Prokuroria-Policisë:Verifikoni “arrestin shtëpiak” të Prengës, kemi informacion që e shkel

3 Dhjetor 2015, 10:18Kronika TEMA

Prokuroria kërkon zyrtaisht Policisë së Shtetit që të verifikojë në vijimësi zbatimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të deputetit Armando Prenga.

Kërkesa e organit të akuzës ndaj bluve vjen pas informacioneve që ka siguruar nga burime zyrtare se i pandehuri Prenga nuk e respekton urdhërin e gjykatës, raporton Ora News.

Prokuroria thekson se nëse konstatohet shkelja e urdhërit të gjykatës ana e deputetit Prenga, do të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore.

Ndërkohë në Gjykatën e Lartë Prenga ka kërkuar ndryshimin e kësaj mase, kërkesë kjo që pritet të shqyrtohet gjatë ditës së sotme.

Një ditë më parë deputeti Armando Prenga, i shoqëruar nga avokati u paraqit  në Prokurorinë e  Përgjithshme për të dhënë shpjegime për ngjarjen para komisariatit të Laçit, me cilësinë e të pandehurit.

Pasi tre akuzat, ajo e “plagosjes së lehtë me dashje”, “kanosjes” dhe “armëmbajtje pas leje” i janë komunikuar.

Në zyrën e prokurorit, Altin Binaj, deputeti Prenga mësohet se ka kërkuar të njihet me provat e prokurorisë.

Pasi la organin e akuzës Prenga nuk pranoi të komentoië akuzat ,ndërsa avokati tregoi arsyen e paraqitjes së deputetitnë Prokurori.

“U thirrëm për një seancë pyetjesh në kuadër të veprimeve hetimore, njëkohësisht u njohëm me aktet e këtij proçedimi penal dhe vendosëm që pasi të vendosen aktet që janë krijuar dhe nuk na janë komunikuar deri më sot do mbajmë qëndrimin tonë përfundimtar lidhur me akuzën e ngritur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje