Instituti i statistikave raportoi se kriza e ndërtimit u thellua në 3-mujorin e tretë, teksa vlera e parashikuar e investimeve për lejet e dhëna ra me 21 herë. Sipas INSTAT, në 3-mujorin e tretë vitit të kaluar vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa dhe punime inxhinierike ishte 23.3 miliardë lekë ose gati 233 milionë dollarë.
Por në 3-mujorin e tretë të këtij viti kjo shifër u rrudh në vetëm 1.1 miliardë lekë. Të dhënat e detajuara tregojnë se e gjithë rënia ka ardhur nga vlera e lejeve të ndërtimit, të miratuar për privatët.
Sipas INSTAT, në 3-mujorin e tretë të vitit të kaluar autoritetet miratuan leje ndërtimi për privatët me një vlerë të përafërt prej 22.9 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti, shifra ra në vetëm 662 milionë lekë. Si sipërfaqe vëllimi i lejeve të miratuara ka rënë nga 585 mijë metër katrorë vjet, në vetëm 18.5 mijë metër katrorë sivjet.
Ngadalësohen investimet
Rënia e lejeve të miratuara për ndërtesat rezidente paralajmëron rrudhje të investimeve në ekonominë e brendshme, jo vetëm në sektorin rezidencial por edhe atë të turizmit. Prej disa vitesh ndërtimi ndodhe në një krizë të paprecedentë, që reflektohet në tkurrjen e fortë të peshës së këtij sektori ndaj Prodhimit Kombëtar.
Ndërtimi ka qenë një nga arsyet kryesore të ngadalësimit të fortë të ekonomisë dhe rritjes së papunësisë, pasi rezultoi sektori më i goditur nga kriza.
Vetem nje i marre mund te besonte qe ritmet e ndertimit te viteve te fundit ishin normale.duke ndertuar pa kriter dhe pa stil,bene qe te ishte nje piramide e vertete financiare mjafton te hedhesh nje sy ne Dajt,Selit Farke Kamez por edhe Brenda ne Tirane ,u bene te gjithe ndertues sic u bene te gjithe kontrabandiste etj etj kto Jane pasojat e “zhvillimit” pa kriter ,tani kemi mje stok qe duhen vite per ta tretur Duke sjelle perfitime fikse per te korruptuarit noteret dhe pronaret e vertete opo jo te trojeve.