“Bota ka qenë vetëm një hap larg një lufte bërthamore”.
Kjo gjë pohohet 20 vjet më vonë nga ana e Bruce Riedel, ish-agjent i CIA-s, duke i referuar një dokumenti top secret të përgatitut në vitin 1999 nga Sandy Berger, zyrtar i inteligjencës amerikane dhe ish-këshilltar për sigurinë në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur president ishte Bill Clinton.
Dy vendet të cilat ishin në prag të një përplasje bërthamore, kanë qenë India dhe Pakistani.
Kryeministri i atëhershëm pakistanez, Navaz Sharif, që pas disa ditësh do të takonte pikërisht Clinton, sipas CIA-s, kishte urdhëruar drejtuesit ushtarakë për të përgatitut arsenalin atomic për ta përdorur kundër Indisë.
Marrëdhëniet e Pakistanit dhe Indisë atëherë ishin më të acaruara se kurrë dhe nga momenti në moment pritej që mes tyre të niste lufta.
Tensioni në Shtëpinë e Bardhë pas këtyre informacioneve në vëna në dispozicion nga CIA ishte në maksimum.
Ishte presioni i Uashingtonit ndaj Pakistanit, që shmangu nisjen e një lufte e cila do të ishte katastrofike./ b.l
o na marrne me qafe spurdhjaket
Ah kur si paskeni lene se do ishte qetesuar bota, s’do kishte as9/11.Ja keni fut vedit.
SHYQYR QE SHPETUAM SE Shen Kozmai ka thene : ” reziku do te vije nga lindja..”