Blushi: Qeveria ka pastruar Shqipërinë nga të varfërit; reagon Ahmetaj: Shih statistikat

4 Dhjetor 2015, 20:39Politika TEMA

Deputeti Ben Blushi, në fjalën e tij në Parlament ka ironizuar nismën e qeverisë “Të pastrojmë më tej Shqipërinë” dhe ka përdorur tone ashpra ndaj qeverisjes së dy viteve të fundit.

Blushi ka theksuar se, ndryshe nga sa pretendon, qeveria ua ka bërë edhe më të vështirë jetën shtresave të varfëra, të cilat kanë zgjedhur të emigrojnë.

“Për mënyrën se si duhet të pastrohet Shqipëria edhe unë kam mendimin tim dhe do ta them. Në dy vjet qeverisje ne kemi arritur ta pastrojmë Shqipërinë nga të varfërit. Po ua bëjmë jetën më të vështirë se ç’e kishin dhe se ç’e kishin menduar. A e ka më të lehtë jetën sot një i varfër? A e ka më të lirë ai koston e shëndetësisë dhe arsimit? A është kostoja e menaxhimit social për shtetin më e lirë? Në përgjithësi, gjendja e të varfërve po bëhet më e vështirë. Shumica jonë i ka tradhëtuar të varfërit. Kjo qeveri, më vjen keq kur e them, ka një problem shtesë: i shton koston të varfërit”, ka thënë Blushi.

Sipas Blushit, një qeveri që nuk vjen nga një nivel modest e ka të vështirë të përfaqësojë ata që janë në pozitë të vështirë. Ai është shprehur i vetëdijshëm për vështirësitë që mund të hasen në këtë rrugë, por drejtimi i duhur sipas tij është ende larg.

“Unë jam nga ata që mendojnë Shqipëria nuk po shkon në drejtimin e duhur, sepse shqiptarët po largohen. Nuk janë paratë që i mungojnë kësaj qeverie, asaj i mungojnë idetë dhe modestia që kanë më shumë vlerë se paraja. Shumica jonë nuk e njeh varfërinë e Shqipërisë. Qeveria nuk e njeh se çfarë është varfëria”, ka thënë Blushi.

Duke shtuar pyetjen se, çfarë ka ndryshuar për 2 vjet, ai ka dhënë këtë përgjigje: “E kam të vështirë të vërtetoj se situata ka ndryshuar. Kapitalizmi deri në vitin 2013 ishte kapitalizëm zoologjik, ku kafsha më e fortë fitonte më shumë. Bariu i fuste kafshët në konkurrencë dhe më i forti merrte pjesën më të madhe. Por puna është se çfarë kemi sot? A është ky kapitalizëm më pak represiv, më modern? Jo, nuk është. Kapitalizmi i sotëm është blegtoral. Një i diplomuar që fiton mbi 1 mln lekë taksohet 23 për qind, ndërsa ai që fiton 1 mln euro taksohet 15 për qind. Kjo nuk është taksë progresive”, ka thënë Blushi.

Ai u është përgjigjur edhe atyre që përmendin si zgjidhje zgjedhjet e parakohshme. “Vërtet mendoni se ky këtu mbrapa (Rama) që ka frikë të bëjë zgjedhje në parti ka kurajë të shkojë në zgjedhje të parakohshme? Jo, nuk ka”, ka shtuar Blushi.

Ahmetaj-Blushit: Statistikat flasin ndryshe

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj i është përgjigjur kolegut Blushi lidhur me situatën ekonomike duke i bërë referim statistikave. Duke e cilësuar qëndrimin e kolegut socialist të denjë për një ekstremist të majtë ose romantik, Ahmetaj ka thënë se statistikat flasin për një situatë tjetër.

“Është e vështirë të bësh debat me një nga tanët. Është e thjeshtë me opozitën sepse ajo nuk pranon të njohë realitetin. Por kjo është e justifikueshme, ndërsa me një mik është e vështirë. Ajo që vura re në fjalën tënde, me pyetjet që janë legjitime, mund të them se ato i bën një i majtë ekstrem ose romantik. Por mes romanticizmit ekonomik dhe ekonomisë reale ka statistika dhe unë nuk dëgjova asnjë statistikë”, ka thënë Ahmetaj. “Modestia e nje qeverie nuk vihet re tek kemisha e grisur e nje Ministri apo Kryeministri por tek guximi per te bere reforma qe jane te veshtira, por te domosdoshme per te garantuar zhvillimin ekonomik dhe mireqenien e qytetareve”, vijoi Ahmetaj.

10 komente në “Blushi: Qeveria ka pastruar Shqipërinë nga të varfërit; reagon Ahmetaj: Shih statistikat”

  1. londi says:

    Ky me te vertet qenka karabush,po mir mo shkrimtar si mund te pasurohen shqiptaret a nuk na thua,cfare kontributi ke dhen ti blush per te cuar gjerat me mire, pastaj cfare zgjedhje kerkon ne parti dhe kujton se rama ka frik se nuk fiton, as mos te shkoj ne mendje mor karabush, meqenese nuk e do ramen fytyra e jote dhe atij shpellarit dhe kujton se nuk e duan dhe te tjeret,ti je ambicioz per post dhe jo per pun, turp te kesh dhe rrashtou haptazi me shpellarin.

  2. Hajde more hajde says:

    Oh Ahmetaj kujdesu per ata tenderat ti ate bej se do ta shohesh ne 2017. E dime qe ke biznese e ste behet vone por ku i dihet. E dime edhe qe ke menduar per dite te veshtira se i ke ndare me hajdutet e Berishes qe te te mbrojne kir te vije ora po ku i dihet. Asnjehere si dihet.

  3. edepsiz katil xhahil tahyp rexhepi says:

    Ps me edi ramen rreshqiti ne te djathte extrwme. Ps sot ska asnje lidhje me te majtwn.
    Supervjedhjet e organizuara nepermjet concesineve teegoi fytyren agresi e te etur per para te edit.

  4. Aloha says:

    E mer Ahmetaj kur na thoshte Sala per statistikat shanim mbare e prape po qe do na e thonit edhe ju qe u beme cope si idiote te vinit per te rregulluar gjerat se besonim,TURP tju vije qelbesira,ka vajt aty ku smban me o mesuesi i anglishtes,o i korruptuar e hajdut ti bashke me ate pallen e gjate ate plehre,pa u qeruar ju aventurieret uzurpues te PS nga ne socialistet e thjeshte harroje voten,ILIR METES me mire se sa ju,hajt se erdhen zgjedhjet prape!

  5. Toni says:

    O Londi. Sa po qe per Tamen mos harro qe Blushi e perkrahu per ta bere kryetar atehere kur e nxirrnin jashte dhe se pranonte ps ne asamblete e rretheve.blushi eshte njeri i letrave dhe nuk ka pretendime per kryeminister por rama si kapedan qe eshte sdo njeri kunder apo njesoj me te.kete e ka nga gjatesia se i shikon njerezit ne te vegjel e vehten gjigand por fakti eshte qe jemi me te varfer se vjet me te varfer se parvjet me te barfer se keto 15 vitet e fundit dhe statistikat tja tregoje fmn se kur te marre borxh pse sja pranon fmn ja statistikat apo bankat qe japin hua apo shtetet e fuqishme sepse ato jane statistika te sajuara dhe joreale

  6. Zekthi says:

    Z. Blushi pergezime per kurajon. Sa per pjesen tjeter te maxhorances mund te thuhet qe nuk jane as miope dhe as budallenj. Ata ndjekin Ramen. Ai ka marre persiper pergjegjesite ndersa ata… pasurohen. Rama nga ana e tij jeton ne amulline e delirit te te berit “histori” nga njera ane, me “nevojen” e etheshme dhe te pashmangshme te pasurimit perrallor.

    Por si mund te behen te dyja ?

  7. S.O.S. says:

    Eshte bere e modes qe ne kete forum po te shkruash pakenaqesira drejtuar Edi Rames dhe qeverise se tij “londi” dhe nje takem te tjere si ky, do te etiketojne si bashkepuntor i shpellarit, kolone e peste brenda radheve te PS, spiun qe punon per Fatos Nanon etj. etj. si keto. Po mire mor “londi” perpara se te merresh me Blushin dhe ta etiketosh ate si te te vije per mbare, perse nuk merresh me ato qe Ai thote?! Ku gabon Blushi, apo me mire ku genjen Blushi? Nuk eshte e vertete qe numri i te varferve eshte shtuar ne Shqiperi? Nuk eshte e vertete qe shqiptaret po ikin nga Shqiperia nga syte kembet per te kerkuar azil? Nuk eshte e vertete qe Edi Rama qe kur e fitoi postin e kryetarit te PS-se nuk ka zhvilluar me zgjedhje te asnje niveli ne parti perfshire dhe zgjedhjet per kryetar? Nuk tregon kjo se Rama e trajton PS-ne si prone te tijen private? Nuk tregon kjo se ashtu siç shprehet Blushi, Rama ka frike te beje zgjedhje ne PS? Dhe nqs ka frike te beje zgjedhje ne parti, detyrimisht qe ka frike te beje zgjedhje per pushtet, sepse per kete aresye e mbajti me dhune postin e kryetarit te PS-se ne 2009-en dhe 2011 kur humbi zgjedhjet, per te qene me pa te drejte aty ku eshte tani. Dhe per ta mbyllur, nqs Blushi vertet ka pretendime per te marre drejtimin e partise, ku e shikon ti te keqen ketu. Ne demokraci cdo njerit prej antareve te partise duhet ti jepet mundesia te kandidoje qofte per kryetar, qofte per forumet drejtuese te partise. Por nqs partia eshte e uzurpuar, siç ka bere Rama me PS-ne, atehere te tjeret nuk kane asnje shans te provojne kapacitetin e tyre per te qene drejtues.

  8. Kico Mitingu says:

    E keni vene re qe ka fillu te levize edhe Nano, e pra aty shifeni energjine e Blushit se ky perfshirjen ne politike e ka nga Nano dhe mami Mires ashtu i tha atehere, po futem ne politike se me tha kusheriri Fatosi, te dale ku te dale, po tani eshte bere trim i madh, sigurisht me te vetet si vlleh i pabese qe eshte se me Saliun nuk ja ka mbajt e nuk ja mban.Te fala Nanos o Blusho sa mendoni per fukarenjte mor burre i dheu , late jeten per te varferit, njesoj si te paret tuj, Thanasi dhe Dhimitri.hahahaha.

  9. petrit Zela says:

    Koha eshte flori thote populli..Por me duket e pa arsyeshme,qe te cfrytezoni nje pjese te saje me cmendurit e politikaneve te natyrave,si te Berishes,Topallit,dhe Blushit…Se keta nuk kane kapacitete,per tu ngjitur ne lartesit e qytetrimeve moderrne-Por kan preferuar dhe vazhdojn dhe sot,te rikthehen ne origjinen e dekadences te trasheguar nder breza…

  10. I.lir says:

    Blushi mbeti duke vajtuar neper funerale me arkivole bosh. Ne fillim ndoqi ne funeral arkivolin e qeverise, po tani dihet qe ai arkivol ish bosh. Qau atehere i gjori sa iu enjten syte. Tani po ndjek arkivolin e popullit fukara. Me oi oi po qan per te varfrit, ta keput shpirtin kur e degjon. O Blush, ti je i kamur, se elbete ke shitur shume libra, c’ ke bere per varfanjaket? Sa pasuri ke harxhuar per bamiresi ? Po vec ketyre po ndjek dhe arkivolin e ekonomise. E c’ nuk na thote. Sikur ne vijme nga hena e nuk e dime se c’ ekonomi na la Sala.
    Ti Beni je njesh me Salinjte, ne mos me keq. Ata kane vetem ilene e genjeshteres dhe sulen vetem pas saj ndersa ti vec ilese se genjeshteres ke dhe ilene e fjales. I ke pare sa kenaqen ata kur flet ti. Shiko Kacin e zi apo Paloken gjuhe shkurter, apo ……. Ndoke ….. Qe hiqet si i forte…. Do ti s’do ti ata te quajn te tyren, se i tille je.
    Edhe ti ke qene ne qeveri dhe nuk na ke …..ndritur. Ti qe e heq veten Naim, mos i shiko te tjeret si dele. Flet per modesti e per ide, po ku e ke modestine e idete e tua? Vetem zi shikon ti ? Hajde pra na ndrico me idete e tua!
    E mor Blush e desh dhe breshka te behej shqiponje… Po ti e di c’ i ndodhi. Duhet nje nate dimri per te te treguar se tegjithe arkivolet i ke bosh….. Po neise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje