Spiunia legjendare dhe shkrimtari i mallkuar: Historia e pabesueshme e Mata Harit

2 Dhjetor 2015, 14:18Dossier TEMA

Mata Hari në gjuhën indoneziane ka kuptimin Diell, por emri i vërtetë i saj ishte Margaretha Gertruide Zelle, kurse emri në kod H21, agjenti i 21-të i stërvitur nga inteligjenca gjermane.

Mata Hari u stërvit nga Maria Ann von Heinrichsen, e njohur si “mjeshtrja e spiunazhit gjerman”.

Ajo mbante edhe nofkën “Mademoiselle Doktor”.

Në 1917, kur u pushkatua në parkun e Vinsen, Mata Hari ishte 40 vjeç, e martuar me një zyrtar të ushtrisë holandeze, Rudolf McLeod, nga i cili u divorcua pasi lindi dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Pasi i vdiq fëmija i parë dhe me Europën në gjendje rrëmuje, Greta u nda nga burri dhe udhëtoi për në Paris.

Mata Hari është portretizuar shpesh nudo por ajo asnjëherë nuk e nxirrte gjoksin, pasi siç thoshte mjeku i saj persona, “koha kishte lënë shenjat e veta”.

Fati i Mata Harit trokiti kur u njoh me intelektualin Emile Guimet i cili ishte 50 vjeç, drejtor i një muzeu të krijuar nga ai.

Në vjeshtën e 1904, Guimet u gjend në një kabare ku pa për herë të parë duke kërcyer Mata Harin, në kërcimin e saj të famshëm “vallja e bajaderës”.

Guimet u mahnit nga Mata Hari.

Ai e pa atë si një simbol perfekt të shkrirjes së Perëndimit me Lindjen.

Këtu lindi dhe miti i Mata Harit.

Ajo u pasurua shumë shpejt duke krijuar mite të rreme rreth vetes dhe të kaluarës.

Aty lindi dva Mata Hari, më pas lindi spiunia.

Megjithë emrin e saj të madh, Mata Hari asnjëherë nuk spiunoi gjëra me vlerë të madhe.

Ajo kreu një spiunazh ushtarak, industrial dhe diplomatik të nivelit të lartë, por kurrë nuk raportoi gjëra të rëndësisë së lartë.

Mata Hari nisi të punonte për qeverinë gjermane në 1908, në kohën kur të gjithë spiunonin të gjithë.

Në fund e gjeti veten duke bërë lojë të dyfishtë: spiunonte për francezët dhe gjermanët duke i tradhëtuar të dyja palët.

Ajo u bë pjesë e elitës pariziene dhe madje shkoi me shumë prej tyre.

Por historia e saj më e rëndësishme lindi kur në 30 nëntor 1915 Mata Hari udhëtoi për në Angli.

Lufta kishte filluar prej një viti tashmë.

Ajo strehohet në hotelin Savoy, një prej më luksozëve të kohës.

Policia angleze u vu menjëherë në vëzhgim të saj pasi njihej tashmë ndërkombëtarisht.

“Një metër e 70 e gjatë, trup i mesëm, flokë të errëta, gojë të vogël, sy gri në të errët, mosha 39 vjeç, flet anglisht, frëngjisht, italisht, holandisht dhe ndoshta gjermanisht”, ky ishte përshkrimi që iu bë nga anglezët.

Aty Mata Hari u njoh me të riun Louis Destouches, 21 vjeç.

Një ushtarak i ri që më pas do shndërrohej në një shkrimtar të madh me pseudonimin Celine.

Mata Hari u dashurua me djaloshin.

Celine u bë i njohur në sajë të mbështetjes së shkrimtarit George Geoffroy.

Mes të treve lindi një romancë e cila nuk zgjati shumë, por ishte e zjarrtë.

Celine dhe Geoofroy nisën të jetonin bashkë duke shijuar bordellot, kabaretë…dhe Mata Harin.

Celine u shndërrua shumë shpejt në një shkrimtar të njohur filo-hitlerian.

Ky ishte dhe mallkimi i tij që i shkatërroi karrierën.

Pas vdekjes së Mata Harit ai u ofrua të shkruante biografinë e saj.

10 vjet pas vdekjes së Mata Harit u shkruajt biografia “Kurtizane dhe spiune”.

Libri u bë shumë shpejt film dhe rolin kryesor e mori e  mirënjohura Greta Garbo.

Ajo bëri një portretizim të shkëlqyer të spiunes më të famshme të historisë e cila ishte një ndër kurtizanet më të mira në Francë. Dhe nuk ishin të paktë ata që shijuan hiret e saj./a.l/TemA

2 komente në “Spiunia legjendare dhe shkrimtari i mallkuar: Historia e pabesueshme e Mata Harit”

  1. kuq e zi says:

    spiunia apo spiunja????

  2. Lida al says:

    Spiunia, sipas drejtshkrimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje