Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima.
Kuvendi me votat e mazhorancës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e mandatit të deputetit Kokëdhima.
Demokratët pretendojnë se ai ka shkelur ligjin, pasi nëpërmjet kompanisë së tij Abisnet ka marrë pjesë në tendera publikë për 150 raste. Demokratët pretendojnë që Kokëdhima të lërë mandatin.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:
Kërkues: Një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike).
Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Deputeti Koço Kokëdhima
Objekti: 1. Kundërshtimi i vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima” dhe konstatimi i antikushtetutshmërisë së këtij vendimi.
1.Konstatimi i papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit për z. Koço Kokëdhima.
2.Interpretimi i nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 11.12.2015,
VENDOSI:
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Interpretimin e nenit 70/4 të Kushtetutës si vijon:
Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.
– Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima”.
– Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë.
Ore vazhdoni qe te dukeni qe po punoni.. Te pakten mbani dhe opoziten te emancipuar me dicka se per ligje e propozime ne Kuvend, vetem mazhoranca ka mbetur.. Ndertojini nje bunker per demostraten e rradhes dhe jeni ne rregull..