“Vizita e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, John Kerry, ishte vizitë e një zyrtari të nderuar të një vendi aleat për Kosovën, dhe si e tillë respektohet nga spektri politik e qytetar në Kosovë. Orientimi gjeopolitik i Kosovës, në këtë botë e cila funksionon në logjikën e kampeve, është i përcaktuar qartë dhe nuk ka alternativa të tjera.
Një aleancë e çmuar siç është mes dy vendeve tona, sigurisht që kanë nevojë për një investim serioz të dyanshëm. Ndërkohë që nuk jemi në pozitën e shqyrtimit të kësaj marrëdhënie nga ana e SHBA-së, është detyra jonë si subjekt politik i Kosovës, të vëmë nën shqyrtim kritik qasjen e palës kosovare në këtë marrëdhënie.
Qeveria e Kosovës nuk po e përdor përkrahjen dhe respektin e Amerikës për Kosovën, për fitore ndaj Serbisë, por po e keqpërdor atë në funksion të projekteve të Serbisë në Kosovë.
Qeveritarët e Kosovës duhet të kërkojnë prej SHBA-së ndihmë për të ndërtuar një ekonomi prodhuese, një drejtësi funksionale, arsim e shërbime publike cilësore, dhe mbi të gjitha ushtrinë e Kosovës, në mënyrë që partneriteti me SHBA-në të zhvillohet edhe më tej edhe të bëhet edhe ushtarak.
Por një politikë të tillë të jashtme Kosova nuk do ta ketë për sa kohë të qeveriset nga njerëz të cilët për shkak të frikës nga ndëshkimi i korrupsionit duan të mbajnë me çdo kusht veten në pushtet.
Mesazhi i zotit Kerry, sa i përket demokracisë përfaqësuese dhe shenjtërisë të Kuvendit, është shumë i rëndësishëm.
Dëshirojmë të vëmë në dukje se Kuvendi i Kosovës është cenuar dhe është degraduar pikërisht përmes ushtrimit arrogant të pushtetit nga shumica e cila po zhvillon një formë të diktaturës së numrave. Ka qenë kjo shumicë që, në rastin e amandamenteve për Gjykatën Speciale, i ka përsëritur votimet e Kuvendit, duke mos e respektuar vendimin e parë të këtij organi që zoti Kerry e cilëson të shenjtë.
Kjo shumicë arrogante, e mishëruar në pushtetin e Thaçit e Mustafës, ka nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare të cilat nuk i ka diskutuar më parë në Kuvend, duke anashkaluar kështu parimin kryesor të demokracisë, që është përfshirja e respektimi i opozitës. Thirrjet e sotme të Isa Mustafës për dialog në Kuvend janë hipokrite, pasi janë post-festum. Tërheqja nga marrëveshjet do të nënkuptonte kthim në normalitet të institucioneve. Përndryshe, të thërrasësh për dialog mbi një fakt të kryer, s’është gjë tjetër përveçse një tallje që zoti Mustafa ia bën demokracisë
I bëjmë me dije opinionit publik se kundër këtyre marrëveshjeve qytetarët e Kosovës kanë nënshkruar një peticion me mbi 205 mijë nënshkrime, e megjithatë kjo qeveri nuk e ka marrë parasysh. Një qeveri e cila lidh marrëveshje mbi territorin e vet pa përfshirë opozitën, pa pyetur popullin, pa marrë parasysh peticione, nuk është qeveri demokratike dhe as transparente. Një qeveri e tillë nuk është sipas modelit të SHBA-së. Qeveri të tilla më shumë i ngjajnë modelit të zotit Mubarak në Egjipt, i cili po ashtu i përdorte takimet me zyrtarë të lartë perëndimorë për të fituar legjitimitet, ndërkohë që shtypte opozitën dhe varfëronte popullin.
Vlerësojmë thirrjen e zotit Kerry për gjykimin dhe ndëshkimin e korrupsionit e të krimit të organizuar. Por, në shtetin tonë fatkeqësisht është instaluar një kastë politike e cila njëson pushtetin shtetëror me atë ekonomik e me atë mafioz. Kjo kastë politike jo rrallë ushtron ndikim të fortë mbi institucionet e pavarura, mbi gjykatat madje dhe mbi mediat e mbi shoqërinë civile. Për të çrrënjosur këtë kastë kriminale, ne kemi nevojë edhe për ndihmën e partnerëve si SHBA-ja.
Ne kemi besimin e plotë se SHBA, si edhe vendet e tjera aleate të Kosovës, do të përkrahin forcimin e sovranitetit të Kosovës, si edhe demokratizimin e jetës politike në vend, si dhe do të dënojnë dhunën e papranueshme e përjashtimin që ushtrohet në Kosovë ndaj opozitës aktuale, e cila shumë shpejt do të jetë qeveria e nesërme.
Nga Sadri Ramabaja:
“….Kisha idenë që me tu liruar Ukshin Hoti, bashkarisht t’ ia mbushim mendjen që ta kalojmë në Evropë, konkretisht në Belgjikë, duke shfrytëzuar ca lidhje që kishim krijuar e që na premtonin se mund ta angazhonin në një Institut për Studime Politike. Në fakt, krejt ideja ime kishte të bënte me strategjinë për ta ruajtur Ukshin Hotin nga ndonjë e keqe më e madhe e pritshme. Bislimi më mirëkuptoi dhe qe angazhuar shumë seriozisht që t’ ia mbushte mendjen profesor Hotit. Por profesor Hoti nuk do të ishte ai që ishte, nëse do t’ mirrte në konsideratë këshillat tona. Ndërkaq përse unë kisha ardhë tek konkluzioni për mua tepër logjik, se Ukshinin duhej tërhequr nga Prishtina, ishte mendimi që më ishte ngulitur në kokë, por që nuk e bëja dot publik: Kosova, populli i Kosovës, i asaj gjenerate… nuk e meritonte Ukshin Hotin.
Ky konkluzion më erdhi në mendje pikërisht dje, derisa shihja Albin Kurtin, të lidhur me pranga, megjithëse rrinte kokëlartë, lis i drejtë, por me shikimin larg që, sado që reflektonte krenari të ligjshme, nuk kishte se si të mos ishte thellësisht i lënduar. Gjithandej, nga i zinte syri, shihte eskortën e hekurt të policisë elitë, të paparë nd një herë në Prishtinë, ato kordone “mercenarësh” të treshes kriminale Mustafa-Thaçi-Veseli dhe ne, disa qindra bashkëveprimtarë të tij të shpërndarë gjithandej, që ishim bllokuar në çdo udhëkryq që shpiente tek zyrta e VV!
A e meriton Kosova, ky brez, Albin Kurtin?
Në orët e mbrëmjes dhe thellë deri afër mesnate, pasi isha kthyer i dërmuar fizikisht e shpirtërisht në shtëpi, po ndiqja lajmet e agjencive të ndryshme dhe herë pas herë kaloja tek TV tona. Dikur vonë, kisha përfunduar shkrimin që e titullova Vox Populli në mbrojtje të Republikësdhe e postova në logarinë time në fb. Pas pak shkrimin e publikoi Epoka e re në Prishtinë dhe portali Pamfleti në Tiranë. U ndjeva mirënjohës ndaj kryeredaktorëve dhe disi i lehtësuar. Kisha bërë atë që kisha mundësi reale ta bëja si person, si intelektual – veprimtar.
Por, nuk ndjehesha i shkarkuar nga ai vrull mendimesh valë-valë, që po më zienin kokën. Pyetja retorike që më vinte në mendje, pasi kisha dëgjuar intervistën e Dr. Koço Danës, por edhe ca gafe banale të një ish bashkëveprimtarit tim sa isha pjesë e LPK-së, nuk më linin rehat, ma kishin tretur gjumin. Vrullshëm pyetja që po i parashtroja vetes ishte po ajo që i kisha parashtruar vite më parë për Ukshin Hotin.
A e meriton Kosova, ky brez, Albin Kurtin?”
Amerika, aleati me i rendesishem i shqiptareve, duket se eshte teper e zene me probleme te shumta te sajat dhe neper bote, po ashtu dhe Sekretari Kerri, prandaj shqiptaret, qe kane me shume kohe se edhe aleatet e tyre, per tu marre me fatin e vet, duhet ne asnje menyre te mos e kalojne dhe te mos e pranojne Nënshkrimin e Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi,
Zoti Kerri! Ju nuk duhet te veproni si Europa, qe per te terhequr Serbine jashte sferes se influences Ruse, te sakrifikoni shqiptaret. Kjo nuk eshte pozita e aleatit dhe e mikut te shqiptareve. Ne shqiptaret do t’i themi JO Nënshkrimit te Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, EDHE PAS KESHILLES TUAJ “MIQESORE DHE DIPLOMATIKE”.
Zoti Kerri! Edhe sikur e gjithe Shqiperia ti jepet Serbise, ajo perseri do te qendroje pro Ruse, cdo mendim ndryshe eshte vetem mungese e njohjes se realitetit, ashtu sic eshte mungese e njohjes se historise se ekzistences se kombit shqiptar, fakti qe shqiptaret nuk do te heshtin dhe nuk do te pushojne kurre luften per mbrojtjen e te drejtave te tyre kombetare, duhet t’ju beje ju qe te rrini me gjate me ne dhe te gjykoni me sakte, jo me nje vizite dhe konkluzion “blic”. Mos e humbisni miqesine e shqiptareve zoti Kerri, ajo eshte jetike jo vetem per shqiptaret, por edhe per shtetin dhe popullin tuaj gjithashtu.
Ja se si thote Kerri:
“Nënshkrimi i Marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, bashkë me MSA-në, ka mbështetjen tonë dhe të Obamas, dhe ne nuk e vendosim në rrezik kurrë Kosovën”, tha Kerry.
Faleminderit por jo faleminderit zoti Kerri. Thanks, but not thanks Mr, Kerry.
Shqiptaret e dine vete se ku i pikon çatia.
Kosova nuk duhet te harroe gjaku e djemve, bijve te vet qe dhane jeten per nje Kosove te lire.
Po sot ku jane Kosovaret? do kthehen si ishin para luftes? Perse u desh ai gjak kur kaq lehte e paskan te jene skllever te Serbise?
Jo vetem kaq po po cuditen popujt e tjere. Ku ka ne bote popull qe i zgjat vargojte SKLLAVERUESIT, VRASESIT TE TIJ, VRASESIT E FQINJEVE TE TIJ.
Si nuk shihni popullin kroat, slloven qe nuk i harron krimet çnjerezore qe kane bere serbet, po dine me dinjite te ndertojne maredhenie reciproke.
A kane seder dhe dinjitet kosovaret kur serbet thone per popullin e Presheves se po luajne me zjarrin po provuan te kerkojne “zajednice”?!!! KJO ESHTE ME SHUME SE E TURPSHME PER NJE KOMB. Per qeverine nuk flitet se eshte qeveri kukull kuislinge e Serbise, po populli ku eshte?
Nuk lexojne se cfare shkrun Putin per qeverine e Kosoves dhe nuk i theresin mendjes fare? Si mundte te flene gjume?
Jemi ne Shqiperi dhe RRIME ME ANKTH se KOSOVA ESHTE ME NE RREZIK SE KURRE.
NGRUHUNI DHE MBRONI REPUBLIKEN E KOSOVES. ATA QE NUK DUAN ALBININ LE TE MOS E DUAN, POR KOSOVEN DUHET TA DUAN DHE FAKTI QE ALBINI PO DI SI TE LUFTOJE PER KOSOVEN NUK JU BEN TE MOS DONI KOSOVEN SEPSE NUK DONI ALABININ
ka kush i blen krimet e veta duke shitur kosoven