Mazhoranca, mbledhje para nisjes së seancës plenare. Policia krijon gardhin para Parlamentit

17 Dhjetor 2015, 09:36Politika TEMA

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të mblidhen para fillimit të seancës së sotme plenare për të rakorduar qëndrimet e tyre në këtë seancë.

Mësohet se mazhoranca do të dakordësohet për çështjet që do të diskutohen në seancë.

Në kohën që deputetët do të diskutojnë në Parlament, opozita ka lajmëruar një protestë jashtë tij.

Për këtë arsye, para Parlamentit ka një prezencë shumë të madhe efektivësh policie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje