Rrogat e çmendura të Bankers! Nga 50 në 100 milionë lekë në muaj

5 Dhjetor 2015, 09:28Politika TEMA

Nëse hedh një sy në borderonë e kompanisë Bankers Petroleum, mund të shihen shifra të jashtëzakonshme.

Në kompaninë me rreth 550 punonjës, 70 persona kanë paga mbi 10 milionë (të vjetra) në muaj, raporton Dita.

Brenda këtij grupimi ka paga që shkojnë 15, 20, 30 e më shumë milionë lekë në muaj (!)

Nga këta 70 persona, vetëm 2 janë shqiptarë.

Ndërkohë, 20 drejtues të kompanisë kanë pagë mbi 50 milionë lekë (të vjetra) në muaj (!)

Kurse 3 drejtues të lartë të kompanisë kanë rrogë stratosferike në shifrën e pabesueshme të 100 milionë lekëve në muaj (!)

Sipas një statistike të tatimeve, në Shqipëri vetëm rreth 100 vetë kanë paga mbi 10 milionë lekë të vjetra në muaj.

Nga këta persona, mbi 70 i përkasin… kompanisë Bankers!

Këta të superpaguar figurojnë në bordero si “supervizorë” dhe janë kryesisht familjarë të drejtuesve të huaj të kompanisë që punojnë në Shqipëri.

Dhe nuk mbaron këtu.

Supervizorët, veç pagesave fikse multimilionere, marrin mijëra dollarë të tjerë për dieta dhe ushqim. Ata udhëtojnë vetëm në bussines class.

Burime brenda kompanisë thanë për DITA se shumica e këtyre individëve vijnë në Shqipëri një herë në 1 deri në 3 muaj për të tërhequr paratë, por megjithatë në emër të tyre figurojnë apartamente luksoze, vila në Tiranë dhe badigardë.

Vetëm zëri në buxhet për badigardë është 3 milionë USD në vit!

Kontrata i njeh Bankersit të drejtën të mos paguajë taksa nëse të gjitha fitimet i investon.

Dhe kompania ka gjetur (ndër të tjera) një goxha mënyrë për të “investuar” për naftën shqiptare: paguan paga të tilla, gjysma e të cilave ia kalojnë edhe pagës së Presidentit të SHBA-ve.

Para disa vitesh, plasi skandali i rrogës së drejtorit të CEZ-it që merrte 66 mijë euro në muaj (!). Po ai ishte vetëm një.

Rekordin tashmë e mban Bankers Petroleum, kompania që u fut në Shqipëri në vitin 2004 pas një kontrate me qeverinë Nano që u vijua nga qeveria Berisha dhe vijon ende sot.

28 komente në “Rrogat e çmendura të Bankers! Nga 50 në 100 milionë lekë në muaj”

  1. Leku Leter says:

    Po pse do i mbani pishtarin nje kompanie private sesa i ka rrogat? Po per rrogen e Fevziut apo te Kol Balles pse nuk shqetesoheni? Nje kompani private mund te caktoje ca page ti doje qejfi per punonjesit, ceshtja e tatimeve pastaj gje tjeter, duhet t’i derdhe nje me nje, kjo na intereson e jo rroga e tyre. Debilizem albanez, merret me rrogat e nje kompanie private!

    1. Ermal says:

      Shume mire qe i kane marre aq para keta njerez per veten e tyre dhe shume me mire per shtetin nese keta njerez paguhen me keto rroga, sepse tatimi mbi te ardhurat personale eshte 23% ne vend, me i larte se tatim fitimi i korportatave qe eshte 15%.

      E keqja e vetme pse nuk mundet qe qeveria shqiptare t’i administroje ndermarrjet publike eshte ngase shqiptaret duan te paguajne nje drejtor me 2000 punetore nen vete me nje rroge 1,000 ose 2,000 Euro ne muaj, nderkohe qe fitimet e kompanise te kapin 5% te buxhetit vjetor te shtetit. Nje rroge 10 mije Euro ne muaj quhet e çmendur, ndaj vijne te huajt e marrin gjithe koncesionet dhe ne na mbetet te veshtrojme sesi ata zhvillojne aktivitetin e tyre, krijojne te ardhura, paguajne tatime, paguajne shume mire punonjesit e tyre dhe ne fund fitojne edhe vet.

      Prandaj perfundojne te rinjte shqiptare ne rrjetin e trafikut te droges, sepse s’u tregon kush qe po te besh nje shkolle dhe te investosh ne edukimin tend (jo vetem monetarisht), ato pare qe i ben duke rrezikuar lirine tende dhe qe t’i hane avokatet e gjyqtaret, mundet t’i besh me ne nje profesion dhe te kesh gjithe lirine per te jetuar i vleresuar dhe i respektuar nga shoqeria.

      1. TR says:

        Bankersi e ka tatim fitimin 50% jo 15% o mjeshter. Ndersa rrogat per efekt te kontributeve shendetsore e shoqerore paguhen mbi bazen e pages maksimale pre 970 mije leke te vjetra ndersa tatimi mbi te ardhurat personale eshte 23% vetem per pjesen e rroges mbi 1 milion e 300 mije leke te vjetra. Bankers duke fryre shpenzimet me rroga te tilla nuk i sjell fitime shtetit por humbje kolosale. Ne 11 vjet shteti ska marre asnje lek tatim fitimi

    2. Omer says:

      Problemi eshte qe Bankers nuk eshte kompani e thjeshte private. Bankers eshte kompani qe ka ber marveshje me qeverin qe te nxjeri dhe te shese nje pasuri kombetare sic eshte nafta. Marveshja eshte qe fitimi ndahet gjysem per gjysem. Pra cdo lek I ketyre rogave ul direkt fitimin. 50% e ketyre pagave duhej te derdhej si fitim ne shtet. Pra gjysmen e ketyre rogave e paguan shteti shqiptar. E kupton tani leku leter?

    3. TR says:

      Ore kjo nuk eshte kompani private si gjithe te tjerat. Eshte kompani koncesionare e pasurise me te rendesishme te popullit shqiptar. Ka marrveshje te vecante me shtetin qe do e ndaje fitimin pergjysem pra paguan tatim fitim prej 50%. Duke rritur shpenzimet ne menyre fiktive kjo kompani ka arritur de dal me humbje per 11 vjet rresht dhe mos te paguaje asnje kokerr leku tatim fitimi shtetit shqiptar. Ti rrin merresh me pagat e gazetareve si injorant.

    4. gezimi says:

      per aq sa di eshte sic po thua, por problemi nuk eshte ashtu.

  2. Psw says:

    Sa eshte e vertete qe kompanite private nuk jane te detyruara te japin llogari para shtetit per nivelin max te pagave, eshte po aq e vertete se nje nivel tej llogjikes ekonomike te tregut duhet te perbeje nje indicie te forte per verifikimin ne terren te evazionit, mashtrimit dhe kontrabandes. Keta elemente me rezultojne prezent ne aktivitetin e kesaj kompanie aspak serioze ne mardherniet me shtetin por dhe me komunitetin ku operon.

  3. Ne albanistan KEQ TE KESH LEK E KEQ TE MOS KESH!rracemuti!

  4. FESTIM says:

    JENI XHELOZ JU ARE …. RROGA ME E ULET ESHTE 50.000 LEKE DHE PRAPE SHYQYR QE EJMI NE PUNE ..

  5. deda says:

    dhe shani enver hoxhen se ishte diktator.po keta hajdute qe po e vjedhin kete kete vend qe quhet shqiperi edhe mbi toke edhe nen toke

  6. elmaz says:

    Pagat jane me ulet se rajoni dhe kjo as qe vihet ne dyshim.

    Mos i krahasoni pagat e nje industrie nafte me pagen minimale dhe degjeneruese te shtetit.

  7. Asim Semani says:

    Ky popull mnender ha m…

  8. funerali says:

    detyroini te zbatojne kushtet per investime dhe rinovime ne kompani, mos I lini te bejne evasion dhe do shikoni se si do cfryhen rrogat e ketyre hajduteve nderkombetare.

  9. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Shqiperia eshteb e skllaveruar.

    FMN dhe Banka Boterore.

    Nuk ka burre qe largon kompanit ose i shtrengon ne kontrata se pastaj i iken karrikja.

    Te gjitha qeverit jane ne sherbim te ketyre lloj kompanive si te naftes, floririt, kromit etj.

    Qeverit tona jan kukulla dhe per ti ulur koken qytetarit te vet qe te rrine urte..

    Shqiperia nuk eshte Venezuel.

    Shqiperia eshte shtet i skllaveruar nga shtetet e tjera qe na japin ne “” Demokraci “” dhe “” Para “” me shumice.

    Qeveritaret tane prej kohesh kane qene dhe jane vetem ne sherbim dhe nen urdherat e te huajve qe na rjepin dhe vendosin vet ne pushtet njerezit e dobet, dhe mashtrues te popullit te vet, mjaftojn qe te behet loja dhe interesi i te huajve si ne politik dhe ne ekonomi.

  10. juliano says:

    mender ky popull muti i na vjedhur cdo pasuri qe ka nen toke mu perpara hundes se vet dhe te gjitha keto para e rroga marramendese do te ishin ne fonde per te shtruar rruge te reja fshati cdo muaj dhe te suvatoheshin spitale horror gjithandej,te ngroheshin me kaldaja femijet e shkollave,tu jepej ilace pensionisteve se per ngrohje i ngrit si pleq debore me cmimet e dritave,dhe kush e di sa e sa te mira dhe sherbime do te kryheshin cdo muaj me keto rroga te vjedhura nga nafta dhe pasuria e ketij vendi te udhehequr pre dekadash nga hajdutet me kollare qe drejtojne kete parlament me ne krye hajdutin me blloke ne dore dhe bushtren e tij personale edvin ramen,TURP I MADH TURP DHE MEKAT

  11. miku says:

    Dhe ironia e fatit, keta dhjamen si derrat, qeshin, tallen … dhe banoret e atyre zonave kane perqindjen me te larte te vdekjeve dhe moshen me te ulet, kane perqindejen me te ulet te fertilitetit.
    MALLUAR QOFSHIT. ZOTI UA DHENTE SHPERBLIMIN TE ATA QE JU DHIMBSEN ME SHUME.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Te lumte goja..

  12. Kulaku says:

    Kapitalisem eshte Pron Private ,paguan kokat qe i bejne punen,ne shqiperi cte paguash,Bare hane si Gomer pellasin,ne rethe se istuticionet shtetrore dhe bashkin ne Tirane paguajne roga Europiane Miljon e Larte se na duhet ketu te mbajme …

  13. 2015 says:

    Per kete Krishtlindje do ta ndryshoj lutjen drejtuar Zotit! Do ti kerkoj vetem kaq: “O Zot te lutem me gjej nje vend pune si superviore te Bankers, vetem per nje vit, asnje dite me shume!” ;P

  14. Ilirfloriri says:

    Po Loni Cobo sa e kishte mero? Apo ndoshta ka punuar me $1 ne vit ai se i mjaftonin cantat qe merrte nga Ismailet, Çukot, Ruçet, Sirianet, dhe shume e shume te tjere.. Ah me falni se harrova pa permendur ekspertet e vleresimit te ndikimit ne mjedis, te famshmit dhe te pazevendesueshmit GR Albania e cila kishte kontrata miliona dollareshe per “sherbimet e vyera” qe bente per bankers por dhe per te miren e vendit!!!!’

  15. Toni says:

    Kraaso rrogat e supervizoreve te shell ne rumani ose ne ira

  16. Hysni says:

    se ka qene jeta kane rjepur nga ekonomija jone dhe sot jemi te qorruar dhe kenaqemi qe barku i tyre ska te ngopur. mos qofshim kurre ma mire.

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Ta zberthejme pak.. Po e marr ne dollare dhe shtoi 3 zero nga mbrapa ne leke..

    Ne muaj;

    20 veta x 50 miljon = 100 miljon
    44 veta x 10 miljon (MINIMUMI por vetem MINIMUMI) = 440 miljon
    3 veta x 100 miljon = 300 miljon

    Total ne MUAJ = 840 miljon

    Ne vit = 840 miljon x 12 muaj = 1,080 miljard.

    Po c’fare fitimi ti japin shtetit keta ku 80% e fitimit eshte rroge ?!?! Hiq 10-15% riparime te 20% te ngelur dhe “TE PUTH HALLA NE 2 FAQE”..

    Hajde tallje hajde..

    Nje punetor I thjesht menaxhimi ne fushen e naftes ne Amerike qe kam rastin ta kem shok, $65.000 dollare ne vit merr.. Dhe ai menaxhon aktivitetin me 300 e ca punetore poshte tij..

    1. sonar says:

      Ti idioti optimist eshte fatkeqsi qe jeton ne Amerike. Taliban se taliban ke ngelur ne mendime. Ai shoku yt menaxher merr 65 mije ne vit por ai jeton ne vend te tij, nuk ka shkuar ne nje vend tjeter te punoje larg familjes se tij. Ata qe marrin paga te larta jane drejtoret o hajvan, CEO, CFO, COO, etj, qe ti duhet ta dish se sa marrin tipa te tille ne boten perendimore. Gazetari idiot flet me leke te vjetra o hajvan, jo me dollare. Ty te paska djegur truri ndonje kondensator qe mendon se jane ne dollare. Ata qe marrin nga 15, 20 apo 30 milione leke te vjetra ne muaj i thone te marrin nga 15, 20 apo 30 mije dollare ne muaj. E pse qenka cudi qe nje inxhinier apo vleresues (estimator) te marre aq para ne nje vend te huaj. Kam edhe une nje mik ketu qe punon si estimator dhe merr gati dyfishin sa here kompania e dergon ne vende si Brazili, Kolumbia, apo edhe ne Lindjen e Mesme.
      Si na i dergoi Zoti gjithe keta budallenj vetem kombit tone, nuk arrij ta kuptoj? Ik o rrk se kot sa na harxhon ajrin. Ik vrit veten. Ma merr mendja do jesh ndonje 50 vjecar qe punon si shipper/receiver atje ne Amerike e per nje arsye a nje tjeter te eshte mbushur mendja se i di te gjitha ti kokrra e hajvanit.

  18. sonar says:

    Media idiote! Merakosen se sa paguhen punonjesit e nje kompanie private. Ata paguhen me standartin kanadez o imbecil jo me ate te katundit te humbur te Ballkanit qe ndryshe njihet si Albanistan.

  19. bib3roni says:

    Ka nafte aty ,prandaj dhe rrogat jane te mira. Le te hane dhe ca kohe sa te shteroje.
    njeriu dhe ariu ne alaska po perpiqen e nuk po del as nafte e as gaz.
    ?

  20. ciklisti says:

    Gazetar RRK komplet mire kjo po edhe i vjen inat qe punon vete per 2 leke edhe pret qe te fitoje vemendjen e opinionit publik. Po hallall mer edhe nese i kane dhene rroga te tilla puntoreve keto shifra nuk dolen kot jane ne bordero sa do qe kompania ska pagujt sikur nje kokerr leku tatim por ama nga rrogat jane mbajt tatim fitimi i rroges ne masen 23 % ne kohen e Edi Rames pak a shume e tille ka qene % dicka me pak dicka me shume edhe ne kohen e saliut. Tani edhe pse kompania eshte kap me keto gabime sa do qe do i paguaje borxhin edhe me keste parate qe mendohen se jane te vjedhura prape keto persona keto lloj rrogash do marrin sepse gjysmat e tyre i marrin po te jetojne e punojne ne shtetin ku kane lindur normal kur punon ne emigrim do marresh me shume sic ndodh kur ikin shqiptaren jashte shtetit se kam per ato qe nuk dine nga lidhet gomari edhe punojne ndertim per 5 leke por po flas per vajza e djem me shkolle te larte qe rroga i shkon mbi 100 mije euro ne vit si menaxher norma dhe si menaxher te larte qe i shkon edhe me shume. Te tille persona jane te pakte ne nr prandaj jane edhe me pak te degjuar. Ai qe eshte i zoti gjithmone kerkon nje rroge me larte nuk i behet B***lepires i partive nga ato qe nuk marrin vesh nga jeta.

  21. NN94 says:

    Edhe ket i dolen avokatet online Bankers-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje