Rama: Unë racist ndaj veriorëve? Edhe më parë thanë mos e votoni, se ju thotë çeçenë dhe do iu prishë shtëpitë, por legalizuam 40 mijë shtëpi

15 Dhjetor 2015, 22:02Politika TEMA

Kryeministri Rama nga Shkodra mohoi të ketë bërë deklarata raciste nga qyteti Sarandës dy ditë më parë.

Duke e lidhur me legalizimet, ai tha se në 18 muaj qeveria ka bërë 40 mijë legalizime, ndërsa kundërshtarët e tij i përdorin për tu turrur kundër bunkerëve imagjinarë.

“Episodi i tretë, “Edi Rama në Sarandë foli kundër veriorëve, përdori tone raciste”, thanë. Një kriminalizim në vazhdën e gjithë kësaj historie.

Çfarë thashë unë, në të vërtetë.

Unë nuk fola kundër veriorëve. Mua më kanë vënë në gojë më parë, edhe një tjetër histori, të cilën e keni dëgjuar. Shkonin në zonat informale dhe thoshin “Mos votoni Edi Ramën! Ai ju thotë çeçenë. Ai, sa gdhihet e deri sa ngryset thotë “do jua tregoj unë çeçeneve. Sa të vij unë, do i marr çeçenet dhe do i çoj andej nga kanë ardhur, do t’jua shemb shtëpitë!”” Turp!

Ajo që unë thashë është e thjeshtë dhe e kemi thënë edhe më parë se në bregun Jon nuk ka, për më tepër, asnjë problematikë të krijuar nga njerëzit që kanë ardhur nga veriu dhe kanë ndërtuar në plazh. S’ka të tillë. Në bregun Jon ka një histori tjetër dhe për atë fola unë, për ata që i solli Saliu nga Alpet e që na dolën pronarë tokash! Për të mos shkuar më tutje dhe për të thënë ca emra. Fola për 50 mijë hektarë deri tani, që janë konstatuar falsifikim dhe që ne i kemi futur në procedurë që t’ia kthejmë shtetit. Deri tani 50 mijë hektarë. Për këta fola unë. Por e shikoni sesi funksionon mekanizmi i kriminalizimit, mbrojtja më e mirë është sulmi dhe o burra! të deformojmë të vërtetën dhe t’ia lëmë tjetrit.

Në kohën e mëparshme përfundonte me pushkatim, me burgim, me internim. Sot, mbaron këtu, se lavdi Zotit! nuk vazhdon më tutje. Fillon dhe mbaron tek degjenerimi në publik i tjetrit, pa dashur me ditur fare ka apo s’ka të vërtetë, ka apo s’ka prova, ka apo s’ka fakte, por vetëm me një përpjekje djallëzore dhe të vazhdueshme për të nxjerrë përfitim nga çdo pakënaqësi, nga çdo dëshpërim, nga çdo lëndim.

Natyrisht që ai që nuk ka bukë, ai që mezi nxjerr ditën, ai që në fund të ditës nuk di si do gdhihet të nesërmen, sepse duhet të ushqejë fëmijët dhe nuk ka punë, është target dhe është jo shumë e vështirë ta manipulosh dëshpërimin e tij. E kjo 25 vjet me radhë.

Për të ardhur tek veriorët dhe tek ata të cilëve iu thuhej se po votuat Edi Ramën, do t’ju ngrejë me gjithë plaçka dhe do t’ju çojë nëpër male. Sa legalizime janë bërë deri tani? 18 muaj ka që funksionon struktura e ALUIZNI-t, sepse 6 muajt e parë u desh një herë të mblidhnim letrat që i kishin lënë nëpër korridore, nëpër tualetet pa dyer e pa dritare të ALUIZNI-t e nëpër oborre. Sa shqiptarë dhe kryesisht nga ata të cilët “unë do t’i përzija” e kanë sot shtëpinë e tyre, pronë të tyre? Sot, 40 mijë!

Sa legalizime u bënë në 8 vjet, të atyre që medemek i përfaqësonin dhe që në fakt i përdornin e i përdornin vetëm për t’i turrur kundër bunkerëve imagjinarë? 21 mijë në 8 vjet. 40 mijë kemi bërë ne. Dhe nga 21 mijë legalizime në 8 vjet të tyre, 90% janë biznes; njësi tregtare, dyqane, motele, hotele e me radhë. Dhe pikërisht aty ku kanë qenë llokmat më të mëdha, në buzë të rrugëve, në parqe, në monumente kulture, aty ku toka ka kushtuar më shumë dhe aty ku ryshfeti ka qenë më i madh. Natyrshëm!

Ndërkohë që nga 40 mijë legalizime që kemi bërë ne, 99% më shumë janë shtëpi dhe ritmi nuk ka qenë ai që ne duam”, tha Rama.

28 komente në “Rama: Unë racist ndaj veriorëve? Edhe më parë thanë mos e votoni, se ju thotë çeçenë dhe do iu prishë shtëpitë, por legalizuam 40 mijë shtëpi”

  1. Samiu says:

    Bravo Rama…. Eshte shume e arte.. po kujt ia thua? ata perseri do shpifin se me shpifje dhe me genjeshtra e me hajduteri e vrasje naten e qarje ditemn kan jetuar 25 vjet… dhe kane jetuar dhe fituar mire fare… Te ka rene ne pjese te cbesh gjithe halete qe te kane lene ata…

    1. Alan Smajli says:

      Dhe vazhdon Rama me paragjykime duke nenkuptuar qe ndertimet pa leje i kane bere vetem verioret.
      Jo mor shoku Rama, ndertime pa leje ka ne te gjitha qyetet dhe fshatrat e Shqiperise nga jugu ne veri.

      1. tani says:

        Nuk po paragjykon, por po shpjegon vetem per ate pjese te popullit, sepse per ate u akuzua se e perbuz. Kembanat bien per ata qe kane veshe.

      2. Ermal says:

        Ti degjon Ramen vet apo komenton nga muhabetet e kafes se SHQUP-it. Kane dale pronare ne bregdet me toka “te trasheguara” qytetare nga Kalaja e Dodes. S’po flet per ndertimet pa leje, se per ato po u terhiqte veshin sterniperve vendalinj qe kishin prishur bukurine e rivieres shqiptare me ndertimet e tyre kuturu e pa shije.

  2. mbahu nene mos ki frike... says:

    ky eshte i modh…nuk e can koken fare vec shiheni..

    http://www.freewebs.com/webtirana/foto_draft.jpg

  3. ermal says:

    KY ESHTE RACIST ME VERIORET I URREN SE E KA SHPREH DHE HERE TE TJERA KOKRA KARIT

    1. Ermal says:

      C’duhet te themi ne Ermalet nga jugu kur ne 1997-en Saliu ngriti avionet per te qelluar mbi popullsine civile? Organizoi SHIK-un dhe armatosi gjithe ata mbeshtetes nga Veriu t’i binin Jugut.

    2. totila direkt prenost ,i verteti . says:

      Po pse faji i RAMES qe ju jeni shumica Ka,,er dhe cecene .
      Ju or lum miku jeni te pabese dhe besen e keni ngritur ne institucion imagjinar ,pikerisht sepse jeni TE PA BESE .
      Hidhi o Ermal ,nje sy sot Tiranes demografike dhe shikon se nga kush dominohet dhe krahasoje me Tiranen e viteve ’50 apo qofte dhe me ate te viteve ’80 .
      Atebote kishte NJEREZ me kulture me plot kuptimin e fjales kurse sot ka Injorante te qethur Alla-frenga .
      Nuk eshte faji i EDI RAMES qe ju kurre nuk do te arrini te beheni NJEREZ sepse e keni ne ADN PABESINE ,natyrisht ,ky eshte nje TIPAR i fituar shekuj me radhe .
      Do te duhen disa shekuj te tjere qe ju te afroheni me civilizimin.
      Po cfare kusuri ka pjesa autoktone e Tironcve qe te vuaj per shkakun tuaj .
      Krahaso nje “MALOK ” me nje TIRANAS AUTOKTON .
      Ja per kete flet EDI RAMA .

  4. Nje shqiptar says:

    Bravo EDI RAMA, ktheja shtetit dhe popullit tokat qe i kane grabitur nje grusht banditesh me dokumente fallso dhe do te kesh kurdohere bekimin e te gjitheve nga Veriu ne Jug. Do te humbasin 10 votat e hajduteve por do te fitosh me mijra te tjera.

  5. mimmo says:

    Fatkeqsisht Shqiptaret jane zbatues teper te zellshem te tezes Machiavelliane :”Shpif,shpif,se dicka mbetet”,vecanerisht gjate gjithe periudhes (45+25=70)vjecare! Enver+Sali,e hidhur mjerisht, por e vertete! Pershnetje !

  6. rosi says:

    Ti o z Kryeminister je ber si pula pa kok , shko ne jug shaj verioret ik ne veri na shaj neve jugoret..Njeher i dekuron si veteran lufte ata prokuror qe pushkatuan turturuan mijera vet , pastaj i ç’dekuron e ne fund i fut nje gallat qe fajin e ka Saliu hajde kupto tani..Po ne perkujtime lufte qe u ben ne Permet e ne Pez qe ministrat e tu brohoritnin e nderonin me grusht ne ball Enver Hoxhen prap Saliu e ka fajin..Dy rrug jan z Rama ose hiq dor nga doza e droges qe perdor , ose mos genje me kaq hapur se nuk ka njeri qe te beson me ..besoj se e ke kuptuar dhe ti vet se ne ç’far gjendje e katandise popullin shqiptar deri aty sa te vras veten per fatura energjie..turp dhe mallkim per ne qe te dham votat

  7. Prologu i një vjedhjeje tjetër në emër të kombit' says:

    Po po mbuloje m.. me sh…

    Edi Rama koha jote mbaroi!

    The party is over!

    Vitin tjeter mblidh leket ku i ke fshehur e nisu ne kurbet ose tek 313-ta me Saliun & Co.

  8. Thoma says:

    Po more Edi Rama!
    Edhe ne ish ushtarakeve ne fushate elektorale na premtove se do ndreqje te gjitha KRIMET e Berishes ndaj nesh,por jo vetem na MASHTROVE,por vazhdon te na trajtosh si DEBITORE,kur nuk ke lene njeri pa u falur BORXHET,GJOBAT,TROJET E GRABITURA,ENERGJINE E PA PAGUAR etj!
    Ne ish ushtarakeve po na trajton si ARMIQ njelloj si Sali Berisha!
    Do te ta pime kafen pa sheqer ne zgjedhjet e ardheshme,o mashtrues!!

  9. Barboon says:

    mjaft genjeve…sje as i pari as i fundit qe i konsideron cecene , se ashtu sillen apo jane….

    =
    te keqen e mendjes..bie ne nivelin e akuzave te antishqiptarit luldbsaha…


    gabim po qe se ke legalizuar shtepi te paligjshme…apo je komandaNTI TI DHE ME NJE URDHER ZBATOHET POROSIA….JU Hengert mortja te kuptuarit e demokracise….

  10. bujar says:

    Une di se ne breg nderton Carapuli i Ram3s dhe sajua.ne Sarande agikonsi dhe ne qeparo kocua.ka edhe ndonje gramozi

  11. demo says:

    Do te ishte me mire te mos i shaje kafshet dhe te mos ja legalizoje shtepite dhe truallin e grabitur,se sa i shan dhe si konpensim u fal truallin e tjetrit.
    Me kete llogjike do te ishte me mire t`i shash edhe pronaret e tokave,bejleret dhe agallaret gjakpires,te regjimit feudal,por vetem ktheju tokat,se i kane me tapi te ligjshme.

  12. Realist says:

    Nuk je racist atehere duhen emra konkrete

  13. Ilidi says:

    Po, ju z,Rama i falni mijera gjoba dhe energjine e papaguear si dhe po ben legalizimet e ndertimeve pa leje por pse nuk i jep pergjigje dhe ketyre ushtarakeve sic i premtove. Me te drejte ato kerkojne spjegim nga qeveria se po sorrollaten kot ne gjykatesit qe kane paga 10 here me te larta. Ushtaraket u arsimuan e i sherbyen shtetit tone me shume devocion e sakrifica ti duhet ta dish kete

  14. Spitali 5 says:

    Ti Racist?! Joooooooo, vetem se;
    Ty nuk te pelqen asnjeri qe mendon ndryshe e vepron po ashtu. Ty nuk te pelqejne ata qe te thonë te verteten, si Geri Selenica e shume te tjere. Ty nuk te pelqejne ata qe nuk dinë te vjedhin ,prandaj ne Qeveri vure njerez si Beqja. Ty nuk te pelqejne komentet kundra, prandaj e ke bere faqen e FB si ato pacavuret e Lej Fenit. Ty nuk te dhimsen viktimat e Diktatures, por karrigja jote. Ti e vrave Tiranen, dhe ne fund e ngjyrose te tregoje se ishte e gjalle. Ti po vret shpresen tone, voten tone, Ti nuk je Racist, por i pabese….

  15. Martini says:

    Tani e kapa ! Dmth te 40,000 shtepite pa leje ishin ndertuar nga verioret !!

  16. Pisha says:

    Desha veç ti them Barboon te qifja nenen more zhele, se mos nga vjen ti mund te jetë me mire se nga vijne ata dhe se mos ke sjelllje prej europiani ti? Menyra se si shkruan me lë te kuptoj se mund te jesh ndonje analfabet qe te vetmen merite ti ke krahinen ku mund te kesh lindur o kelysh kurve…. Ti vet vlen sa nje koqe …(Ndjese lexueve te tjere per gjuhen qe kem perdorur per kete zhelen).

  17. Illyrian says:

    Talluni ju talluni me lekt e “taksapaguesve” hahahaha.

  18. fieraku NGA ferrasi says:

    PSE MOS ti legalizoni
    Toka eshte e ish pronareve
    Po jepni nje cope toke tuajen sa ju djeg b.sado qe se keni blere me pare.

  19. emigranti says:

    Eshte gabim te akuzohet per racizem nje i semure mendor. I bihet ne qafe padrejtesisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje