Tiranë, automjeti hidhet në erë gjatë ecjes. Plagoset drejtuesi

8 Dhjetor 2015, 09:18Kronika TEMA

Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë, në Rrugën e Qelqit të lagjes Kombinat.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një sasi eksplozivi.

Nga shpërthimi, nënvizojnë burimet, ka mbetur i plagosur lehtë në këmbë drejtuesi i automjetit.

Agjentë të antikrimit dhe të policisë shkencore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e incidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje