A eshte holli i gjere i Hotel Rogner ne bulevard nje periferi e Shqiperise?
Une mendoj qe jo dhe, besoj se te flasesh ne te per periferite shqiptare nuk do te thote se i njeh ato; madje a doni te dini me shume? Une nuk e besoj dot qe ne Rogner flitet per periferite e ketij vendi.
As ne kafen e madhe e te shtrenjte te Sheratonit nuk e besoj se ndodh kjo; as tek Gurmet, as tek sallonet pa dije te Qilit, as jashte ketij vendi e as per pushime te shkurtra e te gjata njeheresh; as ne telefon e as me veten nuk besoj se ndodh.
Per periferite flitet ne Kuvend;
Kuvendi, njesoj si tek ajo “studioja F” qe nxit nje nivel mizerabel komunikimi, ka ende audience; dikush e ndjek si zakon, dikush se i pelqen konflikti apo “sherri” me troc, dikush se e kerkon mundjen e tjetrit, dikush se do te mesoje se cfare vendoset per te, dikush se kerkon me deshperim te degjoje te verteta, dikush se ka krijuar varesi ndaj ndjekjes se nje tufe me te pa ndeshkuar prej vitesh dhe per krime te renda, dikush se te njejten varesi e ka krijuar ndaj genjeshtres, dikush se kerkon produktin e ndikimit apo me shume lobimit per vete e interesat e tij.
Kuvendi nuk eshte cliruar nga kjo tipologji e interesit per te.
Une punoj ne Kuvend, cdo dite thuajse. Mua me pelqen qe Kuvendi ka vemendje, por ajo qe une shquaj eshte tjeter nga sa me siper.
Cdo mengjes para e rreth Kuvendit ka njerez qe te presin aty, te ndalojne, te flasin, te tregojne, te deshmojne, pa diskutim edhe te kerkojne.
Ne gjithe keta vite sherbim ky interes me ka bere mire, ndaj ndaloj cdo here e per cilindo, burre, grua, te moshuar, te rinj, per cilendo fjale apo cilindo problem.
Ne nje fare menyre degjoj pulsin e periferise-dhe ky eshte nje rast, tjetri eshte ne zone, cdo jave, pa munguar; mundohem te zgjidh brenda mundesive te mija pa e vrare mendjen hic se PD pergjon “favorin” tek cilido nder ne.
Por ne ane tjeter ndjek edhe si luhatet e vendoset ne nje graf ditor besimi.
I kam thene vetes cdo dite;
Mos mbetsh pa te ndaluar e kerkuar njeri tek dera e Kuvendit;
patjeter ne rruge, ne shesh, pa te kerkuar njeri ne telefon a tek dera e shtepise, ne zone, kudo; ti nuk ke liber tu shesesh, por ti degjosh tek flasin troc-sic ne periferi, tu kthesh nje fjale e po munde tu zgjidhesh nje hall, nuk te kushton, e ke pune mbi te gjitha.
Nuk gjykoj kend qe nuk ben kete, mban koken edhe me lart e ecen drejt e si bie hic ne sy se fare pak me poshte nuk e kerkon njeri, nuk e ndalon nje hallexhi tamam nga ata te periferive atje ku ai ka punen apo gjendet. Fare.
Ama dua ta them me plot gojen:
Hipokritet jane tipologjia me prezente e Kuvendit. E njohin audiencen, por kurre nuk thone per te ate qe mendojne, ate qe jetojne; jo, i thone audiences ate qe ata mendojne se audienca kerkon te degjoje. Ne fakt kjo nuk eshte kurre ajo qe ata jane, ajo qe ata jetojne.
Une jam rritur ne periferi dhe e dalloj fare mire kaq.
Periferia eshte e varfer dhe sepse eshte keshtu hipokriti dallohet lehte, ashtu sic ne periferi tani ka edhe ishuj te pasur, si keto ishujt nen Sauk e deri ne Farke, e ku i varfri dallohet akoma me lehte; tek ishujt as qe flitet per te varfrit.
Nejse;
Ne dy dite te njepasnjeshme ne Kuvend mu be e qarte se arroganca e padijes dhe ideologjia e hipokrizise eshte me e forte se cdo gje.
Brenda dy diteve i pashe te gjitha dhe jam shastisur me kapercimin e pashembullt nga ligji “Per Pronat” tek ligji per “Buxhetin”, nga ish pronaret-sa shume ka ne salle nga keta, tek periferia-sa pak ka ne salle nga keta, nga e djathta tradicionale-kembengulese ne salle, tek e majta si mode, menyre per te terhequr vemendje apo vendosur nje relacion te ri pritshmerie, pertej partise si nje gje e re.
Per vete i respektoj bindjet e gjithkujt, interesat gjithashtu, edhe pse mendoj se konflikti i interesave eshte gjeja qe duhet te kete nje fund ne Kuvend.
Por nuk do te pranoj ndonjehere qe ne emer te se drejtes te ndeshkohet me barre nje shoqeri e tere thuajse per nje shekull vitesh ne radhe.
Keshtu griset e Majta!!
Ligji i ri per pronat synon te merret me te drejten dhe e trajton ate ne raport me mundesite e shoqerise, duke rilexuar edhe nje here vendimet qe ne bashklerisht kemi marre per shumicen.
Ligji i ri per pronat e kthen pronen fizikisht, e kompeson ate po fizikisht, e kompeson edhe financiarisht si nje mundesi edhe me e gjere.
Ligji i ri per pronat e ben kete duke ofruar mundesi per me shume pronare ne nje maredhenie te re qe krijon me shume hapesire per kompesim fizik te gjere dhe fonde per kompesim financiar me te madh; prej fondit te pandare dhe fondit publik te tokes-trojeve, prej fondit financiar me burim edhe taksimin e pergjithshem.
Mendojeni, behet fjale per nje te drejte te 2-3% te popullsise qe nuk mund te kthehet ne barre jetegjate per 97-98% te popullsise; kerkesa per te kompesuar sot me nje titull te ri, te ndryshem pronen e shpronesuar ne 45-sen, eshte tamam barra mbi shoqerine. Kontributi i nje shoqerie te tere ne zhvillimin e territorit nuk mund te kthehet ne biznes shume fitimprures per nje pakice, nderkohe qe shumica paguan per te.
Ligji i ri per pronen, njeh, vlereson, kthen, kompeson pronen ne zerin kadastral qe kishte kur u shpronesua por me cmimin e sotem.
Te ishte ndryshe do ishte e padrejte.
Nenet jane aty e per to nuk mund te mesosh ne kafe goje me goje, por me sy ne leter duke lexuar.
Ne skajin tjeter, ate te buxhetit me gjithe cfare permban ai-ligjet fiskale gjithashtu, gjerat jane po kaq te qarta.
Shikoni, gjithnje kam besuar qe dija duhet te perdoret per mire, kurre per epersi mbi tjetrin; dija duhet perdorur per sherbim me shume se per sulm mbi tjetrin, vecmas kur mundesite per dije kane qene krejtesisht te pabarabarta. Kur ndodh kjo, dija duhet te te bej kokeulur, madje kur ky diferencim ka ardhur prej pushteteve ne vite, kjo eshte pergjegjesi edhe e jotja.
Por nuk e mendoj kete per e mes njerezish qe e kane per te detyre te lexojne, shqyrtojne, vendosin.
Nuk eshte e vertete se ne tatojme me 23% rrogat; nuk eshte e vertete qe cilido qe fiton nga rroga mbi 1 milion leke ne muaj tatohet me 23% te cdo leku mbi kete shume; nuk eshte e vertete qe nje menaxher paguan me shume se pronari i tij. Nuk ndodh!!
Tatimi progresiv mbi te ardhurat eshte krejt tjeter;
te ardhurat nga 0-30.000 leke kane zero lek tatim,
te ardhurat nga 30.001-130.000 leke kane tatim 13% te shumes mbi 30.000 leke,
te ardhurat mbi 130.001 leke kane tatim 13.000 leke plus 23% te shumes mbi 130.000 leke.
Eshte e qarte se rrogat mbi 100.000 leke deri ne 130.000 leke nuk tatohet me 23% te cdo leku mbi 100.000 leke. Fare.
Eshte e qarte gjithashtu se tatimi mbi rrogat mbi 130.000 leke nuk eshte 15%, sac tatimi mbi fitimin, as 23% nuk eshte.
Llogaria eshte e thjeshte:
per rrogat 140.000 leke tatimi arrin ne 11%,
per rrogat 150.000 leke tatimi arrin ne 11,7%,
per rrogat 160.000 leke tatimi arrin ne 12.4%,
per rrogat 170.000 leke tatimi arrin ne 13%,
per rrogat 180.000 leke tatimi arrin ne 13.6%,
per rrogat 190.000 leke tatimi arrin ne 14%
per rrogen 211.250 leke tatimi arrin e ne 15%.
Si norme barazohet, por jo ne vlere absolute me cilindo qe ben biznes e tatohet per fitimet e tij.
Kujdes, jo me biznesin e vogel, ai tatohet mbi xhiron, jo mbi fitimin.
E shihni besoj qe rrogat nuk tatohen njesoj me fitimet?!
Dhe rrogat mbi 130.000 leke nuk jane me shume se 2.8% e rrogave te paguara ne vend.
Kjo te ben te mendosh edhe nje here mbi ate se ku nis e ku mbaron shtresa e mesme ne kete vend.
Shikoni, per te gjitha rrogat nga 30.000-130.000 leke ne muaj ne ulem tatimin duke u lene te lira punetoreve, nepunesve, mesuesve, infermiereve, ushtarakeve etj mbi 7.5% te te ardhurave te tyre qe i kafshonte tatimi i sheshte, nderkohe qe sot 56% e rrogave jane me tatim zero; nderkohe qe nga 1 janari dhe 80 mije biznese te vogla do jene me tatim zero.
A eshte shtresa e mesme kjo? A mund te jete shtresa e mesme ne kete vend ky 2%-shi i menaxhereve per te cilet flitet?
Une mendoj qe jo!!
Thene kete, kam parasysh shume qarte edhe abuzimin global, maramendes me rrogat e ketyre menaxhereve; sot media percjell nje lajm per rroga menaxheresh ne nje superfuqi nafte ne kete vend qe shkojne nga 50 milion deri ne 100 milion ne muaj.
A duhet te tatohen fort keta edhe pse dikush i klasifikon subjektivisht si shtrese e mesme?
Une mendoj qe po!
Ndryshe, keshtu griset e Majta!!
Ne fund, tatimi i kapitalit eshte nje ceshtje qe diskutohet sot pa fund, por une ne dy dite nuk e degjova kund alternativen e tatimit me larte te tij. Kerkund.
Nje vit me pare e shtrova kete ceshtje duke e shquar edhe si burim te pabarazise; norma e rritjes se fitimeve prej kapitalit, dividenteve, aksioneve, qirave etj do te jete gjithnje me e larte se norma e rritjes se te ardhurave nga puna.
Ashtu sic problemi i ri qe ka lindur e qe ja ben muuu edhe ketu tek ne, ka te beje me faktin se prej marreveshjeve qeveritare (te trasheguara tek ne), korporatat po paguajne fitime me pak se biznese nen to ne klasifikim; prej perjashtimeve apo shpenzimeve te njohura qe ato kerkojne dhe arrijne ti marrin ne kontrata qeveritare prej politikane te korruptuar.
Keto jane dy probleme per te cilat cdo i majte sot duhet te fliste, poooor…. ne tani jemi te zne me filozofi deri banalitete mbi koncesionet duke sugjeruar ne fakt ate qe ndodh sot e duke shenjestruar tek ne ate qe kemi trasheguar si krim prej te tjereve.
Lajmi i djeshem per detyrimet fiskale te pranuara nga e njejta superfuqi nafte ka vendosur nje standard te ri; kam punuar e folur prej me shume se 5 vitesh per kete, ne nje kauze qe shumkush nuk e besonte e fare pak e etiketonin edhe si komuniste, madje deri ne senacen e te enjtes prej Berishes kjo. Por kjo Qeveri tani ka nje standard te ri dhe parate do shkojne ne buxhetin e shtetit.
Duhet te flasim per to, pa patur friken e qefmbetjes se pronareve; me mire nje tavoline me pak me ta se sa te grisim te Majten duke heshtur per “miqte” tane.
Ne e kemi te shkallezuar sot tatimin mbi fitimet apo mbi kapitalin, por mes shkalleve ka tipologji biznesi qe favorizohen;
Po ua them sot, eshte e pa pranueshme qe biznese sherbimi, te cilat operojne sot ne kushte monopoli prej kontratave qeveritare (te trasheguara) te paguajne vec 15% te fitimeve te tyre; po keshtu lojrat e fatit me ligjin e vjeter e te ri po te doni.
Shkallet duhet te bejne drejtesi fiskale per te gjithe dhe kjo eshte e majte!!
na zhgenjyet dhe shume shpejt do ta merrni pergjigjen ti xhuxhi corapekuq dhe ai basketbollisti corapekuq. gjithcka qe shkruan nuk eshte vecse nj justifikim per deshtimin tuaj te tmerrshem brenda dy vitevete para. turp dhe mallkuar qofshi qe ju dhame voten
Erion:Te lutem ma prano nje Kshill te vogel:
Analiza dhe Spjegimi qe ju beni jane vertete
shume te sakta.Ju na e thate duke perdorur
Aritmetiken e thjeshte,por
Ju duhet ta dini se ne vitet e Pushtetit
Rrumpalle te Kapitalistit ne Shpyrt dhe ne Xhep
Sali Berisha,ne Popullate informaliteti i kaloje kufijte e 100 perqindeshit.Ky popull vertete ka ne Xhep nga dy apo tre Diplloma
por nuk kane asnje Koqe ne Karroqe,ndaj mos u lodh me se
e duan me Gishta!psh 5 PLUS 2 BEJNE 10 MILIONE
sepse te vetmen gje qe dine eshte Kamata.Ndaj z.Brace
mos u merzit sepse ata temajtet nuk e grisin dot ate.
Kurse Blushit i themi: Mos e provo Pushken duke shenjestruar
shokun qe ke ne krah.por behe kete gje me Tabelen Perballe.
Ju pergezoj Brace.Populli ndaj po iken!Jo vetem se eshte i Varfer
ekonomikisht por ai po vuan edhe nga Injoranca qe Sali mbolli
mbi te.Ju kuptova dhe e di fare mire qe nje misjon profesional
ju pret.Te shkaterrosh varferine,duhet me pare te zhdukesh
Analfabetizmin Berishjan.Dhe kete po beni.Ju lumte.
Me profesionet e lira gabuat rende. Po si emndon ti qe nje dentist ne Bilisht apo nje Avokat ne Permet ,apo nje noter ne Erseke ,te paguaje 300000 leke ne muaj apo 7 milion leke ne vit ?? _Te jesh i sigurte qe do ti falimentoje ,Pse more me studiot legale te Tiranes i mat ti keta gjynaqare ,Studiot e korruptuar te Tiranes marrin miliona keta mbajne familje.Po nje mjek ekoje ne Maliq qe merr 5000 lek te vjetra per nje eko,sa vizita ne dite duhet te kete qe te paguaje keto sigurime ??-Po
Po qe i futet ne TVSh keto profesione te lira qe paguaje direkt neto takse pa zbritur asgje ??? — Do tja degjoni tingellimen kesaj Zileje ,nuk ju kercet per Salen ektyre jo se jane ne pune te tyre por votat e tyre i humbet mbajeni mend kete. Se po thua perferia me hotel “Rognerin” .Ja ku eshte diferenca nje Avokat ne Tirane te merr 4 milion leke te vjeta per nje ceshtje e nje ne provinca e humbura mezi te merr 50000 mije te vjetra ,pa pyetur per shpenzimet e tjera. Po pse more nuk i vini te shkallezuara kush te doje te siguroje epr pension maksimal te paguaje se ka para ,kushte doje te k privati te sigurohet e kush te paguaje minimalin se aq mundet . Votat i humet me keta dije mire.Po ju bete edhe padrejtesi nuk mbahet buxheti me keta ne doni ne Tirane matjani atyre por jo nevijtareve.
Kush te zhgenjeu ti ,zoti “te fala sandrit?”, Ne se dhe perse te ka zhgenjyer bracia dhe ai i gjati sic thua? Ti je i djathte dhe dukesh ne menyren se si, me mllef, etiketon personat ne fjale. Bracia po ta shpiegon qarte,por sera jote nuk do sqarime. Mjaft te shani dhe kundershtoni gjithshka me mllef. Mos u nxito, bashke me berishet e lulet. Dhe mos mashtroni.
Erion e prishet me profesionet e lira, po humbni votat e nje shtrese intelektuale qe gjithnje ka perkrahur Ps. Sinqerisht nuk me del te paguaj 30000 ne muaj vetem sigurime. Ne paguajme dhe tvsh ndonese nuk zbresim asgje.nuk di si do ja bej mbas janarit. Po punoj fort per ndonje kontrate jashte e re vendosem per 5 vjet jashte Shqiperise.
Une do nxjer ne asistence 1 punonjes qe kam dhe do dorezoj zyren e do punoj ne shpi. Do regj si i punesuar diku… Cre bejme.
Tatimi qe hiqe per te voglin mos gaboj eshte 2000 ne muaj….
Te lumte Erion Brace! Ty te te degjoje ky popull! Je me i miri se cdo deputet tjeter. Me i ndershmi e i sinqerti. Kemi akoma shprese, po mund te narritet kur te kete me shume si ty ne ate salle.
Per kater vite prof Sali Berisha punoj nate dhe dite dhe ndertoj dhe ndryshoj shume gjera ne kete vend,,,Per mandatin e dyte bashke me liken beri budalleqet e radhes,,,Ju per dy vjet skeni bere asgje dhe per 20 vjet te tjera nuk beni asgje.
Kete e moren vesh dhe 1 milon veta qe ju votuan jo une qe doren do ta fus ne m……dhe per ju dhe Ps nuk votoj….Tung….
Jeni te pakuptueshem. Me vjen keq per voten. Nuk e them vetem une.
Nje ftese per nje diskutim me te thelle dhe me te plote rreth flamujve te grisur te partiotizmit partiak.
Po vazhdoj analizen bazuar ne postimet rreth te majtes te (pa) grisur.
E majta nuk eshte ned thelbin e saj nje tabele taksash dhe progresiviteti i saj nuk duhet te matet me progresivitetin e perqindjeve te taksave.
Churchilli ne kohet e e tij deklaronte se “Kapitalizmi ndan ne menyré té pabarabarte pasurine, ndersa socializmi ndan ne menyre te barabarte varferine”.
Pikerisht per ti korrektuar keto deformime, sistemet politike kane synuar te demokratizohen.Fenomen shoqerore qe ka ndodhur ne te dy krahet e e perfaqesimeve politike. Ne nisjen e krizes se 2008 Bush fliste per kapitalizmin e e dhemshur ndersa social demokratet per nje sistem ekonoimik qe nuk u nenshtrohet verberisht duarve te padukshme te tregut por disa vlerave morale dhe parime ligjore te ndertimit dhe funksionimit te tij. Kufijte e rregullimit dhe derregullimit, shkaqet e deformimeve dhe opsionet e korrektimit te deformimeve te tregjeve, jane debat qe po thellohet.
E majta progresiste nuk bazohet vetem apo kryesisht ne politikat rishperndarese te taksave per te reduktuar sfidat e renda sociale sic jane varferia, papunesia dhe thellimi i pabarazise, por ne rritjen e barazise se mundesive. ne heqien e cdo barriere dhe ne rritjen per cilesi dhe mundesi me te mira per mire-arsimim, per shendet me te mire, per ambjent me te mire, per mundesi biznesi me te mire, per pune dhe mireqenie.
E djathta i beson individit , majta progresiste i beson shoqerise ndaj synon me shume kohezion dhe solidaritet social.
Po te matej progresiviteti shoqerore i te majtes nga partiotizmi i kuponit i binte se sa me “i gjate dhe sa me i rende” te jete kuponi aq me partiot do te ishte mbajtesi i tij, dhe sa me i “shkurter dhe me i lehte” te ishte kuponi aq me pak patriot do ishte ai qe e mbante ne dore kuponin ???
Kjo bie ndesh me studime social politike edhe me realitetet tona shoqerore dhe politike.
Jo gjithmon me te gjatet dhe me te rendet rezultojne me partiot se me te shkurtrit dhe me te lehtit, kur krahasimi behet ne tregues fizik apo monetare.
Jo pak patriot te mire jane me te lehte ne peshe fizike dhe fuqi monetare, nga veshtiresite me te cilat jetojne por e duan vendin e tyre pa asnje kusht. Bile e duan vendin e tyre shume me shume se kryetaret e partive te tyre
Njekohsishte jo pak nga te rendet ne peshe fizike dhe fuqi monetare, qe ju rendojne vendeve te tyre sepse kane mandatete renda publike dhe politike, shesin cdo gje per perfitime vetem personale. Bile e bejne kete me lehte si pseudopatriot.
Te perbetuarit per te majte te (pa) grisur apo per patriote te perbetuar te con tek konkluzioni i shkrimtarit Ismail Kadare i cili thekson se besa permendet me shume aty ku ajo mungon.
Pra per paralele jo vetme letrare, per te majten dhe per patritizem flasin me shume, perbetohen me shume pushtojne podiumet publike me shume, ata qe u mungon kjo vlere fisnike ose ata qe e keqperdorin “propgresivitetin me kupon” dhe taksen progresive vetem per mbijetese personale.
Patriotizimi i matur dhe vleresuar ne propocionalitet me gjatesine dhe peshen e kuponit, si edhe perbetimi per te majten duke perdrur si i flamur thjeshte taksat progresive – jane fenomene tipike te mentaliteve populiste dhe jo demokratike,
Jane mentalitetet ideologjike dhe realitete qeverisese qe i varferojne te gjithe shqipteret, bile me shume me te varferit.
RILINDJE MASHTRUESE
Drejtesi ? Drejtesi e majte i thoni ju shqyrtimit dhe vendimit ne komisionin e ekonomise te pr/ligjit per lojrat e fatit, ku loja me e bukur per ju ishin bastet, qe duhet te kishin dhe nga 500 pika secila license, kurse te tjerat p.sh bingo tradicionale duhet te mbylleshin fare dhe pse 3 jane ne gjithe Tiranen e paguajne taksat prej vitesh ? Kedo te pyesesh besoj se thote qe nese duhet te mbyllen duhet te mbyllen per te gjithe, nese jo, duhet te kufizohen per te gjithe njesoj. Pasi keshtu dhe nuk duket si konkurence e pandershme apo jo z.Kryetar ?
Flet per “te majten” ndersa ka vite qe e majta eshte varrosur. Deri diku nga PS-ja kishte ndonje idealist qe perpiqej te fliste ne emer te se majtes, por tani nuk ka te tille me. Qe kur “ligjin” ne PS e bejne “rilindasit” me ne krye Edi Ramen dhe K.Kokedhimen, as qe behet fjale per Te Majte.
Kritika e djeshme e Ben Blushit eshte e drejte, sikur ta benin hallexhenjte shprese-vrare, ndersa feudali i “Rilindjes” sot nuk e pranoi kete kritike ndaj tij dhe oborrit qe ka krijuar.
Z.Brace, jeni vertet ne hall. Do te shpetoni PS-ne vetem kur te kryeni nje operacion te thelle ndaj atyre qe e perdorin kete parti per te realizuar interesat e tyre, egon e tyre, ta familjes se vet, te fisit dhe shoqerise interesaxhije qe e rrethon.
Por dikush shpreson tek “Pastrimi” qe Edi Rama po ka mare persiper ta bej. Por shumica e ka kuptuar qe ky “Pastrim” eshte vec mashtrimi i rradhes i Edit tuaj. Po te pyes ky “pastrim” ka te bej me qeverisjen dhe vetem me te, apo duhet te angazhohet edhe partia e edit. Sepse ne takimet, ne podiume ngjitet vetem Edi me te tijte, ndersa mungojne kreret e PS. Pse?
Mendoj se Edi i injoron me mosperfillje te hapur kreret besdises te zgjedhur nga baza e PS-se.
Z. Brace, nuk e ke parasysh sa rende e ka vrare shpresen e shumices se shqiptareve qeverisja e Edi Rames!
O bytho nuk mbahet shteti me tatu 70 veta as 700 as 7000,duhet prodhim+punesim=treg dhe konsum. Kurse ju e keni mendjen vetem me vjel por edhe duhet mbjell qe te korresh. Vjedhja ju dalt diku, Plera.
Aq shumë e ka shkatërruar shpirtin e shqiptarëve Sali Berisha sa që dhe sqarimet që bëhen nga ti Erion, përkthehen mbrapsht. Po pse nuk bëjnë llafe shqiptarët kur emigrojnë dhe paguajnë tatim nga rroga që marrin kur punojnë? Duhet patjetër të vendosen standartet nëse duam të ndërtojmë shtet, shtet që ishte por që e shkatërruam nga themelet, ndryshe do vazhdojë kalvari Berishë me shpifje për të denigruar të gjithë që e kundërshtojnë, duke i hyrë në analizë e biografi. Opozita ka të drejtë të kundërshtojë por jo të shajë e fyejë pa pikë turpi, të shpifë pa prova sic ka bërë për 25 vjet dhe do bëjë për sa kohë të inkriminuarit Berishë e kompani nuk do dënohen.
Ju z Brace e dini shume mire qe jeni duke bere padrejtesi shume,jeni duke bere krejt te kunderten e tyre qe na premtuat,po si mor zoteri ti me hoqe 25000 lekshin ne vit e me fut doren ne xhep e me merr 30000+ sepse keshtu ju do qejfi?Cjane keto marrezira?Kjo eshte VJEDHJE sepse kur mua te me vije mosha e pensionit nqs do e arrij se do kete vajtur 70+ atehere,mund te jete nje qeveri si ajo e sotshmja ne greqi qe i thote atij qr ka paguar qimet e kokes per te patur nje pleqeri dinjitoze(ky eshte edhe argumenti juaj gjasme do marrin pension me te mire),shteti eshte ne faliment keshtu para ska,me se ti mbaj ata dy punonjes qe do kem deri ne fund te dhjetorit sigurisht se sjam idiot tua heq femijeve te mi apo te me marre banka shtepine apo biznesin,sepse ju u fjetet shtrember e u zgjuat me “idera”gjeniale te rrisni siguracionet +ato shendetesore,taksa vendore,THARTIMORIN ore e sekonde ne dere per ryshfet,drita uje telefon.Po na coni ne amin.
Bravo Erjon; ti je nje nga deputetet me punetor ,me te drejt dhe me korrekt.Urime!
Karagjoz me unaza,1/2m njeri,boll hengre mut,pse nuk ja thua keto Rames apo ke frike se te pikturon me peshtyme ne mur.Sa mire i dije emrat e gjithe atyre lokaleve te shtrenjte,sikur je dhe i varfer?
Brace ben demagogun, dhe kuptohet qe ne nje rast te tille stonon me gjithcka qe shkruan , sepse rreshton pa ” pike e presje ” gjithe problematiken…Kuptohet me hile sepse kur analizon problemet , pike pas pike, nuk ke hapesire per mashtrim…Dhe per te mos e zgjatur shume , por percjell pjese nga komenti im ne fb, pak caste me pare, lidhur me nje leter te hapur qe nje avokat i ri /profesion i lire i drejton E.Rames , per shtesen e kontributit te sig. shoqerore ndaj profesioneve te lira …..Ose mbetet te mendosh qe pushtetaret /ligjberesit duke qene lart ne pushtet jane larg popullit..Per ilustrim….shikoja dje ratesisht nje emision /perseritje , Te paekspozuarit …ku ne fakt ekspozonte madhesine e pasurise se tij deputeti i Vlores K. Kokedhima… mendoja me vehte…ose deputeti eshte viktime e gazetarit Y.Rakipi, ose ai eshte fare jashte realitetit , qe ne kete kohe krize fryhet dhe mburret me pasurine e tij….Pasuri e krijuar kete kohe tranzicioni …. jam i bindur , mbase me merite e pune duke shfrytezuar mundesite qe te ofron ekonomia e tregut …por pa diskutim edhe nepermjet nje evazioni te jashtezakonshem fiskal….Atehere , ky far politikani dhe biznesmeni , qe predikonte se ishte dhe ka mbetur i majte , do te votoj ligje dhe mendoj per mua …. ?!……Ne kete prizem beje analizen z. Brace … por ne kete rast nuk do thoshe me gjysem zeri …griset e majta , por ” varrosje e te majtes “.
te lumte zoti brace ke shkruar nje gje me vlere.
ne lufte me injorancen, ne lufte me hajdutet.
e meriton te jesh deputet socialist.
forconi buxhetin se vetem ashtu mund ti gjendeni shtreses se varfer e cila perben 60% te popullsise. te gjithe kane te drejten tu jepet te pakten nje shans I ndershem ne jete.
Te marrsha te keqen o Erion………te kishim disa si ti ne politiken shqiptare ky vend do te mekembej shume shpejt. Respekte i nderuar…
PD- istat nuk jane gje tjeter vecse nje tufe kriminelesh, hajnash ordinere, bastardesh…..te bere bashke nga primitivi prej vicidoli qe per nga krimet ja kalon dhe krimeleve me me name ne bote. Kur do vije ajo dite te paguaje per ato krime. Kete ma thua dot?