Hetimet e prokurorisë për skandalin me naftën/ Zbardhen përgjegjësitë e 7 zyrtarëve të arrestuar të doganës dhe bzinesmenit Xhillari

7 Dhjetor 2015, 20:14Kronika TEMA

Prokuroria e Fierit zbardh detaje të skandalit me naftën “Virxhin” nga 7 zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe biznesmenit tashmë të shpallur në kërkim Adrian Xhillari.

ABC News ka mësuar se biznesmeni Xhillari për të arritur qëllimin e shitjes së 4.4 mln litrave naftë bruto e llojit “Virxhin” brenda territorit shqiptar, ka falsifikuara dokumenta dhe ka dorëzuar kontrata fiktive. Këto mashtrime dhe falsifikime, dyshohet se biznesmeni Xhillari i ka kryer në dijeni dhe bashkëpunim me zv/ Drejtoreshen e Përgjithsme të Doganave dhe 6 vartësit e saj.

Sipas akuzës, kompania “Tea Construction & Petrol” ka deklaruar transferimin e 4.4. mln litrave naftë Virxhin nga depozitat e Tiranës drejt atyre të Ballshit duke dorëzuar edhe shkresat përkatëse. Por nga hetimi, rezulton se kompania e biznesmenit Xhillari nuk ka dërguar fizikisht asnjëherë 4.4 mln litrat në depozitat e Ballshit për përpunim. Shoqëria “Tea Construction & Petrol” ka dorëzuar dokumenute se kjo sasi nafte virxhinë, është transportuar nga një kompani private brenda 6 ditëve në 257 rrugë Tiranë-Ballsh.

Pretendim ky që për prokurorin është i rremë, pasi është e pamundur që një autobot të bëj rrugën Tiranë-Ballsh 4 deri 5 herë në ditë. Përveç kësaj, prokuroria ka provuar se kompani që pretendon biznesmeni Xhillari se ka kryer transportet, e ka mohuar këtë fakt. Hetuesit thonë se lëvizja e naftës virxhin është bërë nga depozitat e Mëzezit, por që ka përfunduar në pikat e shitjes së karburantit me pakicë edhe pse është e ndaluar tregtimi i saj në Shqipëri.

Por edhe lëvizja e kësaj sasie të bllokuar në depozita, nuk duhej lëvizur pa garancin bankare që kompania duhet të bënte në shumën 1 mln dollar, lëvizje kjo që është lejuar nga drejtoria e doganës së Tiranës.

Prokuroria thotë se Xhillari për të arritur nxjerrjen në treg të naftës bruto të llojit Virxhin me dokumente të falsifikuara ka bashkpëunuar me zv/Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave Lula Njebza, me të cilën brenda 8 ditë ka komunikuar 32 herë.

Ndërkohë, zv/drejtoresha para hetuesve ka mohuar njohjen dhe komunikimet me biznesmenin Xhillari. Edhe punonjësit e doganës, që tashmë janë arrestuar kanë pranuar faktin se asnjëherë në terren nuk kanë verifikuar sasinë apo kontrolluar lëvizjet e naftës virxhin nga biznesmeni Xhillari.

Ata kanë pranuar se kanë firmosur dokumentacione, kanë mbajtur procesverbale me urdhër të eprorëve dhe asnjëherë nuk kanë kontrolluar depozitat në Tiranë apo Ballsh.

Dëmi që i është shkaktuar shtetit, nga mos pagimi i detyrimeve, sipas akuzës, rezulton se kap vlerën e 250 mln lekë të reja.

2 komente në “Hetimet e prokurorisë për skandalin me naftën/ Zbardhen përgjegjësitë e 7 zyrtarëve të arrestuar të doganës dhe bzinesmenit Xhillari”

  1. Psw says:

    Po keto hetimet a mund te thellohen edhe me tej per te zbuluar se kush jane pikat e shitjes me pakice qe kane marre kete karburant jashte standartit dhe me tej a jane bere analiza per cilesine nga inspektoriati kompetent.
    Quhet “class action” dhe eshte levizja ligjore qe duhet ndermare per te demshperblyer klientet (shoferet) per motorat e amortizuar.

  2. totila direktan prenos says:

    Shqiperia edhe me tutje nuk vjen ME ne ISLLA .
    Duhet instaluar ose MBRETERIA me NJE ZOG ose duhet instaluar FASHIZMI ose KOMUNIZMI qe ketyre tu .esh nene dhe babe dhe kush ka vjedhur ti japesh PLUMBIN mu ne BALLE ,ndryshe nuk vjen ne vehte ai PIS MILET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje