas herë kaloja tek TV tona. Dikur vonë, kisha përfunduar shkrimin që e titullova Vox Populli në mbrojtje të Republikësdhe e postova në logarinë time në fb. Pas pak shkrimin e publikoi Epoka e re në Prishtinë dhe portali Pamfleti në Tiranë. U ndjeva mirënjohës ndaj kryeredaktorëve dhe disi i lehtësuar. Kisha bërë atë që kisha mundësi reale ta bëja si person, si intelektual – veprimtar.
Por, nuk ndjehesha i shkarkuar nga ai vrull mendimesh valë-valë, që po më zienin kokën. Pyetja retorike që më vinte në mendje, pasi kisha dëgjuar intervistën e Dr. Koço Danës, por edhe ca gafe banale të një ish bashkëveprimtarit tim sa isha pjesë e LPK-së, nuk më linin rehat, ma kishin tretur gjumin. Vrullshëm pyetja që po i parashtroja vetes ishte po ajo që i kisha parashtruar vite më parë për Ukshin Hotin.
A e meriton Kosova, ky brez, Albin Kurtin?”
Zotëri Kerry tha kjart qfar duhet të bëj opozita dhe ai që së dëgjojë atë që të beri shtet është TRADHTAR me apo pa vetëdije.
Nisma =të korruptuar e hajna
AAK = haraç e kriminalitet
VV = fëmijë të familjeve të privilegjuara nga pushteti serb ku një numër i tyre kanë njërin prindër serb dhe adhurojnë extremistet islam.
Edhe këta ne pushtet nuk janë qfar i ka hije një politikë por se paku shumë më të mirë se opozita.
Amerika, aleati me i rendesishem i shqiptareve, duket se eshte teper e zene me probleme te shumta te sajat dhe neper bote, po ashtu dhe Sekretari Kerri, prandaj shqiptaret, qe kane me shume kohe se edhe aleatet e tyre, per tu marre me fatin e vet, duhet ne asnje menyre te mos e kalojne dhe te mos e pranojne Nënshkrimin e Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi,
Zoti Kerri! Ju nuk duhet te veproni si Europa, qe per te terhequr Serbine jashte sferes se influences Ruse, te sakrifikoni shqiptaret. Kjo nuk eshte pozita e aleatit dhe e mikut te shqiptareve. Ne shqiptaret do t’i themi JO Nënshkrimit te Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, EDHE PAS KESHILLES TUAJ “MIQESORE DHE DIPLOMATIKE”.
Zoti Kerri! Edhe sikur e gjithe Shqiperia ti jepet Serbise, ajo perseri do te qendroje pro Ruse, cdo mendim ndryshe eshte vetem mungese e njohjes se realitetit, ashtu sic eshte mungese e njohjes se historise se ekzistences se kombit shqiptar, fakti qe shqiptaret nuk do te heshtin dhe nuk do te pushojne kurre luften per mbrojtjen e te drejtave te tyre kombetare, duhet t’ju beje ju qe te rrini me gjate me ne dhe te gjykoni me sakte, jo me nje vizite dhe konkluzion “blic”. Mos e humbisni miqesine e shqiptareve zoti Kerri, ajo eshte jetike jo vetem per shqiptaret, por edhe per shtetin dhe popullin tuaj gjithashtu.
Ja se si thote Kerri:
“Nënshkrimi i Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, bashkë me MSA-në, ka mbështetjen tonë dhe të Obamas, dhe ne nuk e vendosim në rrezik kurrë Kosovën”, tha Kerry.
Faleminderit por jo faleminderit zoti Kerri. Thanks, but not thanks Mr, Kerry.
Serbet shqipfoles ripertypin ate qe u pelqen.Kerry tha edhe qe nuk mbeshtesim marreveshje qe cenojne territorin e Kosoves. E pra mareveshja cenon territorin e Kosoves
Pastaj lum miku Karry ka halle me te medha per te zgjidhur ashtu si kishin paraardhesit e tij dhe me vone koleget e tyre qe kandidojne per presidente u shpetojne edhe te verteta si kjo ” po te ishim treguar me te matur( amerikanet) nuk do ishin vrare 1 miljon irakiane. Nuk jane pula jane jete njerezish” dhe ne nje kohe qe ata merren me ceshtje me te rendesishme, se ku vertet pikon çatia e di me mire i zoti i shtepise.
Dhe i zoti i shtepise eshte populli dhe nese qeverite mendojne se po bejne gjene e duhur dhe ne te mire te ppullit le te behet referendum.
Kjo zbut gjakrat dhe nuk lejon horrin dhe tradhetarin te shesi kombin.
ps Nuk meriton pergjigje nje qe nuk di te shkruaje shqip se edhe shqip nuk mendon dot, po po i japim nje dore te mjerit
Shume dakort per te gjitha, biles edhe per ato qe do thote zoti Kerri me vone, kurdoqofte.. po tjeter mor aman ca beri, a shkoi ne banje gjate qendrimit aty, ate qe beri a e peshuat dhe me pas kush do ta haj ose pi Mu(t)stafi apo Thaqi? Na ndriconi se e kemi merak. Popull zvarranik do mbetemi ne.
Jam kurioz. Po bythqiri Putin a do ta mbeshteste nje marreveshje qe demtonte pavaresine e Kosoves?
Kur aleati me i fuqishem dhe kryesor i Serbise Putin, i jep te drejte pushtetit policor, antikombetar te qeverise Mustafa-Thaci. Shihet qarte se si eshte instaluar nen rrogoz diktatura proserbe ne Kosove, dhe sa ajo nuk eshte ne sherbim te interesave te popullit te Kosoves. Putin levdon sjelljen e Qeverise se Kosoves me opoziten, dhunen e kesaj qeverije, pra i pelqen diktatura e Prishtines mbi opoziten.
Kjo eshte nje tjeter prove qe opozita kosovare eshte ne rruge te drejte.
“Pavarësisht marrëdhënieve me Kosovën, më duhet të them se sjellja e Qeverisë atje është për çdo lëvdatë dhe mund të them se është në përputhje me mënyrën se si ne e trajtojmë Opozitën në Rusi. Një pushtet, për të siguar veten, duhet të ia tregojë dhëmbët fillimisht Opozitës, sepse nga ajo vjen rreziku kryesor. Duket se këtë tash për tash e ka parasysh Kosova dhe për këtë më vjen shum mirë”, ka thënë Putin për të përditshmen serbe Tanjug.
Eshte koha perseri te veprojne cetat e armatosure dhe te vene ne plumb dhe litar ata qe bejne tradheti te hapur ndaj Atdheut. Mjaft me.
e ka thene bukur
pra marrveshja me malin e zi bie sepse ata kufij nuk perputhen me harten qe kosova ka ne flamur qe z.kerry zotohet te mbroje
sa per opoziten ai kritikon menyrat por jo harten e kosoves sepse kjo eshte nje nga ceshtjet e opozites
pastaj e leme se c’tha te shohim si do veproi qeveria javen qe vjen dhe do kuptojme porosine e tij
Cka do te thoshte Kerry ne qofte se nje perfasuese i popullit do t’i eshte dhunuar gjate perfasimit te ketij popull?Cfare thot Kerry kur députétet nxhirren jashte nga nje maxhorence arrogante? Cfare thot Kerry sikur ne amerike pushteti te kishte dhane urdher per dhune policier ne doren e Flamurit?
Enough is enough edhe me deklarimet e Kerry.t and co!
Quditerisht ende sjan lajmeruer komentatoret e Sri Lankes( greqis) , tamilet festojn bouzuki sonte!
respekt per komentuesin Luan Baci. Nje komb nuk ka se cfare te humbase me shume se kaq.
Do vdisja dhe nje gje nuk do e besoja kurre: Qe te kish Kosova kaq shume serb shqipfoles dhe mjerane te shitur tek serbi e besoj, se serbet kane bere shume paudhesi tek popullata dhe femrat kosovare, por qe te kish ne Shqiperi kaq “gjakprishur” si thone RILINDASIT E VERTETE, kete nuk do e besoja kurre.
E keqja shtohet si bari i keq, me shpejt se e mira.
Do duhet shume pune, por po nuk u zgjua kombi shqiptar neser do jete vone dhe shume e rrezikshme.
Nenat Kosovare por pse jo dhe shqiptare po shmangin nje lufte te vogel duke mos kuptuar te madhen qe vjen pas kesaj.