Protesta që ka thirrur Partia Demokratike më 8 Dhjetor ka për qëllim të shndërrohet në një pikënisje drejt zgjedhjeve të parakohshme. Të paktën ky është objektivi që kryetari Lulzim Basha shpjegon në një intervistë për Top Channel.
Ai beson se një pjesëmarrje masive të martën do të hapë rrugën për krijimin e një qeverie teknike.
Top-Channel: Zoti Basha, ju keni premtuar një protestë në 8 dhjetor, që është një ditë simbol, por ju thoni se kjo nuk është vetëm një ditë simbolike, një protestë simbolike. Ju thoni se kjo është një protestë për të rrëzuar qeverinë. Ju lutem, si rrëzohet qeveria me një protestë?
Lulzim Basha: Protesta e 8 dhjetorit është padyshim fillimi i përballjes pa kthim për largimin e qeverisë “Rama” dhe pjesëmarrja masive dhe popullore në këtë protestë e të gjithë atyre që nuk pranojnë më qeverinë e Edi Ramës dhe 40 hajdutëve si përfaqësuese të interesave të tyre është sinjali më i qartë, është vula se kësaj qeverie i kanë mbaruar ditët, i ka mbaruar koha. Nuk kanë më çfarë të presin as pensionistët, as të papunët, as studentët, as sipërmarrësit. Përballje pa kthim me keqqeverisjen e vendit. Keqqeverisje e cila sot ka rikthyer një tjetër lloj diktature, diktaturën e krimit, diktaturën e korrupsionit, diktaturën e padrejtësisë, varfërisë dhe të arrogancës. Ndaj nuk ka më asnjë arsye për të pritur. Koha është tani për të vulosur rënien “de jure” të kësaj qeverie, të rënë “de facto” në sytë e shqiptarëve dhe për t’i dhënë mundësi të gjithë shqiptarëve të zgjedhin me votë të lirë e të ndershme një rrugë tjetër për Shqipërinë.
Top-Channel: Zoti Basha, kur ju dëgjoj herë pas here me këtë gjuhë, më kujtohet Edi Rama i opozitës. Edhe ai, në opozitë, të njejtat fjalë përdorte, por nuk arriti të bënte zgjedhje të parakohshme, të cilat edhe ai i kërkonte atëherë. Si arrihet në qeveri teknike?
Lulzim Basha: Pyetja që shtrohet është: a është në gjendje qeveria e Edi Ramës të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Përgjigjia jonë është jo! Kjo qeveri nuk ka asnjë shans të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme! Prandaj ka ardhur koha për një qeveri teknike, e cila në radhë të parë të nisë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Në radhë të dytë, bashkë me gjitha palët politike në vend, t’i japë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku qytetarët shqiptarë të zgjedhin sipas ofertave dhe programeve të forcave politike dhe jo sipas kërbaçit dhe shit-blerjes masive të votave.
Top-Channel: Kur është krijuar një qeveri teknike, nëse mund ta quaj keshtu? Ishte një herë në ’91-shin dhe një herë në ’97-ën. Tek e para kishte sindikata, tek e dyta kishte armë në Shqipëri. Sot nuk jemi në ato kushte. Ju lutem, mund të më thoni se si e keni imagjinuar krijimin e një qeverie teknike?
Lulzim Basha: Ajo që po themi është fare e qartë. Nuk po themi tani “çohuni ju të vijmë ne”. Po themi t’i ofrojmë edhe një herë shqiptarëve mundësinë të zgjedhin, sepse është e qartë që e keqja e ka zanafillën tek mashtrimet e mëdha me të cilat erdhi kjo qeverisje në pushtet, në paktin e çimentuar me krimin dhe në korrupsionin genetiv që erdhi si pjesë e paktit Rama-Meta. Ky kapitull është mbyllur. Do apo nuk do Edi Rama, do apo s’do Ilir Meta, populli shqiptar, qytetarët shqiptarë sot masivisht janë të zhgënjyer, janë të dëshpëruar dhe ndihen të braktisur nga kjo qeverisje. Dhe këtu është detyra ime, këtu është detyra e opozitës për t’u thënë qytetarëve që ka edhe rrugë të tjera përveç largimit nga vendi, që është detyrë e çdo njeriu të lirë që para se të ulë kokën dhe të pranojë një fat të gatuar jo nga Zoti, por nga qeveritarët, të marrë në dorën fatin e tij dhe të familjes së tij. Shembulli është 8 Dhjetori. Prandaj nuk ka asnjë paralele midis situatës së sotme dhe asaj që evokonte Edi Rama. Ardhja e Edi Ramës në pushtet me një paketë mashtrimesh është thelbi i problemit, prandaj nuk mund të ofrojë sot zgjidhje. Ndërsa ne ofrojmë zgjidhjen, kemi vizionin dhe kemi vendosmërinë për ta nxjerrë vendin nga ky batak.
Top-Channel: Ju ndjeheni i mjaftueshëm si kryetar i opozitës? E kam fjalën për të fituar besimin qytetarëve?
Lulzim Basha: Ky është një proces në vazhdim. Por fitimi i besimit të qytetarëve nuk është një proces abstrakt, ai matet nga betejat që lufton opozita dhe nga arritjet. Në qoftë se opozita lufton një betejë të drejtë, siç është beteja për dekriminalizimin, dhe e fiton, ky padyshim është një moment besimi i madh kombëtar dhe ndërkombëtar për opozitën. Në qoftë se opozita lufton betejën kundër taksave të larta si rrënuese për ekonominë dhe nxitëse për informalitetin dhe pastaj kemi Blushët me shokë që dalin e këndojnë këngën e opozitës me një partiturë tjetër muzikore, ky mendoj se është frymëzimi më i madh. Një opozitë që frymëzon kundërshtarin, një opozitë që frymëzon dhe vetë kryeministrin, që ndonëse në arratinë e tij kaotike nuk di se ç’kopjon, tregon se opozita ka qenë dhe është në rrugë të mbarë. Ajo që nuk shkon në këtë vend është qeverisja dhe kjo, akoma më shumë, do të thotë se zgjidhjet tona janë zgjidhje reale dhe është koha që këto zgjidhje reale, në vend që t’i kopjojë një injorant, arrogant, pa koncepte për shtetin, ekonominë dhe të ardhmen europiane të vendit, ka ardhur koha që të implementohen nga një brez i ri politikanësh, me ndërthurje të përvojës më të mirë në vite, që është Partia Demokratike. Një skuadër e gatshme për të marrë përgjegjësitë që do t’i caktojnë qytetarët.
Top-Channel: Kur ju kërkoni qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, e keni imagjinuar se kur mund të ndodhë kjo?
Lulzim Basha: Sigurisht që kërkesa politike është që kjo të realizohet sa më parë. Në qoftë se ne do të kishim kartonat, ne do ta kishim rrëzuar këtë qeveri dje, para një muaji. Por kartonat nuk janë gjithçka. Qytetarët janë gjithçka dhe qytetarët janë ata që vendosin me pjesëmarrjen e tyre më 8 dhjetor. Me dinamikën e plotë demokratike të protestës, më 8 dhjetor janë ata që do t’i japin mesazhin kësaj qeverie.
Top-Channel: Çfarë do të ndodhë më 9 dhjetor?
Lulzim Basha: Vazhdon, vazhdon përballja.
Top-Channel: Por jo protesta?
Lulzim Basha: Vazhdon përballja derisa qeveria të pranojë realitetin që nuk është më përfaqësuese legjitime e qytetarëve shqiptarë.
Top-Channel: Ju thoni që qeveria nuk ju dëgjon as juve, as qytetarët dhe besoj se qeveria do të vazhdojë të mos ju dëgjojë as juve as qytetarët, po të marr fjalët tuaja…
Lulzim Basha: Një qeveri e përballur me një popull në këmbë, me një mosbindje masive nga jugu në veri është një qeveri e rënë. Është vetëm çështje orësh apo ditësh derisa ajo të bjerë dhe ligjërisht.
Top-Channel: Mos ndoshta po e rrisni shumë pritshmërinë e shqiptarëve për zgjedhje të parakohshme, të atyre shqiptarëve që ju mbështesin? Sepse shqiptarët kurrë, në memorien time, nuk kanë shkuar deri në mosbindje civile…
Lulzim Basha: Koha është që edhe shqiptarët të sillen si europianë. Një qeveri që i shtyp, i mëpërkëmb, i vjedh dhe pastaj i poshtëron meriton ngritjen në këmbë të një populli të tërë. Dhe zgjidhja është largimi i kësaj qeverie, zgjedhje të parakoshme, në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin të lirë, pa frikë, pa kërbaç dhe pa rryshfet se cila ofertë është rruga e daljes së vendit nga kriza.
Top-Channel: Do të thotë se ju e shikoni fjalëkyçin, passwordin e qeverisë teknike tek pjesëmarrja e qytetarëve në protestë? Jo vetëm në këtë protestë, mund të ketë edhe të tjera ndoshta…
Lulzim Basha: Pjesëmarrja e qytetarëve në 8 dhjetor është sinjali i parë dhe më i rëndësishëm që i jepet vendit dhe kësaj qeverie që ajo ka mbaruar punë, që është një qeveri e rrëzuar. Se çfarë do të bëjë qeveria me këtë sinjal, është punë e saj, por ne do të vazhdojmë të insistojmë. Më 8 dhjetor gjithë ditën, më 9 dhjetor, më 10, më 11, më 12, derisa qeveria ta kuptojë se përfaqëson interesat e një grupi njerëzish që po majmen në kurriz të shqiptarëve dhe që shqiptarët nuk e duan më këtë qeveri dhe janë të vendosur të shkojnë drejt zgjedhjeve të reja.
Top-Channel: Mos ndoshta është e parakohshme si kërkesë, sepse përpara është reforma në drejtësi?
Lulzim Basha: Nuk ka asnjë shans, nuk ka asnjë shans me këtë qeveri të kemi një reformë në drejtësi të standardeve që meriton Shqipëria, të standardeve që kërkojnë partnerët ndërkombëtarë. Kjo është një qeveri e cila haptazi kërcënon drejtësinë, kërkon ta mëpërkëmbë dhe që e ka marrë peng në sa e sa raste në nivel Kushtetues, në nivel të Gjykatës së Lartë. Pra, nuk ka asnjë shans që kjo qeveri të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, tonat si opozitë dhe të partnerëve ndërkombëtarë për reformën në drejtësi. Zgjidhja politike që ne ofrojmë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare, përmes një mazhorance të legjitimuar drejtpërdrejtë nga vota e pakërcënuar, e paintimiduar, e pa shit-blerë e qytetarëve shqiptarë është edhe investimi më i sigurt për një reformë në drejtësi, ashtu siç e meritojnë dhe e duan shqiptarët, një drejtësi të pakorruptuar dhe të pakapur politikisht.
Top-Channel: Nuk po më thoni nëse ndërkombëtarët mbështesin zgjedhjet e parakohshme… Unë kam dëgjuar që ata kërkojnë nga ju të votni reformën në drejtësi…
Lulzim Basha: Jo, mendoj se ky është një thjeshtim i padrejtë. Ata kërkojnë pjesëmarrjen tonë në një proces. Nuk ka akoma një paketë ku kërkohet vota e opozitës. Ka një kërkesë për pjesëmarrjen tonë dhe pjesëmarrje ka. Ka një vlerësim për pjesëmarrjen tonë, por procesi që kemi përpara është problematik, i vështirë dhe me shumë të panjohura. Siç mund ta imagjinoni, është rasti me një qeveri, me një kryeminstër që primare ka kapjen e drejtësisë, presionin ndaj drejtësisë dhe jo reformimin e saj.
Top-Channel: Domethënë duhet të presim sesionin e ardhshëm parlamentar për të parë se ç’mund të bëhet me reformën në drejtësi?
Lulzim Basha: Unë them se nuk duhet të presim asgjë. Unë them se duhet të presim 8 dhjetorin për t’u dhënë shqiptarëve shansin të zgjedhin edhe një herë një rrugë tjetër, sepse rruga që zgjodhën më 23 qershor i ka çuar në humnerë.
Top-Channel: Pyetja e fundit, ky skenar që sapo thatë, sa shanse ka të ndodhë?
Lulzim Basha: Ju e mbani mend arrogancën e kryeministrit kur fliste për 1 milionë shuplaka? Erdha – thoshte – me 1 milionë shuplaka. 1 milionë shuplaka këtu, 1 milionë shuplaka aty. Sot është koha për të gjithë shqiptarët e zhgënjyer e të braktisur nga ky kryeministër, që i konsideroi që në fillim shuplaka dhe jo njerëz me halle e probleme për t’u zgjidhur, që të bëjnë bilancin e tyre. Është koha për studentët të bëjnë bilancin e tyre dhe të thonë: a jemi ne të kënaqur me situatën në arsimin e lartë, me ligjin për arsimin e lartë? Dhe nëse jo, nëse ky ligj është i papranueshëm, le të vijnë në protestën e 8 dhjetorit! Është koha për pensionistët, të cilët edhe këtë vit, si vitet e kaluara, nuk do ta kenë shpërblimin e fundvitit, të thonë: a jemi të kënaqur me kushtet që na u krijuan këto dy vite, apo është ky një përkeqësim dhe mosmbjatje premtimi? Atëherë, le të vijnë në protestën e 8 dhjetorit! Me të papunët që e kanë sot më të vështirë se një vit apo dy vite më parë për të gjetur një vend të ri pune. Me ata që jetojnë me pasigurinë e përditshme se mund të humbasin vendin e punës, qofshin të punësuar apo të vetëpunësuar. Me njerëzit që shërbehen apo keqshërbehen nga një shëndetësi e thërrmuar nga korrupsioni proverbial i kryehajdutit të shëndetësisë Ilir Beqja dhe kryepadronit të tij në aferat financiare, Edi Rama. I krimit të ngritur në sistem me ndërlidhësin e krimit, ministrin e Brendshëm. Kjo situatë nuk ka nevojë më për shpjegim. Më mirë se fjalët e mia, më mirë se denoncimet që i kemi bërë të përditshme me fakte dhe argumente, këtë e thonë qytetarët. Por qytetarët, po kështu kanë nevojë për një zgjidhje, për një platformë zgjidhjesh dhe opozita iu ofron platformën e protestës popullore më 8 dhjetor, me qëllim që të arrijmë një zgjidhje politike përmes një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme.
Eshte humbje kohe te merresh me Lulzim Legenin.
Me date 8 dhjetor njerezia gjoja do shfryje inatin ne shesh. Nuk genjeni me njeri inatet do shfryhen ne Strasburg, 400 vendime kunder shtetit shqiptar me e pakta 2.5 milion euro dhe neoregjimi komunist ka falimentuar. Nuk i duket askujt as Sali Berisha dhe as Luli Basha
1 miliard euro si fillim nuk eshte keq, per te kuptuar nga anon e drejta
Ore Basha. Ore Legen:
C,fare lidhje ke ti dhe Grida me 8 Dhjetorin?
LULUSHI I KA NGATERRUAR ATA 40 HAJDUTET, ATA 40 JANE TE SALI BABES, PRANDAJ THUHET “SALIBABA ME 40 HAJDUTE” LULUSH MOS VIDH SHPREHJET E POPULLIT.
Ne qofte se ka shqipetare qe vertet duan te protestojne kunder qeverise Rama, keshilla ime eshte qe te dalin te nesermen me 9 Dhjetor. Atehere do te jete proteste qytetare a papolitizuar dhe nje mesim per kete trapin qe rastesisht eshte si trup ne krye te PDse.
Si proteste qytetare le te dalin edhe nje miljon vete, qe t’i kthehen mbrapsht shuplakat Rames. Por nuk dalin dot ne proteste ata qe ja shiten voten LSI-se. Nuk veshin dot kepucet se i ka dhjere mielli qe moren nga Ilir Meta.
Ne momentin qe del Lul Basha ne proteste, humbet serioziteti, fillojne qyfyret, dhe oerfundon ne gallate me katunare te prure me furgona qe urinojne neper lulishte. Por jesaj radhe do gjobiten per urinim ne vende publike.
Do jete nje dite tallese me PD.
Po pritem ne te na shpetosh ty, me mire nje gure ne qafe e ne det!!!!!!!!
Gjynah!kaq i ri dhe me trurin e plakur.
Veza apo pula,Rama eshte edhe veza edhe pula,Rama eshte kokoshi;keshtu thoshte ne nje interviste tjeter.
Te flasesh percart dhe te pretendosh qe do zgjidhesh problemet e vendit dhe te ketij populli qe e ropen per 8 vjet me radhe.
Keta qe vendosen politiken e pandeshkushmerise,pretendojne se do na qeverisin ,keta qe u pasuruan nga pronat e te tjereve dhe pronaret i bene isha,keta qe vrane e prene duan te vijne ne qeveri……
Keta plehra qe na sollen palloshin ne fuqi me politiken e gabuar ,pretendojne te vijne ne qeveri.
o tempos o mores ku jetojme,ku komunistet bejne antikomunistin,ku kriminelet pretendojne te bejne drejtesi,ku hajduti qe u pasurua duke vjedhur, flet dhe ben sikur qan hallin e te varferit…….
Mer Griden se mos harron,plot do vijne.Bej gati parrullat dhe pi ndonje koqe ve.
Jooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo
-O popull mos u genjeni
te dilni per REVOLUCION-in “qesharrak te ketj shal-thati, faqe-torbe.
-Ky don njerez per t’a mbrojtur nga “DREJTESIA” ashtu si dhe BERISHA per
bemat dhe vrasjet.
-Keta e perdorin DHJETORIN si vegel per te mbijetuar !
-Populli i vertete e ka “braktisur” Ceten e PD-se.
Jooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo
or birbo kur te rrasesh ti ne biruce do hapet rruga drejt BE por a ka kellqe Rama per ate pune se e zgjati shume dhe kur e zgjat shume fillon e perflitesh edhe vete pastaj … ti shite detin mor palaco, a ka krim me te madh se ky, ta beje dikush kete edhe ne perendimin tolerant, e futin brenda dhe hedhin celsat ne det kurse ti bilbilon…
PO U GRUMBULLUAN 2000 VETE I KENI TE GARANTUARA ZGJEDHJET E PARAKOHESHME
Ky eshte fmi I lumtur.. S’me besohet qe nje injorant si ky udheheq opoziten.. Por si dihet populli yne ka bisht.. Voton vrasesa..
Basha e ndriti dje e mbeti sot, troc Basha je i pa afte,ti do te kthesh prap lazaratin , te shesesh detin , te besh gerdecin, te perseritesh 21 janarin etj, etj pa mbarim.
Opozite me paqesore nuk ka pasur vendi ne 25 vjet. Bravo opozites.
4 vjet mazhoranca qeveris e vetem ulcers niveli I jeteses.
A do keni goje te thoni prap fajin e ka saliu ? …derdimena
Ironi kjo.
Ti je me plot gojen nje CAR i pashoq,,,,,me K te madhe!!!! Le ta them qe ne fillim,, jo se kam ndonje super konsiderate te vecante per shume qeveritare te sotem,,, por le ta themi ky eshte vendi dhe kuvendi,, ne keta jemi…por do me vinte jo habi por super habi te shija njerez normal dhe kete po e theksoj “normal” te dilnin mbaj keti trapit me shprese qe ky do na shpetoje,,, dhe pse nuk mund te na shpetoje ky trapi???
1-Ka qene ne qeveri, e bashki e parti e mezeri hehee dhe ska bere jo asgje por ka bere me shume keq se mire.
2-Me ate turme te cmendur dhe te pagdhendur dhe te pangopur qe ka verdalle, ashtu sic eshte edhe vete ska asnj gjase qe te beje ndonje ndryshim per mire.
3-Ne kete derexhe qe eshte jo vetem Shqiperia por sic po shohim cope cope jane te gjithe verdalle nesh, dhe mos behemi trapa qe sa here qe duam te shajme ata qe na drejtojne apo edhe komshiun qe kemi afer shtepise.. fillojme pellasim,,, pse sjemi si europa, pse sjemi si gjermania , jo anglia keshtu jo australia ashtu,,, ore popull keto vende jo qe skane te krahsuar me ne qe jemi si nje tribe i vogel i lene ne harrese, por keto vende kane lene leshte duke pushtuar e kolonializuar e luftuar e punuar e shpikur e mesuar e pesuar,,,, pra who are we kidding with? kane nje shpreje ata ” (me ke po tallim bythen ne?) vecse me veten tone sigurisht,,,,keshtu levizin gjerat ne kete pjese te botes keshtu eshte krijuar dhe nese bejme disi perpara duhet te themi thank you e mos mashtrojme veten pse sjemi si ky e si ajo hehe
Opozite me paqesore nuk ka pasur vendi ne 25 vjet. Bravo opozites.
4 vjet mazhoranca qeveris e vetem ulet niveli I jeteses.
A do keni goje te thoni prap fajin e ka saliu ? …derdimena
Ironi kjo.
Është shumë i varfër,nuk ka shtëpi.Por po interesohet duke sakrifikuar për të tjerët aq sa ka harruar vetën.Kur ishte në pushtet nuk mund të bënte gjë sepse e ndalonte opozita, prandaj mendoi që ish pozita ta merrte pushtetin përkohesisht sa të mbyllte gropat financiare dhe ta dorezonte atë(pushtetin) me dëshirë atyre që u ka hije..Ky është më i lig se Saliu.Mwerreni me mend se kush është!!!!!
O Lule, mos ka Salushi ndonji plan B qe ta ktheje 8 dhjetorin ne nji 21 janar te dyte
O hajdut i rruges e Kombit, i harrove te gjithe ato protesta madheshtore qe i organizove dhe i fillove ne shtator? Nuk te mjaftuan ato?
Sikur të ndalohen të mos vinë në demostratë ata që kanë vjedhur e grabitur popullin tonë,atëherë do të numroheshin në shesh vetëm 50 vetë në hall të vërtetë,.sepse kontigjenti i Bashës janë hajdutët e kriminelët direkt apo me mekanizmin e anarkisë e mos funksionimin e shtetit. Sa frikë ka Basha nga reforma në drejtësi…dhe ka të drejtë …është aleatja që e ka shpëtuar….nga populli….
Mire e ke oo7. Po shpresoi populli ta shpetoi Lulzim Basha, mos mbecim njeri ne kembe,po na befte ISISI shkrrumb e hi. Po si mund te shpresoi populli te ky hajdut I 230 milioneve te rruges Durres -Kukes? Si te shpresojme per drejtesi ,kur ky palaco karafidh, masha e Sali Berishes , spiuni qe coi drejtuesit e UCK ne hage,u shmang drejtesise me njemije enje menyra, I ndihmuar nga krye hajduti,shpirt katrani, I cili ne parlament nuk fliste dot per kartolinen derguar Hysni Kapos po shante nga familja kryeminiestrin,ky bukeshkal , ky ish-kryeminister me ter kutimin e fjales plak rrugac,me emrin Sali Berishe, do na drejtoi vendin. Si ka mundesi te drejtoi vendin e te kerkoi zbatim ligji ky kungull adolishent,qe lyen floket si grate,ky burrec qe vrau 4 qytetar e plagosi sa esa te tjere , te kerkoi llogari per zbatim ligji? Ky qe u thot hajduteve mos zbatoni ligjin. O kungull I pa pjekur I PD se SHQUPIT, pa na shpjego pse s;duhet dhen kupona? Pse nuk duhet paguar taksa ? PO ti mor idiot udheheqes pse nuk I mblidhje leket e dritave ,po edhe instituconet shtetrore nuk paguanin uje e drite? Per cfare shteti do flasesh ti,mor kopuk udheheqes ,a nuk ishit ju deridje ne pushtet? Po ty vetem hajdutet e gjakpiresite popullit do te vujne ne ate demostrat e po ta mbajti bytha preke kryeministrine . Kerkon te vish ti ne pushtet qe brodhe ministry me ministry. Shan ti Ilir Meten ,I cili duhet share,po jo nga ti qe vajre e I mbajte koken kur u shfaq vidua …… .Ke fytyre e shan ti. Do zgjidhesh hallet e popullit ti. Po ti je nje pacavure e SALIUT .tY NUK TE DUAN SHOKET TEND E JO TE DOJ E TE BESOJ POPULLI. tY TE THON SHOKET JE PA SHPRESE,nga dole te besoi populli. Ne nje film thuhet e eshte Arben Imamai ai qe therret: “Mos shkoni ne ate nevojtore fashiste”
Sa i pa fytyre!!!! Kur flet per drejtesi ky pesonazh.Eshte i pabesueshem .Dikush tjeter ne vendin e tij ndoshta do te ngjallte interes.
O luli e di ate historine e dy pijaneceve: Dy pijanece(sala e Luli) po ktheheshin ne shte ne nje rruge fshati.Aty afer kaloi nje kope me dhene dhe ne fund te kopese ecte dashi.Njeri I tha tjeterit Hajde ecim pas kopese qe kur ti bjene koqet dashit ti marim ti skuqim dhe ti pime me raki.Kesht ece e ece dhe arriten tek nevojtorja e kopese te future ne mu…t.Aty I zuri gjumi…..Kaq sa per te ndihmuar ty vogelush….Per demostraten dhe kerkesen tende per zgjedhje te parakoheshme….
Basha nuk është legen sepse do të hynte në punë…është pjesë e pengesës që i bëhet popullit tonë të mirë që të jetojë normalisht. Një kujtesë për Bashën(për të cilën duhet të falënderojë me anën e gazetës Tema):Ka ndryshuar gjendja sociale e popullit sot në krahasim me 1992 dhe 1997. Ata që ishin të gënjyerit e zjarrtë që pushtuan K/M p.sh.,sot ose kanë ikur por më tepër janë pasuruar në kurriz të të tjerëve dhe nuk i ka lënë mendja të sakrifikojnë pasurinë për ty,sepse dhe ti llapë e llapë që të tjerët të hedhin gurin,por ti nuk hedh dot gurë se nuk je i varfër(u pasurove,ndoshta rastësisht nga piramidat,u pasurove në kurriz të popullit me vjedhje direkt e indirekt)dhe nuk i kthen më ato që ke vjedhur me këtë lloj drejtësie….Tani merru pak me lirimin e prokurorit të gjyqit të Azemit që të rifitosh konfidencën e Saliut…..
Brenda kulles se shqupit refuzpojne te pranojne 2 milion shkelmat bythes qe moren para 2 vitesh dhe para 6 muajsh.Kjo eshte nje levizje e deshtuar qe ne lindje te saj me te cilen luli tenton te faktorizohet ne krye te pedes.Nuk besoj ta lene ujqerit e vjeter te pedes kete pupac.Ndersa per ramen eshte momenti te kerkoje referendumin per reformen ne drejtesi.Aty do dallohet mbeshtetja per politiken e gjithsecilit.
NUK KAM PARE POLITIKAN ME TE CEKET E ME MJERAN. ESHTE I GJITHI NJE DORDOLEC QE FLET ME NJE FJALOR QE ME SE PAKU NA KUJTON FJALORIN E PERIUDHES SE KOMUNIZMIT. KA NJE VARFERI IDESH DERI NE DHIMBJE. ESHTE E KOTE, SHQIPERIA ESHTE NE UDHEKRYQIN ME TE MADH HISTORIK TE SAJ. ME KETE KLASE POLITIKE, JEMI TE MBARUAR TE GJITHE.
Po ca halli ke mer Lul qe nuk pret edhe me pak se dy vjet?! Po te jene shume njere ske nevoje te lodhesh fare vella, me qetesi dhe dashuri me zgjedhje te lira e demokratike! Po nje hall e ke ti mer Lul, ne te gjithe e kuptojme! ?
Legen.
Kombishti i Sales, zgjedhje te parakohsheme kerkon tri here ne dite, paska harruar qe daten 8 e caktoi per te rrezuar Ramen. Me sa duket e shikon qe vec t’i rruaj bolet, s’ka ci ben tjeter.
O Lulush torta, ti dihej te ishe ne burg per shitjen e detit, mega vjedhjen e 300 milione eurove ne rrugen e Kombit dhe vrasjen e 4 personave ne 21 janar.
Ata qe te vijne prapa ty ose jane debila dhe nuk te njohin kush je (gje qe nuk e besoj), ose e dine ça muti je por nuk u intereson se jane muter edhe vete. Vetem ne Albanistan ndodhin gjera te tilla, qe nje vrases dhe super hajdut te jete ende ne gjendje te lire dhe ne politike.
Akoma shpreson ky se mund te vije ne pushtet prape??
Jo, Jo, Jo *******************************************************
Mos u genjeni o popull,
se kY “REVOLUCIONI” i 2015-tes emer qe i ve ky shal-thate per t’u mbrojtur dhe shpetuar “DREJTESISE” bashke me Sali Bishen.
Ky “REVOLUCION”,
behet per te kthyer SHQIPERINE ne shtet “RRUMPALLE” ku gjithcka te
vidhet perseri.
Jo, Jo. Jo **********************************************************
Mendo qe te kthesh ne pushtet Bashen apo Aldon, apo Flamur Noken apo Strazimirin… apo presidentin e nderit (turpit) Sali Berishen! Mendoni dhe mos u tallni me ta. Njerezit kane pakenaqesi plot se jeta eshte mizerje, por keta do ta falimentonin fare qe Shqiperia te ngelesh si shprehja e Bismarkut: nocion gjeografik.Mire qe ika qe kur ish Saliu I-re. Dhe nje gje tjeter: ata qe u thosh Saliu mos paguani dritat kane ikur te gjithe se kishin miljona per te paguar psh kuksianet ishin te gjithe pa paguar dritat ndaj iken.
kush merret me smerlaper shqupi shkerdhate eshte
Mos kini me frike te dashur nga emri i utyer
Mos kini me frike te dashur nga emri i utyer e i frikshem KOMUNISTAT-SOCIALISTAT…..Iku koha kur pushkatoheshin pa lene gjurma bisqet e para me epitetin AGJITACION -PROPAGANDE kunder regjimit gjakatar …Dilni te lire e po ka mundesi e gjithe Shqiperia ne sheshin e madh ,qe keta tartabiqa qe po vjedhin parate e popullit ,qe kane futur duart ne arken e shtetit ,qe udhetojne me shpenzime maramendese ne 4 anet e botes ,qe na genjyen e lozen me durimin tone ,te shkojne atje ku kane vendin ,te marin denimin per ate pasuri te shpejte qe vune duke vjedhur e jo administruar parate tona…
Ha ha ha ha te gjithe agjitatoret komunista te kthyer ne komentatore ,i pelqejne me shume emrat femerore e prit ndonje dite kur ti shihnei edhe te konvertuar me ndihmen e operatoreve kirurge ne femra pa penis fare ,se per partine edhe bar hane ,edhe gjinine konkrete e nderojne nje grusht i vogel te tille burakesh..