Shenasi Rama: Ja lidhjet e PD e Sali Berishës me Sigurimin e Shtetit

19 Dhjetor 2015, 13:15Politika TEMA

Shenasi Rama, themelues i parë i Partisë Demokratike dhe pjesë aktive e Lëvizjes së Dhjetorit, në përfundim të turit nëpër qytetet kryesore në Shqipëri, gjatë një interviste për gazetën SOT, ka sqaruar edhe një herë raportin e Partisë Demokratike me Sigurimin e Shtetit.

Rama shprehet se Partinë Demokratike e themeluan studentët, por më pas e kapi, pajisi, e udhëzoi dhe e drejtoi Sigurimi i Shtetit. Rama ka rrëfyer edhe një detaj, ku në 12 Dhjetor ’90, mbledhja është zhvilluar në një bodrum nën kujdesin dhe duke u filmuar nga Sigurimi i Shtetit.

Ai u përgjigjet edhe sulmeve të fundit të Sali Berishës dhe Aleksandër Meksit. Sipas tij, Sali Berisha tashmë është në panik, pasi pas 25 vitesh po i del rrena e madhe, ndërsa po humbet edhe kontrollin mbi Partinë Demokratike.

Ai ka folur edhe për një personazh, i cili ka rrëmbyer Medaljen “Nderi i Kombit”, që i është dhënë Lëvizjes Studentore nga ish-presidenti Bamir Topi. Shenasi Rama ka shuar edhe kureshtjen sa i takon turit nëpër Shqipëri, duke mos përjashtuar mundësinë e një lëvizje politike.

Prof. Rama, sapo keni përfunduar një tur nëpër qytetet kryesore të Shqipërisë, për të thënë disa të vërteta për Lëvizjen Studentore, tranzicionit dhe gjendjen aktuale…..

Në fakt kishte dy organizime: Njëri organizim që drejtohej nga drejtues të spikatur të Lëvizjes Studentore Shqiptare, kishte organizuar një seri veprimtarish të shkëputura nga partitë politike për të përkujtuar Lëvizjen Studentore dhe kontributin e saj. Arben Sulo, Akli Fundo, Myftar Gjana dhe Edvin Shvarc kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe që na ka bërë nder të gjithëve neve. Nën drejtimin e tyre dhe me kontributin e tyre, u organizua Takimi Përkujtimor për 25 vjetorin e Lëvizjes Studentore në të cilin morën pjesë disa dhjetëra ish-studentë të spikatur. U nderuan me Mirënjohje për kontributin e tyre studentë që nuk janë nderuar më parë nga shteti. Pal Serreqi, student i cili në vitin 1992 refuzoi medaljen “Pishtar i Demokracisë” që i dha Sali Berisha, e pranoi me respekt nderimin që i bënë shokët dhe shoqet e tij. Po ashtu, Ardi Stefa, Mimoza Zhamo Tosku, Alban Pici, Vullnet Spahiu, Artan Asllani, Arian Nika, Arian Manahasa dhe shokët e shoqet e tjera e pranuan me respekt e krenari nderimin e shokëve të tyre. Po ashtu, Komisioni Organizues promovoi me shumë sukses studimin e shkëlqyer të Dr. Llukman Halili për Lëvizjen Studentore “Lëvizja Studentore dhe Tranzicioni në Shqipëri, 1990-1992”, që së shpejti del edhe në gjuhën shqipe, si dhe librin tim, “Për Lëvizjen Studentore Shqiptare, 1990-1991” botuar nga Shtëpia Botuese Princi. Po ashtu, Komisioni organizoi, mbështeti dhe drejtoi një nga konferencat më profesionale që mund të organizohen në nivel akademik për Lëvizjen Studentore në të cilën referuan disa nga studiuesit më të njohur në botë të tranzicionit shqiptar si Miranda Vickers, James Pettifer, Fred Abrahams, Llukman Halili, Luisa Chiodi, Mirela Bogdani, Afrim Krasniqi, por edhe Grid Rroji, Valbona Karanxha dhe unë. Ishte shumë domethënëse që Komisioni kishte organizuar një Tryezë të Rrumbullakët për Lëvizjet Studentore Shqiptare në të cilën ishin të ftuar Dr. Sami Repishti që do të fliste për Lëvizjet Studentore të viteve 1942-1944, Mr. Adil Pireva që do të fliste për Lëvizjen Studentore të vitit 1968, Prof. Dr. Bajram Kosumi, që foli për Lëvizjen Studentore të vitit 1981 në Kosovë, Prof. Dr. Bujar Dugolli, drejtues i Unionit Studentor të viteve 1997-1998 po në Kosovë dhe unë që fola për Lëvizjen Studentore Shqiptare të viteve 1990-1991. Nën drejtimin shumë të aftë të Prof. Dr. Afrim Krasniqit, kjo Tryezë e Rrumbullakët ishte një kontribut i veçantë dhe unik në lidhje me vlerësimin që iu bëhet Lëvizjeve Studentore Shqiptare në një nivel krahasues dhe akademik. Po ashtu pati një ekspozitë fotografike të fotografit mjeshtër dhe të talentuar Roland Tasho, e cila tërhoqi vëmendjen e shumë të pranishme dhe që bëri shumë përshtypje, sidomos tek pjesëtarët e pranishëm të trupit diplomatik.

Lëvizja Studentore u nderua me dekoratën më të lartë që jepet nga shteti shqiptar, me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Po ashtu edhe Berisha u dekorua me atë dekoratë. Cili është opinioni i juaj?  

Shenasi Rama: Gjithkujt duhet t’i japim hakun që meriton. Një dekoratë e pamerituar është një copë teneqe. Ne e kemi traditë politike të sillemi si Osman Gazepi që i vuri gradat vetes dhe kështu ndodhi edhe në këtë rastin e Saliut. Por, në rastin e Lëvizjes Studentore, kjo dekoratë ishte e merituar sepse iu dha një Lëvizjeje historike, ku morën pjesë me mijëra studentë, dhe që e morën disa nga përfaqësuesit e saj më të spikatur. Në Tiranë ka gjithfarë organizatash që sillen sikur janë trashëgimtarë të Lëvizjes Studentore ose bartëse të traditave të saj. Dhe kështu na rastisi që të shohim një shoqatë të ashtuquajtur “Lëvizja Studentore”, që dekoronte drejtuesit e organeve fetare, apo një grupim të ish-studentëve të Kamzës, shumica tropojanë të Grupimit “Dhjetori 90” që janë vegla të pastra të Sali Berishës dhe që shiten sikur ata janë Lëvizja Studentore. Studentët që e tërhoqën në emër të të gjithë shokëve ishin Komisioni Organizues për Përkujtimin e 25 vjetorit të Lëvizjes Studentore. Akli Fundo është njëri nga studentët që formuloi kërkesat. Arben Sulo është një nga heronjtë që kanë lënë gjurmën e vet në çdo veprimtari e arritje, që nga 8 Dhjetori e deri në Mars të 1991. Myftar Gjanaj ka qenë drejtues i spikatur nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe një nga studentët më të pjekur në Lëvizje. Edvin Shvarc, është i pari që solli e ngriti flamurin pa yll në Qytetin Studenti. Dhe këta e morën sepse këta mund të flasin me autoritet për Lëvizjen. Ajo që ka më shumë rëndësi, këta figura të spikatura të Lëvizjes e dorëzuan Dekoratën në Muzeumin Kombëtar ku duhet të ruhet, sepse ajo nuk i përket asnjë shoqate apo grupimi, siç po insinuojnë ca batakçinj të Tiranës. Është mirë që edhe Grupimi “Dhjetori 90” të dorëzojë Medaljen “Nderi i Kombit” që i është dhënë Lëvizjes Studentore dhe që këta tipi si Bislim Ahmetaj e mbajnë në dhomën e tyre të gjumit. Ajo medalje i është dhënë Lëvizjes Studentore, në 20-vjetorin e saj, siç e thotë qartë edhe motivacioni dhe fjala e Presidentit të atëhershëm Bamir Topi, e jo Grupimit “Dhjetori 90” e aq më pak Bislimit nga Kamza. Le të ndjekin shembullin e shokëve dhe të dorëzojnë edhe atë dekoratë që ata e mbajnë padrejtësisht në Muzeumin Kombëtar. Nuk janë ata Lëvizja; Lëvizja Studentore janë kontributet e saj, dhe në ato arritje, këta nuk kanë pasur ndonjë rol, përveçse si pjesë e turmës. Lë të sillen me dinjitet dhe të bëjnë atë që duhet. Medaljen “Nderi i Kombit” dhe Dekoratën e “Flamurit Kombëtar” e ka marrë çdo pjesëmarrës, kudo ku ka qenë, dhe pavarësisht se në cilën parti politike është sot. Ajo që ka ndodhur i përket historisë dhe historia e nderimet e Lëvizjes Studentore dhe për Lëvizjen Studentore e kanë vendin në Muzeumin Kombëtar e jo në raftin ku mban të brendshmet një familje e caktuar. Nderimi që iu bëhet institucioneve dhe nderimeve që vijnë prej tyre është shenjë e qytetërimit që na duhet.

Ju ishit edhe në një tur në të gjithë Shqipërinë. Çfarë konstatuat ju gjatë takimit me njerëzit dhe përballjen me realitetin shqiptar?  

Shenasi Rama: E vërtetë. Së bashku me kolegët e mi të Forumit Intelektual “Rrethi i Ferrit” Dr. Valbona Karanxha dhe doktorantin Grid Rroji ishin një rrugëtim në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë. Qëllimi jonë ishte diskutimi i analizave që ne kemi bërë dhe që më parë ishin botuar në blogun “Rrethi i Ferrit”. Tashmë, të përmbledhura si tre vëllime të ndryshme, secili nga ne analizonte në librin e vet, atë që ka ndodhur në Shqipëri. Po ju kujtoj se këto analiza janë përgatitur në vitin 2013, kur në një periudhë tre mujore, ne drejtuam një blog në të cilin u hodhën rreth 300 shkrime dhe analiza dhe në të cilin kontribuuan mbi 30 e ca shkollarë, analistë, studiues, gazetarë etj. Blogu dhe analizat tona patën një impakt të fuqishëm në ligjërimin publik në Tiranë. Për më tepër, ne parashikuam me shumë saktësi atë që do ndodhte si në ekonomi, në shtet-drejtim dhe në fushat e tjera. Kur ne bëmë thirrje që të mos mbështetet asnjëra palë e parisë sepse të gjithë janë pjesë e krimit që po luhet mbi ne, na sulmuan shumë. E megjithatë e vërteta është e vërtetë. Ajo që konstatuam gjatë rrugëtimit bashkëbisedimor në Shqipëri ishte pikërisht ajo që ne kemi nxjerrë si përfundim në librat tanë. Vendi është në prag të një katastrofe apo të një 1997-te të re. Shteti është i kapur nga një oligarki e parisë, ku një grusht individësh kontrollojnë me dorë të hekurt shtetin dhe ekonominë, mediat dhe vlerat shoqërore dhe ku nuk ka më shpresë. Ajo që na goditi më së shumti ishte humbja e shpresës së njerëzve dhe në veçanti e brezit të ri. Zhgënjimi me parinë e Tiranës, të të gjitha llojeve ishte i prekshëm gjithkund. Ajo që na godit më së shumti, është përpjekja e kësaj parie për t’i përçarë shqiptarët dhe me i ndërsyer për t’u vrarë me njëri-tjetrin duke manipuluar ndasitë fetare, rajonale, krahinore, te deri në konfliktet familje me familje që me qëndruar këta në pushtet. Po ashtu na habiti frika e njerëzve që për hir të bukës së gojës nuk donin as të flisnin. Realiteti është me të vërtetë i frikshëm dhe i ngjashëm me atë të vendeve të Afrikës dhe të republikave të bananeve, e në rastin tonë, me që nuk rrisim banane, po themi, të fasules. Ndeshëm në shumë zhgënjim, vuajtje, mjerim, por edhe nevojë me gjetë dritë dhe me pasë shpresë.

Pati një aludim mediatik, ku ky tur u lexua si një lëvizje për projektimin e një partie të re politike në Shqipëri. Cila është e vërteta? 

Shenasi Rama: E vërteta është që ne erdhëm për të treguar të vërtetën, dhe, ashtu si e mendojmë ne, edhe zgjidhjen për daljen nga kriza e thellë. Mirëpo, etja e njerëzve nuk është vetëm për të kuptuar të vërtetën, sepse të gjithë e dinë të vërtetën për zgjidhjen politike. Dhe kështu kishte një interes të jashtëzakonshëm për materializimin e programit tonë politik në një parti politike. As unë e as kolegët e mi nuk kemi frikë të merremi me politikë, sepse në një vend ku sundon rrena e mashtrimi me e thënë të vërtetën, si bëjmë ne, është pa dyshim një veprim politik. Por ndjehet qartë se partitë politike kanë dështuar, se sistemi që këta kanë ndërtuar ka dështuar, se kërkohet një zgjidhje e re, dhe se programi që ne kemi paraqitur ka shumë mbështetje.

Ditët e fundit ishit në shënjestër të sulmeve të Sali Berishës, Aleksandër Meksit dhe disa qarqeve të PD. Në ç’kallo i keni shkelur Meksit dhe Berishës?  

Shenasi Rama: Aleksandër Meksi e ka hallin se nëse del që intelektualët nuk ishin të zotët të mblidhnin firmat, jo vetëm ishin pelte, ashtu siç edhe ishin, por e gjithë përpjekja e tyre për t’u paraqitur si heronj të tranzicionit bie poshtë. Pse janë në politikë këta që nuk ishin të zotët me thënë një fjalë? E pra, PD-në e kam filluar unë, por mbas veprimeve të fillimit e ka organizuar, drejtuar, pajisur, mbështetur, kontrolluar dhe përdorur Sigurimi i Shtetit. Me i quajtur vegla këta që kanë pasur kaq shumë pushtet më pas, iu djeg shumë, por nuk ndryshon asgjë. Bajgës mund t’i thuash marmelatë, por prapë, bajgë është, sepse e ka bërë lopa. Këta duan të shiten si heronj por heroizmi i tyre fiktiv që u pasua me një sjellje tejet kriminale siç u pa gjatë qeverisjeve të ndryshme është një kapitull që nuk dua ta prek këtu. Por duan të mbahen me kontributet e tyre në fillim që kanë qenë një zero shumë e madhe, aq e madhe sa mund të mbajë të gjithë këta brenda. Në lidhje me Saliun, problem i tij është thellësisht politik dhe jetik. Tashmë PD është një shportë karavidhesh politike që Saliu i ka mbajtur bashkë me zotësi, por që tashmë i ka dalë loja nga duart. Njerëzit e kuptojnë se ai i ka mashtruar e përdorur pa mëshirë dhe se nuk kanë më zgjidhje në këtë parti që ka një të shkuar të llahtarshme dhe që e ka kryer pa nder misionin e saj politik. Megjithatë, duan s’duan këta, unë jam themeluesi dhe fillestari i PD-së, ai që e ka nisur PD-në dhe që nuk i ka ndryshuar bindjet e veta. Unë nuk jam në politikë, por e kam një të shkuar që nuk e ka asnjë prej veglave që janë në krye të PD-së dhe kjo përbën një problem të madh, sepse njerëzit e dinë se kush punon për kombin e për shqiptarët dhe kush do t’i përdorë për qëllimet e veta siç kanë bërë këta. Shumë nga ata që janë në PD, militantë, por edhe të tjerë, e dinë se Sali Berisha nuk punon për shqiptarët, nuk ka punuar ndonjëherë, por thjesht nuk duan me pasë mbi kokë këta që i urrejnë deri në vdekje.

Çështja e manipulimit me numrin e themeluesve të PD befasoi shumëkënd. Si qëndron e vërteta e mbledhjes së firmave për themelimin e PD dhe çfarë roli ka pasur Sigurimi i Shtetit në këtë proces? 

Shenasi Rama: Po nuk ka asgjë për t’u befasuar. Më 12 dhjetor 1990, këta që u mblodhën në një bodrum, të filmuar hapur me një kamera të Sigurimit të Shtetit, nuk ishin të zotët të mblidhnin as pesë vetë. Po të mos ishin studentët nuk do të kishte PD. Mezi i mblodhën, për katër ditë firmat. Dhe aty ishin 183 studentë. PD është parti që e bëri, drejtoi, pajisi, e udhëzoi dhe e kontrolli Sigurimi i Shtetit. Këta plehra, që kanë shkruar me dhjetëra raporte e spiunllëqe, edhe gjatë kohës që formalisht ishin në krye të partisë opozitare, nuk munden të pranojnë se ne kemi qënë shtylla dhe forca kryesore në opozitë, në fakt, ne kemi qënë e vetmja opozitë. Kjo iu djeg fort secilit prej tyre, sepse të keqen e kanë pasur brenda gjithë kohës. Në Tiranë ka pasur shumë njerëz që iu ka interesuar të besojnë rrenat. Kur rrena ec, edhe besohet. Mirëpo, kjo nuk e ndërron të vërtetën. Por ka edhe më shumë se kaq natyrisht. Tashmë që kanë bij e bija, nipër e mbesa, duan të shiten si heronj edhe pse gjithnjë i kanë mbajtur poturet pa ushkur, gati për t’i ulur dhe që, pa shumë zor, i janë shitur ustait të radhës…

58 komente në “Shenasi Rama: Ja lidhjet e PD e Sali Berishës me Sigurimin e Shtetit”

  1. ramy kopili i sulltan mamutit. shejtan pis milet shallvarexhinj says:

    Z. Senaqi.
    Tregohu i ndershem. Edhe levizjen studentore e organizoi ramiz aleja. Edhe ambasadat. Edhe anijet.
    Ne ate sistem as miza nuk guzonte te fluturonte pa leje dhe jo ca stidente pa buksa konviktore.
    Boll na cate menderen. Ti sala, merua e fevzite ku doni te hiqeni si heronj.
    kur te vdese ky brez mund te futen ne histori perralla me mbret.
    Ate sistem e donte 98% e popullsise.
    Kur gjoja u ngriten studentet apo ju ngriten, ambasadat kishin gjashte muaj qe kishin shperthyer me urdher te halesr ramiz

    1. PlepatSigurimsa says:

      Edhe shprehjen “E duam Shqiperine si gjithe Evropa” sigurmi e hodhi po Shenasiu ca i di por ca edhe nuk i di. U dashkan 25 vjete qe te meren veshe te gjitha.

      1. AnesLumit says:

        Ky Shenasiu mbase ka thirrur vetem duam buke se ndryshe do kishte mare vesh te pakten kush thoshte …si gjithe Evropa. Vari topet themi ne tepelenasit.

    2. E mor bole erdhet pate iket! A vari k.. ! Keni bythe krijoni parti dhe fitoni! Jeni bere si mergata e qyqeve o qyqar! Do na cani trapin serish nga amerika bashke me grid rojin e nodnje tjeter! Pa le na kishit mare dhe miranda vickers dhe xhejms petifer nga anglia se ata i japin dum punevev te shqiperise! Sa i paguat ata se ata nuk vijne pa leke! Hajd shihemi pas disa vitesh dhe heren tjejter behuni me interesant ok!

    3. rikard says:

      O Ram qe ju ka ngel menja ke sigurimi i Dulles akoma , ambasadat nuk ishin dora e Ramizit ose siç akuzojn kosovaret dora e UDB , ke shkrujt boll por ke harruar ose je mbyll ne shpi nga frika per kujtim , treni qe u shkaterua nga tifozet e tirones sherret ne kavaj apo shkoder makinat e djegura te sambisteve dinamiti ke busti Stalinit greva e heshtur dhe perplasja me policin ke kafe “Flora” dhe çdo gje e filmuar nga policia , dy dite para se te futeshim ne ambasadat sherri e grushta me policin etj pyesni fam tironce qe na hapen dyert mos harroni vuajtjet 10 dit ne ambasad gati 36grad dhe ujin na e pren .Ramizinuk ishte shkaktar i hapjes se ambasada ve por televizioni jugosllav apo italian qe tregonte me pare gjermanet e DDR apo renien e murit Rumanin etj .Keto na dhan zemer apo kurajo e mos tregoni prralla se u ber bajat dhe mbas hyrrjes tone ne ambasad u mbushen birrucat me djem e tirones ne dt 1 deri ne dt 3 i ngorrdhen ne dru or lum miku .

  2. sadija says:

    Ti mor Shenasi, njelloj delirant si ata je se profesioni yt te besh bla bla eshte. Cfare ke drejtuar ti ne jeten tende qe dashke te drejtosh SHqiperine me 1000 halle. Sa per te zevendesuar nje gomar me nje zog gomari s’ia vlen te humbasesh kohe me ty

    1. hysen daci says:

      Shinasi po tregohesh jo vetem sherxhi por dhe genjeshtar:

      1.Lista e firmetareve qe mbeshtesin kerkesen per legalizimte Partise Demokratike ka 344 persona
      Eshte e vertete qe ne nje botim perfundon me 285 por ka nje gabimsepse pss numurit 289 vazhdon 230 dhe shkon deri 285 (jo 275 sa thodhte ne fb Meksi)pra 285-230= 55 dhe 289+55 =344.

      2. Filmimi qe pergojon ti eshte I Agim Buxhelit te TVSH dhe jo I Sigurimit, ndersa mbledhhja eshte e Grupit Organizues te PD gjate miratimit te Statutit te PD-se.

      Burrat nuk nderohen kur genjejne dhe nuk do te besohen ne asgje dhe kur thone te vertetetn.
      Je duke perseritur tezat e Sigurimit dhe komunisteve qe u hidheruan kur ne 12 Dhjetor nuk u formua Shoqata e studenteve, sipas porosise se Ramizit, por nje Parti.

      1. Bureto says:

        Te gjithe flisni sipas asaj qe mendoni se dini. As une nuk di me shume, por nje gje e di. I kujt ishte dhe kush e drejtonte RTSH, organin me te rendesishem te propogandes se PPSh? Po sigurimi i kujt ishte? A nuk ishte ‘maja e shpates’ se saj? Atehere, pa dijenine e PPSH dhe te sigurimit askujt nuk mund t’ia mbante te filmonte nje aktivitet qe do te binte ndesh me interesat e PPSh. Pra jam dakord me nje komentues me siper, por edhe me shume te tjere ne opinionin e gjere publik, se levizja stundetore mund te ishte spontane aq sa ishte, por ajo u manipulua dhe u drejtua aty ku kishte interes R.Alia, qe te bente kalimin e bute nga diktatura e tij, ne nje sistem kuazi demokratik, qe po njelloj do t’i sherbente nomenklatures se PPSH dhe sigurimit gjate tranzicionit. Nuk besoj se ka sot njeri me mend ne koke, por dhe qe i ndjek ngjarjet e ndodhura gjate ketyre 25 vjeteve, s’e nuk ka ndodhur keshtu. Sigurisht gjate rruges shume gjera ndryshojne, por thelbi mbetet po ai. “Demokratizimi” i vendit eshte veper e udhehqjes se PPSH, (grupi prane Ramizit) me mbeshtetjen e nderkombetareve. Gjithe viti 1990 sherbeu per pergatitjen e dhjetorit te atij viti. Ngjarjet e ndodhura njepasnje gjate atij viti e vertetojne. Ne thellesine e kohes (nuk jane pak 25 vjet) gjerat duken mjaft te qarta. Tani dihet qe shume kane dashur te perfitojne, dhe vazhdojne ta bejne, nga ajo kthese historike, por nuk do te thote se, disa qe u ndodhen apo u derguan aty, jane autoret e vertete. Shume te rinj te asaj levizje “spontane ose jo”, qe nuk ishin te manipuluar, sot dhe shume me pare se sot, jane menjanuar nga politika, nga “pasresyte e bardha” dhe “xhubat e zinj”, ose nuk jetojne më ne Shqiperi.

      2. Tili says:

        Po ti nxjerri Buxheli filmimet pse nuk i nxjerr

  3. Ceco me mustaqe says:

    Po fol ene ti o burr i dheut,shyqyr qe u kujtove,nxirini ne shesh te gjitha pislleqet qe ka bere saliu ne kurriz te PDse e te popullit,po dhe ju keni pjesen e fajit qe i hapet rruge nje te cmenduri i cili shkaterroi nje shtet te tere he u pasurua ne kurriz te popullit. Te shikojme se a do te jeni te zotet qe me fakte tja nxirni te gjitha ato qe po filloni ti tregoni,megjithate asnje here nuk eshte vone,por duhen nxjere,qe dhe populli ti japi vleresimin qe i takon. Sa eshte gjalle te pergjigjet deri ne nje per cdo gje,por dhe duhen verifikuar cdo pasuri qe jane vene ne kurriz te popullit,mbasi keta na kane dale tani pronare tokash e miliardere,kur ne ate sistem ndronin breket nje here ne jave,se nuk kishin me teper se dy pale breke e kanatjere.

  4. Arianiti says:

    Prof. Rama. E simpatizoj nismen tuaj. Por cuditerisht na permend nje Myftar Gjana, i njohur si agjent me grade i shik te Gazidedes. Me keqardhje, por misionaret nuk i ndahen misionit qe kane.

  5. 21 janari 2011 = krim fashist shteteror i toleruar me turp nga miqte e huaj says:

    o shinashi

    dikur kam ptur respekt per ju ..por je bere vegel qorre

    mardhenia berishe-ramiz alia ishte disa mujore dhe e pa demeshme

    pas 1991 berisha u be kobure e elez biberajt qe i nxorri uje te zi atij vendi.

    ne raportin 2b biberaj-berishe qe nga 2 prilli 1991 e ne vazhdim u zbatua teoria me kanibale ne rruzullin toksor..ajo e rrezimit komunizmit qe kishte vdekur me kohe…pra berisha u kthye ne vampir.

    ne nje artikull tuaj me pare qe titullohej

    SHIANASHIU KISHTE BISEDUAR ME SALIUN NE NJE DITE SHIU

    ishte nje vetvrasje e juaja perfundimtare

    berisha eshte kriminel kurse ju po beni nje paraqitje kriminale..dhe kishte te drejte bastarti azem hajdari qe te ka rrahur si gomari ne duhan dhe ike i dhjere ne amerike.

    1. Kusaxhe says:

      Nuk me interesojn komentet duket qe populli eshte komplet i perciare dhe Nuk ka me besim une shpresoj. tek
      Shenazi Rama , shpresojm nje kthim rrenjesor

  6. Gezim Shkupi says:

    Zoti Shenasi Rama, pershendetje per demokracine tuaj dhe rolin tuaj dashamires.
    Sistemi politik i viteve 1944 – 1990, i quajtur per çudi socialist, ishte sistemi i partise-shtet, pra nje lloj feudalizmi fetar, ku rregullat i bente rasti dhe ruhej vetem perfundimi: Te behet ajo qe thote PARTIA. Sigurimi i Shtetit ka qene nje Zyre Postare dhe jo nje organizem apo institucion organizues. pse nuk permend tritan Shehu-n qe ne rini na spiunonte per kemishat “moderne” me lule dhe kuadrate qe rastiste te vishnim. Partine Demokratike e mbushi Komiteti i Partise Nr.2 (tek Rruga e Elbasanit, sipas direktivave te Ramiz Alia, nje dukagjinas qe nuk beri asgje per Dukagjinin. Megjithate Simboli demokrat eshte i popullit shqiptar, ata dje dhe keta sot jane hajdute te parase publike dhe penguesit e Demokracise Qytetare Perendimore. Zoti e ndihmofte Shqiperine dhe ne Shqipetaret .

  7. LORA says:

    Shinasiu ka pasur te gjithe kohen e mjaftueshme per t’a bere kete denoncim publik.
    1-me 1994,kur Populli Shqiptar e hodhi tuc ;24% vote mori projekti I kushtetues qe do t’a bente mbret dr.krimin,
    2-me 1997-en kur e shkallmoi me themel shtetin e shqiptareve dhe projektoi gjemen e luftes civile te veriut me jugun,,,me moton “pas meje u befte qameti”,
    3-me 14 shtator 1998,pas grushtit te deshtuar te shtetit,qe mori spunto nga eliminimi qe I beri azem gangsterit,
    4- me 15 mars 2008,kur u hodh nje fshat i tere ne ere,me shtepi,njerez,bageti e gjithsej,
    5-me 21 janar 2011 kur me garden e tij pretoriane e pushkatoi Popullin Opozitar ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
    6-ne qershor 2011 kur vodhi ,ne menyre transparente verdiktin e Popullit te Tiranes,,,,nen kararrin mbeshtetes ,llereperveshur te arixhiut te rruges se Elbasanit,
    7-me 23 qershor 2011,kur Populli Shqiptar ,ne shumice te cilesuar,ia futi vaterlone ne bythe,ne menyren me elegante,qytetare dhe demokratike.
    Cfare ka ndodhur per Shinasiun qe po kujtohet,pas 25 vjetesh te beje nje denoncim qe nuk i hyn askujt ne pune????,,,,sepse shqiptaret e kane ditur me kohe e vakt qe mortjemadhi brekedhjere eshte shume me shume se produkt i Sigurimit te Shtetit,,,eshte produkt agjanturash me mision makaber antishqiptar.
    Per mua Shinasiu po rend te marre stafeten e nahijes se parikuperueshme brekedhjere e per te vijuar yryshtin e lene ne 1991-in.Kete konkluzion m’a vertetojne emrat e personazheve qe ai levdon,ne intervisten e lajmit me siper.
    TUNG.

    1. LORA says:

      Korrigjim,,,qershor 2013.

      1. Bekimi says:

        Bravo, LORA.
        Por ajo që nuk duhet harruar është se edhe ky Senaqiu është karta e radhës e Rrugës së Elbasanit.
        Kjo që ka ndodhur në Shqipëri nuk është dështim, por përmbushje pikjë për pikë e planit djallëzor të sendërtuar për shkatërrimin e Shqipërisë.
        Ky është dështim i aspiratave të shqiptarëve dhe sukses i antishqiptarëve në krye dhe skuta, brenda dhe jashtë vendit.
        Tingëllojnë komuniste këto fjalë? Në këtë asppekt ata kishin të drejtë. Këtë e vërtetojnë faktet e jetuara në këto 25 vjet postkomuniste.

    2. albaniafirst says:

      Analize dhe konkluzione perfekte nga LORA.
      E mbaj mend Shinasiun si teper aktiv ne ate kohe. Personalisht e kam ndjekur levizjen studentore nga shume afer, por u largova prej saj, sapo pashe se Berisha u katapultua ne krye te saj.

    3. Besi says:

      Respekt per pershkrimin qe i bene retrospektives se Partise se Djallve(PD) qe u financuan e u trajnuan nga skutat me te erreta te agjenturave qe edhe sot kane inflyencen e tyre ndaj ketyre pinjolleve qe vrasin edhe jete njerezish nen urdhera ,pa marre parasysh pasojat e mepasme.Persa i perket tregimeve te Sh.Rames(qe sot eshte i hedhur ne fushen e lojes me balte nga ata qe hodhen dikur para zgjedhjeve Kreshnikun e Spahijeve,me pas Eduartin e Selameve por qe per fat te keq edhe ky nuk ndezi e tash kane hedhur ne loje si Saliun ne monizem Shinasiun e Ramve.Me pak fjale pune malokesh!Intriga ,tradheti deri ne vrasje njerezish te pafajshem per nje grusht para!

  8. Mikena says:

    Nje pyetje kam: Grid Rroji, a ka qene keshilltar I Berishes?

  9. FLAMUR_VLORE says:

    KUR RA NE DORE TE SALES SIGURIMI SHTETIT PAS 92 KUR U BE PRESIDENT AT’HERE THEMI SE SALI DHE SIGURIMI APO SHIK NE 97 ISHTE E NJEJTA PERKUFIZIM!!

  10. Kris 1 says:

    Sigurimi i shtetit ishte arme e partise Vetem ne shqiperi i behet gjyq armes dhe jo atij qe e mbante ne duar dhe kryente krimin.Pra o Shenasi thuaje troc qe si partia e Sales dhe e Edvinit jane pjellat e PPSh dhe mbartin mekatet e nenes.
    Duhet nje levizje e re por jo e mbeshtetur ne perrallat e dhjetorit dhe ne Myftaret e revoucionit demokratik te veshur me pardesi te bardha

  11. koli says:

    O Shenasi, nuk ishe vetem ti ,ishim edhe ne atje. Boll se na cave..po na merzite vertet..dil per mall ne gazete ..je bere si bashke-kryeredaktor i Temes.

    1. FareSakte!!!! says:

      Shenasiu nuk ka qene fare naten e pare dhe i meshon fort diteve me pas. Trima ishin ata te 8 dhjetorit. Ditet me pas i hapi dyert Ramizi… Tani na dalin na dekorohen. Me kujton kohen e LANC-it. Trimat luftuan dhe vdiqen, ata qe shpetuan moren ofiqet the e shkerdhyen kete komb.

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    O shenasi
    Ke ndonje alternative
    SS qe Jane sigurimsat e KOmuniste kete e dime shume mire
    Ke ndonje fjale te mire nga amerika
    Se keshtu si e keni nise me pallavra
    Kemi per te bo presidente ZDonald Lu.

  13. Miri says:

    Te gjithe tropojanet qe erdhe Pd na i solli sigurimi ishtetitp

  14. Lomi says:

    Po ti shinasi, a pikturoje tek shtepia e ramizit ne shoqerine e te bijes si rama, gonxhja etj? Apo ishe me mision afatgjate?

  15. alben says:

    Me mire vone se kur! E verteta doli!!!!! Ne Arkivat Gjemane thuet se komunizmi ishte shume i forte ne 1990 pra ky eshte fakti se kjo qe tregon Rama eshte e vertete. Thjesht PPSH ndryshoj emer ne PD!!!

  16. haziz says:

    opozita everte i atij regjimi jane 4500 njerez qe shqyen dyert e ambasatave.dhe te gjihte ju dilnit ne shesh kunde tyre

  17. Na bashkoj kenga popullore says:

    Nuk e kuptoj pse shum komentus ja kunder ktij zoteris qe ka shum vite qe e ka quajtur PD antiShqiptare,apo ne Shqiptarve na terbon realiteti

  18. Na bashkoj kenga popullore says:

    Nuk e kuptoj pse shum komentus ja kunder ktij zoteris qe ka shum vite qe e ka quajtur PD antiShqiptare,apo ne Shqiptarve na verbon realiteti

  19. ramy kopili i sulltan mamutit. shejtan pis milet shallvarexhinj says:

    Bravo lola

  20. Lida al says:

    Po a nuk jemi te gjithe pjelle e atij sistemi? A nuk jetuam, punuam mesuam, u edukuam,vuajtem e u gezuam njesoj te gjithe ne ate sistem? Cfare ndryshimi ke ti nga shoket e tu, mos na ke ardhur nga ndonje planet tjeter, o Shenasi, e na qenke ndryshe? Ketu nuk eshte puna e as sistemit, as e Partise se Punes, as e Enver Hoxhes e as e komunizmit, por e llojit se kujt i takon,cfare karakteri ke, cfare kulture, cfare edukate, cfare soji e fisi je,nga na vjen,cfare ke bere ne jete, cfare i ke dhene vendit tend etj etj. Se po na cudisni qe po na nxirrni te ndershem,te mire e patriote edhe bashkepunetoret e fashizmit, spiunet e ndryshem, SHIK-asit,bashkepunetore te grupeve mafioze etj. te vertetuar me fakte e dokumente.

    Ata qe kane qene te mire, te ndershem, te paster, te virtytshem, punetore ne ate kohe jane edhe tani dhe kush ka qene spiun,hajdut, kriminel, tradhetar i vendit, mashtrues, imoral, dembel eshte edhe tani. Gjykoni si jane e cfare kane bere e bejne ne dobi te popullit e atdheut, sepse ajo periudhe ka qene e njejte per te gjithe.

  21. SHQIPE says:

    More gazetare te dashur ,po tashme keto shkrime i takojne historise ,25 vjet nuk jane pak,gazetaria supozohet se merret me aktualitetin ,apo nuk ka aktualitet per aresye te stanjacionit politik,te drejte keni nuk ju ve faj!

  22. 21 janari 2011 = krim fashist shteteror i toleruar me turp nga miqte e huaj says:

    per komentuesin Kusaxhe dhe gjithe kusaret e tjere.

    E perseris per Shinashiun kam patur respekt

    pooooor ose ka rrjedhur ….ose ka hyre ne ushtrine e vuvuzelave elezbiberiste.

    ne levizjen e dhjetorit kishte erera qe nga sigurimi i shtetit por me shume ishin shterngatat dhe shkerdhatat e sherbimeve te huaja sidomos dyshet cia-udb dhe cia asfalia.

    pse ky sh…shiu na flet per krimet molekulare te bandes se sali elezbiberishes ne 1991 dhe nuk flet per krimet dhe tradhetite e tyre pa 1992.

    ju lutem lexoni komentuesen ” LORA”

    PRA SALIU DHE CA KOKRRA QE MBESHTETEN NE EURO-AMERIKE DUHET TE SHKOJE NE GJUQIN E HAGES

    PER 21 JANARIN
    GERDECIN
    REMZI HOXHEN
    GENOCIDIN NDAJ HAKLAT
    .
    .
    .
    VRASJEN E SHTETIT SHQIPTAR
    POSHTRIM KOMBETAR
    ETJ ETJ

    pra i nderuar… ish fansi juaj ju sugjeron:

    ose thuaj te tera sa di..ose SHUT UP

  23. Scandal says:

    Shinasi Rama ju pershendes nga Kosova vetem kam diqka ma ju than se nese vazhdoni ta permendeni VAGABONDAT e Kosoves si Bujare Dugollin(qe i thuani Dr,Profesor)dhe Bajram Kosumit(qe i thuani Prof.)beni nje gabime te madhe konsultohi me dikend ne Kosove qe te ju tregoj se kushe jene keta Derra

  24. edvini says:

    komentues rrota k…i, megjithese me pseudonime shkruajne me nje moral patetik,nuk ja mban edhe bytha te thone se kush ka qene burre i mire sepse dalin fiasko dhe nuk kane argumente

  25. Mona says:

    Pse fjalet qe thote Shenasi Rama, nuk ndikojne fare tek elektorati i PD?
    Ashtu sic thote ai, PD-ne e themeloi Sigurimi dhe te gjithe ata qe moren pjese ne te ishin te gjithe sigurimsa dhe spiune.
    A kemi pranuar se ne tre shqiptare nje ishte spiun? Pra 30 % . Po PD sa elektorat ka? 30%. Pra edhe sot e kesaj dite elektorati i PD perbehet nga spiunat dhe bijte e spiunave. 30 % e shqiptareve, kaq ishin dhe kaq kane mbetur.
    Dhe kaq do te mbesin. Le ti shaje sa te doje Shenasiu, apo gjithkush tjeter, ata do te kunderpergjigjen ne kor. Thuaj ti po deshe se Sali Berisha ka qene agjent i sigurimit te shtetit dhe spiun i UDB, tek antaresia e PD, nuk ndikon. Nuk ndikon se ata me Saliun mbrojne veten e tyre.
    Kane qene te gjithe spiuna te sigurimit, apo agjenturave te huaja. Duke i denuar, ata me shume forcojne unitetin me njeri tjetrin. Aq do te mbeten votat e tyre. Le te krijohen sa te duash parti te reja. Spiunet dhe bijte e spiunave do te qendrojne deri sa te vdesin ne partine e tyre. Ne PD.

  26. heretiku says:

    Te pelqen apo jo, or ti lum miku Shenasi Rama, levizja studentore u ideua dhe u realizua nga PPSH-ja, Ramiz Alia, ne bashkepunim me Sigurimin e shtetit. Kjo levizje ishte projektuar shume kohe para se te behej aktualitet, sepse ekonomia kishte falimentuar dhe vendi po shkonte drejt vdekjes nga uria. Pra e ashtuquajtura “levizje studentore” ishte hapi i pare drejt pluralizmit, kusht i perendimoreve per te ofruar ndihme. Eshte fakt se shumica e studenteve nuk e dinin qe po perdoreshin dhe pikerisht per kete te gjitheve u dukej vetja hero, kerkesat e tyre heroizma e keshtu me rradhe. Nuk eshte hera e pare qe ndodh nje gje e tille, kur pjesemarrsit e nje levizje nuk e kane idene se lojen e kujt po bejne. Raste te kesaj natyre ka plot ne histori, ne ate te lashtesise dhe ne ate te dekadave te fundit.
    Duke ju rikthyer argumentit, e gjithe periudha fund 1989, gjithe 1990, ishte nje periudhe ku u perpilua dhe u realizua kalimi i bute nga sistemi monist ne ate pluralist. Te gjitha ngjarjet, ajo e Shkodres me bustin e Stalinit, ato te Kavajes, manifestimi i heshtur i Tiranes, ngjarjet e ambasadave etj. ishin nje koordinim i drejtuesve te PPSH-se me politikane dhe diplomate perendimore. Pa aprovimin dhe pelqimin e PPSH-se nuk mund te behej asgje, vete logjika me feminore ta thote, sepse nuk kishte pasur per gati 50 vjet asnje lloj opozite apo disidence te organizuar. Merr vetem nje fakt te thjeshte qe ben muuu, si dolen papritmas e ne te njejten kohe nje grup personash me te njejtat pardesy, me te njejten ngjyre, apo xhupa te zinj ?
    Sidoqofte, ktheje vertite nga te duash e si te duash, konkluzioni eshte se levizja studentore dhe me pas pluralizmi jane veper e PPSH-se dhe e Sigurimit te shtetit.

    1. Z says:

      ..Pas ndarjes ne dy parti R.Aliaj donte Nanon ne krye te PD-es kurse Berishen ne krye te PS.Pastaj ndroi mendim….kete e ka thene ne vitin 1999 i ndjeri prof.Ylli Popa!

  27. emigranti says:

    hahahahaaa hahhahaaaa hahaaaaa ky po kopjon Ramen, nese nuk gaboj edhe Rama e ka promovu veten me nje lloj turneu te tille, edhe ai erdhi si nje intelektual i parrujt, por qe ne plan kishte te rruhej kur ti kishte rrujt te gjith, plan te cilin po e zbaton me sukses, po kjo sdo te thote qe edhe ty do te te eci, sepse nje her bje daci n’kos.

  28. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Me kete e fjalor ka ardhur PD ne 1992. Me vjen keq sa shume rrejne njerzit ne shqiperi. Isha ne shqiperi para nje viti e keto perralla dinin te gjithe te rinjte. Sigurimi i Shtetit ose Sigurimi i Leshit nuk ka qene tjeter veçse nje organ represioni qe e ka çdo shtet demokratik. Sigurimi i Shtetit eshte nje fjalor jo i sakte pasi nje intitucion i tille nuk ka ekzituar per ligj. Nuk ka ligj mbi Sigurimin e Shtetit, ka pasur Vendime te Byrose Politike qe e quan Sigurim Shteti ne fakt ne baze te ligjit ka qene polici, thjesht polici.
    Zoteria qe ka jetuar ne Perendim e din se ne Amerike çfare ben CIA, e din çfare ben FBI, i ka pare se si vrasin njerzit e pambrojtur dhe thone qe jane sulmuar. Asgje nga keto nuk ka bere Policia Shqiptare ne kohen e diktatures ose te pakten nuk ka nje denoncim, ma asnje denonocim per 45 vjet, eshte e habitshme se nuk ka as edhe nje denoncim. Shqiptaret e kane zakon shpifjen dhe nuk kane burrerine te ballafaqohen ne gjyq. Sigurimi i Shtetit se ka kryer krime duhet te pergjigjet para ligjit, Une personalisht kame pasur nje kusheri qe kane punuar ne kete institucion nje njeri i mrekullueshem sa erdh Sali Qeni e larguan nga puna. Kusheriri im sipas meje nuk ishte as kriminel dhe as ka asnje akuze kunder tij, i mohuan çdo te drejte njerzore. Prap me keto histori pa prova pa denoncime. Lesh profesori eshte ky person!

  29. sovjetiku says:

    O shinasi…o hale ..po ku krahasohesh ti mor me gjigandin.berisha…

    1. FareSakte!!!! says:

      Ke te drejte! Saliu eshte origjinali i te quajturit pleh serbi. Eshte vertet i vecante. Ndersa ky Shenasiu filloi te konkuroje me te fill pasi mori nje doktorature. Mendon i gjori se doktoratura do i jape edhe njohjen per kohen e shkuar kur u perdor si top pingpongu.

    2. antonio says:

      Bravo “sovjetiku”!
      Berisha eshte nje GJIGAND ME…..MUT!

  30. noah says:

    Nuk bëri dot gjë andej dhe do të lëpihet këtej. Ik,o Shenjasi andej nga erdhe. E paske filluar ti PD-në!!! Një zero me xhufkë ke bërë. Po Pashko me shokë çfarë bënë? Apo ata t’i rrëmbyen ty meritat? Asgjë nuk ke bërë përderisa ike dhe nuk luftove për atë që deshe… Sigurimi sigurimi sigurimi… të ka mbetur në gojë. Po në vitet kur ishte Berisha president sigurimi e kishte puthur. A vepronin sigurimsat edhe atëhere? Mundet, po u kishin rënë dhëmbët, ata nuk dinin nga të futnin kokën. Në vend që Shenjasiu të ndihmojë PD-në të jetë alternativë qeverisëse, flet sikur të jetë zëdhënës i Ramës ose si Balla. Një Ballë që e heq veten të zgjuar.

  31. i dashur Mero says:

    Nuk flase per dhjetorin se ai muaj ka qene me shi bresher suferina bubullima dhe nuk i jap dot pergjigje, por me beri shume pershtypje ne deklarimin e Shenasi Rames disa emra qe une i mbaj ,end per shume keq ne keto 5 pesevjecare si ishte ai Gjana apo vecanrisht Grid Rroji ish keshilltar i Sali Berishes qe ka lene na,. Mendova se vetem une do flisja per te, por me kenaqesi pashe qe kish dhe komentues te tjere qe flisnin per Grid Rrijin. Para pak kohesh; ne nje koment te fjales se Shenasi Rames, po ne kete gazete, shkrova nja pese pika per Shenasi Ramen ne qoftese do formonte parti politike dhe midis tyre i thosha; Munesidht te mos kete nga tropoja njerez apo drejtuesi te mos jete andej. Nje komentues tjeter me sugjeronte se nuk mund tu a mohoja dot te drejten tropojaneve. Kishte te drejte parimisht, por praktikisht nuk kish te drejte se Sali Berisha e dogji Tropojen dhe tropojanet qe emrat e tyre i dine gjithe shqiptaret; sidomos ata pjestar te krimit makaber ne Shqiperi dhe flaken ne Tropoje Pa u zgjatur;kur lexova sot Grid Rrojin apo Gjanen e ca te tjere; i hoqa kryq dhe kesaj shprese se mund te bente dicka Shenasi Rama dhe jo vetem kaq; por kur shan Sali Berishen dhe flet me gjuhen e tij duke mohuar cdo gje; e pereseris qe i hoqa vize dhe ketyre. Nje flluske sapuni qe duan te marrin pjesen e tyre ne ato copa qe i kane ngele atij vendi. U kujtohet partia kuq e zi? E; monstra. Edhe Eduard Selami erdhi ne fund per te marre ndonje cope.

  32. ramy kopili i sulltan mamutit. shejtan pis milet shallvarexhinj says:

    Ka shume mundesi qe senaqiu eshte zari i sales.
    Me duket se po ndodh e njejta gje si me ate kreshnik spahiun.ky do tale te beje si antisalist per te terhequr votat e elektoratit antisale.
    Loje tjeter malokesh

  33. Bardh e zi says:

    Urdhri per pluralizem erdhi nga jashte. I friksuar nga ngjarjet ne Rumani, Ramizi u terhoq ne prapskene, leshoi terren dhe inskenoi levizjen ‘spontane’ studentore.
    Te gjitheve u kujtohet kur Aliu hoqi dritat per dy jave ne qytetin studenti ne menyre qe t’i nxiste per revolte. Nderkohe vendosi me kujdes ne krye te studenteve emisaret e besuar te PPSH (Berishen, Imamin, Meksin, etj.).
    Mbase e vetmja gje qe nuk dinte Alia ne ate kohe eshte fakti qe paralelisht me te per ‘krijimin’ e PD po punonin edhe klanet antishqiptare ne Amerike dhe ish-Jugosllavi (te perfaqesuar nga Elez Biberaj, Rajerson, Igellberger, etj).
    Berisha ‘triumfoi’ se tek ai perputheshin si planet e Alise dhe ato te Elez Biberaj. Pra ai u mbeshtet dhe nga brenda si komunist (i PPSH) dhe nga jashte si njeri me grua serbe dhe lidhje te tjera te dyshimta me klanet antishqiptare ne Amerike dhe ‘miqte’ jane te ish-Jugosllavise (me Elez Biberaj, Arkanin, Damir Fazllic, etj.).
    Prandaj Berisha ‘mbreteron’ i qete dhe pa rivale edhe sot e kesaj qe prej 25 vjetesh…

  34. vaso says:

    Te na thote cfare do bente ndryshe nga Sala.P.sh. mbi ligjin e tokes.

  35. emigranti says:

    Duke share Shenasiun beni lojen e Saliut.
    Eshte Saliu qe nuk I hapi dosjet ne menyre qe te kercenonte kedo spiun qe merrte per ti sherbyer dhe e kercenonte me dosje kur nuk I bindej.
    Kujtoni cfare I bente Azemit.
    Shenasiu ka qene I pari qe ka denoncuar Saliun dhe te besuarit e tjere te partise e sigurimit.
    Nese do kish qene spiun do ti bashkohesh Sales dhe do rrinte urte.
    Kjo eshte e keqja me e madhe e moshapjes se dosjeve se spiunet duke pasur siguri nga klasa politike per moshapjen e tyre kalojne ne ofensive duke akuzuar njerezit e ndershem.
    Kjo eshte menyra me e lehte per te qendruar ne politike dhe rjepur e mashtruar popullin fukara.

  36. ilarguari says:

    Pse lodheni kote e genjeni diten me diell. SHQIERIA ka 25 ne TRANZICION qe dmth grupe (ne dukje te ndyshme) komunistesh ja kalojne pushtetin njeri tjetrit dhe pasurohen me radhe. Kjo besoj eshte e qarte per c’do njeri qe mendon dhe llogjikon. Sa per ilustrim po rendis disa gjera qe provojne kete fakt:
    1- Dosjet nuk jane hapur – PSE?
    2- Shume politikane nderrojne partite (grupet komuniste) pa problem fare – pra partite kane ne njetjat pikamje (vidh e rrembe) politikanet kane te gjithe te njejtat bindje – HAJDUT.
    3- Te persekutuarit politike nuk kane asgje ne dore por jane perdorur thjesht per prapagande.
    4- Ish-Sigurimsat kane 100% te fuqise ekonomike te Shqiperise. Prona nuk eshte kthyer ende te I zoti, por po grabitet nga komunistat. I kujtoni “Populli” Suden” “Vefa”-n “Kamberin” etj etj – te gjitha te krijuara nga ish sigurimsat. Pasaniket si Koco Kokedhime ete tjere jane is komunistat e rinj.
    Mund te rreshthen shume fakte te tjera. Ata qe kane sy e shikojne, te tjeret mundohet te genjejne vete.

    Me nje fjale ne Shqiperi ndryshoi sistemi konomik, dhe drejtojne te njejtet grupe komuniste – pra nuk eshte permbysur asgje – pushteti politik I komunisteve u kalua ne pushtet ekonomik tek komunistat.

  37. Gjin says:

    Shenasi nuk ju pergjgje asnjeher akuzes se Dr Berishes, qe Shenasiu ishte agjent I sigurimit, megjithese ti e pohon ne kete inetrviste se ishte pjese e kesaj strukture. Po si nuk paskan turp keto lloj palaqosh, ti vetem nje shok ke dhe ai eshte Shyqyri Qoku.

  38. vladimir says:

    Se mos ky personazhi eshte I riprodhuar nga Berisha si i shenjte .Si ka mundesi 25 vjet heshtje.

  39. alphade says:

    Te gjithe keta mytebere duan te behen gjenerale pas beteje ! Po Ramushi
    mbaka ne goje nje puro …..!!! Pika qe s’ju bie ! Kaq te babezitur jeni
    per nje cope kolltuku, ore kolltukofag….!!

  40. fieraku NGA ferrasi says:

    Mona
    MOS ki merak gjysma e elektoratit te PD Kane shku me LSI.
    Kur qeveriste Berisha meta .
    Se ti monadhe gjithe te tjeret
    Qe bridhni per interesse neper partite qe Jane pa perjashtim pasardhes te ppsh.
    Jeni bij spiunash e sigurimsash
    Me perjashtim te disa komentuesve ketu,edhe komentet i beni me pagese.
    Do ta besoja Z shenasi Rama
    Po te vinte e te drejtonte partire antikorrupsioni
    Te konfiskonte te gjitha pronat e politikaneve,gjyqtareve prokuroreve koncesionet, te kthente pronat te zoteve te demshperblente
    Ish te oerndjekurit te hapte dosjet
    Atehere do te filloje nje epoje e re per Shqiperine
    Per ndryshe me mire te jemi hysmeqare direkt te mafies se te cirakeve te saj.

  41. luli says:

    SH. RAMA ka vetem te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje