Braçe kundër Qeverisë: Shpërbleni një herë invalidët, pastaj tatimorët

18 Dhjetor 2015, 19:00Ekonomia TEMA

Qeveria ka miratuar një vendim për shpërblimin e punonjësve, në rast se tatimet do të tejkalojnë planin e të ardhurave. Ky shpërblim sipas qeverisë do të jepet për të stimuluar punonjësit dhe do përfitohet çdo 6-muaj. Mesa duket ky vendim e ka irrituar Braçen, i cili ka shpërthyer kundër qeverisë.

Ja çfarë shkruan Braçe:

Po lexoj e dëgjoj thuajse çdo ditë për shpërblime e rroga të tëra shpërblim për atë këtë, për ata e këta!

Shikoni, nuk dua ti ha hakun e meritën policëve, ushtarakëve, zjarrfikësve, edhe këtyre tatimoreve (pavarësisht se nuk do e kuptoj kurrë shpërblimin për mbledhjen e të ardhurave), e kujtdo tjetër.

Por ka radhë dhe çdo gjë duhet të ndjekë atë.

Të parët pensionistët, invalidët, familjet me ndihmë ekonomike, veteranët.

Të paktë kështu e mendoj unë. Nis me të pamundurit.

12 komente në “Braçe kundër Qeverisë: Shpërbleni një herë invalidët, pastaj tatimorët”

  1. Shaqiri says:

    Jo mor ti shoku Deputet, jo, asnje nuk duhet shperblyer. Ka vendosur qeveria rrogen qe duhet te perfitoje nje person. Aq I takon te marre. Pse duhet te paguajne taxat e mia per shperblimin e te tjereve????? Kur paskeni leke per shperblime, ulni taksat. Mua nuk me dha njeri shperblim tek nderrmarja, perse duhet te paguaj per shperblimin e dikujt tjeter qe nuk ka bere me shume se punen e vete????? Qofte ky Polic, taksidar apo cdo gje.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Jam me ty Brace.. C’fare eshte ky “bonus” per arritje plani.. Ajo eshte nje pune si gjithe te tjerat madje e paguar shume mire.. Ne asnje vend te botes ke personel qe I afrohet kuotes se tatimeve dhe merr shperblim.. C’fare eshte kjo pune me norme ?!?! Pagoni INVALIDED te paret pastaj pensjoniste e me rradhe.. Boll ja fryte barkun doganave e tatimeve..

  3. -*******- says:

    Tatimoret dhe policet rrugore duhen shperblyer te paret o Brace.Ata po i mbushin arken Rames me gjobat qe po vene popullit me detyrim.

  4. Treviso says:

    Bravo Braçe, vetem duke menduar gjate munde te hecet perpara. Tatimoret e kane per detyre te mbledhin taksat siç e kane per detyre doktoret te sherojne njerzit. Duke u shperblyer tatimoret nga qeveria do te thote te xhvatet populli deri ne palce.

  5. Mondi says:

    Nese ndodh kjo do te jete shum e pamoralshme per qeverine,te shperblehen tatimoret kjo eshte te tallesh me popullin,ajo ka bere vetem nje detyre,po policia e shtetit atehere duhet ti jepen 10rroga per punen qe ajo ka bere kete vit, kush u ndaloi ndertimet pa leje, kush i ndaloi prerjen e pyjeve, kush i mrojti elektrikun,kush i mbrojti tatimoret,kush e shkaterroi drogen,kujt ju vrane efektivet, vetem policise se shtetitit, vetem policia e shtetit nga adminisrata e shtetit i takon shperblimi, te tjeret jane vegla te pushtetit dhe grabites te qeverise.

  6. ILIRIA says:

    Epo dihet se kur e ka rradhen i pari invalidet apo te dobetit ose populli i ndershem vetem per burg ndersa kur eshte puna per shperblime radha fillon nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetet, gjykatsit, prokuroret, k/bashkiaket, drejtoret, doganjeret, tatimoret, policet etj. etj. dhe nuk ngelet gje per te ndershmit pervec burgut.

  7. demolition man says:

    cke me ushtaraket Brace ziu..ushtaraket i ke me kredi te gjithe..te zhytyr!e s kane mare e spo marin shperblim,,ndaj kujdes he xhan..leri pordhet ti dhe ata te tute!

  8. sefi says:

    skandale bene qeveria jone qahet se nuk ka leke dhe jepe shperblime pseeee plani eshte detyrim dhe kush nuk e realizon duhet te pergjigjiet ceshte kv shperblim per detvren ooo idioterrrrrrrr mos u tall me taksat tona se do te bjre kokes

  9. Bracja shume llogjik ,si gjithmone !

  10. sonja says:

    Dakord Brace por je nje ze i vetmuar. Per ate aksizen e birres do donim ndonje koment nga ana juaj zoti Brace mqs u investuat personalisht. Por mesa duket, “RIMI” doli i forte, apo jo? Dhe si gjithmone i gjori Rama, ja fusin atij …

  11. Asim Semani says:

    Zoti Erion, Kryeministri duhet t’a marrë në konsiderat mendimin tuaj, për faktin se tatimorët:
    -Në radhë parë kryejnë detyrën që u është ngarkuar me ligj. Ata nuk janë vullnetarë.
    -Në radhë dytë janë me rroga të majme dhe u është trashur zverku para kohe.
    Të parët për shpërblim të jenë:
    FAMILJET ME NDIHME EKONOMIKE dhe KEMP,INVALIDET DHE PENSIONISTET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje