Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 rojet e një shoqërie të ruajtjes fizike, pas grabitjes së 3.8 milionë eurove të enjten e kaluar në Qafë-Kashar.
“Arrest me burg” u dha si masë për administratorin e shoqërisë, Artan Mane, ndërsa vetëm për shoqëruesin e ngarkesës, Agron Lloha, u caktua masa e “arrestit shtëpiak”.
Seancat u zhvilluan me dyer të mbyllura për gjashtë personat e vënë nën akuzë për shpërdorim detyre.
Në deklarimet e tyre, rojet private u shprehën se, grabitësit i zunë në befasi dhe ata menduan se ishin punonjës të policisë së rendit edhe për shkak të veshjeve që mbanin.
Kemi zgjedhje afer apo jane per zgjedhjet qe shkoi kjo shuma e vjedhur ?
Ha. Qafira. Bashke. Do. I. Ndani. Parate. Hajdutet. Miqte. Tuaj. Jane
Na. Trembe. Duke. Shkruajtur. Keshtu. Fshatar.