Pas më shumë se 14 orësh diskutime dhe akuzash mes palëve, deputetët kanë votuar projektligjet e ditës.
Projektligji për buxhetin e vitit 2016 u miratua në parim pasi mori 84 vota pro, ndërsa të njëjtin fat nuk e kishte edhe hetimi ndërkombëtar i CEZ. Kjo pikë e rendit të ditës nuk u miratua pasi 52 ishin kundër dhe vetëm 63 pro.
Me 85 vota pro, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjet “për akcizat”, “për taksat kombëtare”, “për sistemin e taksave vendore” dhe “për mbledhjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”
Po ashtu, me nga 85 vota Kuvendi miratoi shtesën në ligjin “për sigurimet shoqërore” dhe në atë “për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor”.
Kuvendi gjithashtu miratoi me 85 vota pro ligjin“për punëkërkuesit” dhe me 79 vota atë “për trajtimin e pronës”.
Me shumicë të cilësuar u votuan Kodi i Familjes që mori 86 vota pro, Kodi Penal që mori 84 vota pro dhe Kodi i Punës 85 vota pro.
A e kupton opozita se per ore te tera tregoje horrllekun qe e ka ne gen dhe u fundos me shumice votash!? Keqardhje per kete vend qe po vuan nga nje grup kriminelash e hajdutesh per 25 vjet.
Tema me vjen shume keq qe te pakten permendni edhe klimin e ligjit fam keq te pronave, me keni zhgenjyer totalisht
Uauuu kod penal, buxhet, prona, taksa kombetare, akciza, kod familje brenda 10minutash… kot thote Rama se ska shkopin magjik, me shume se aq vetem Kim Jong Uni ka… nejse jemi mire jemi shume mire… me behet qefi qe edhe Tematikasit ndjehen mire… ore se harrova skishte kohe J.Kerry ta vizitonte pak sh.t.z.shtatlartesine e tij… po kryetematikasi Mero, ne lemin e gjere te artikujve “dehes” qe ben skishte fare hapsire ti kushtonte nje mosvizites se tij… e cbrockullis dhe une jemi mire jemi shume mire… perpara partizane drejt kushtetutes urrrraaaaaaaaaaaa