Kushtetuesja pezullon gjobat e rënda ndaj biznesit

23 Dhjetor 2015, 15:22Ekonomia TEMA

Gjobat e rënda ndaj biznesit janë pezulluar në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i kushtetueses është marrë pas ankesave të shoqatave të biznesit, ku përfshihen Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve e drejtuar nga Nikollaq Neranxi, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. 

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar sot ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ky ligj parashikonte sanksione dhe gjoba të rënda ndaj biznesit. Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur me anë të një njoftimi për mediat se pranon ankimimin e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut lidhur me ligjin e ri mbi procedurat tatimore.

Në fund të nëntorit organizatat e biznesit njoftuan se e dërguan ligjin në Kushtetuese.

Hapin e parë e ka hedhur Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve e drejtuar nga Nikollaq Neranxi, duke kërkuar paraprakisht nga Gjykata pezullimin e ligjit dhe më pas rishqyrtimin e tij. Po ashtu edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë gjithashtu patën paralajmëruar dërgimin e ligjit në Kushtetuese.

Ligji, I pezulluar sot, parashikonte dënim deri në 3 vite burg për të gjithë ata biznesmenë që kapen pa dhënë kuponin tatimor.

Ndër ndryshimet e tjera drastike të ligjit ishin 10 fishimi i gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë, gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pages, gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese, e drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën, gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore e të tjera.

Teuta Shamku

5 komente në “Kushtetuesja pezullon gjobat e rënda ndaj biznesit”

  1. elona says:

    me ne fund nje lajm i mire

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Me mire pa gjoba.. Rrumpall jemi mesuar.. Sonte jam I bindur qe ky trup gjykues eshte I korruptuar.. Nuk na duhen 9 gjykates, 3 boll jane..9 ka Amerika me 100 fishin e popullates.. Edhe ne ndarjen e detit ca votuan pro.. Kjo eshte koka e kokave te korruptimit.. E futen ceshtjen ne Highway..

    1. Ligji per tatimet i vitit 2088 eshte i shkelqyer por Pd nuk e zbatoi ,eleminon informalitetin dhe korrupsionin. Balozi mori nje goditje eshte e dyta e para qe me 8 Dhjetor por PD preu ne bese qytetaret duke i cuar te bunkeri prej betoni jo te bunkeri prej mishi.

  3. rroku says:

    Po te vjedhesh shtetin kushtetuese eshte??????po ti biesh ne qafe te gjithe atyre qe paguajne taksat ne rregull dhe nuk i marrin ne kembim perfitimet pasi shtetit i duhet te kompensoje hajdutet si nerenxi dhe keta barkemedhenjte e gjykates kushtetuese, kushtetuese eshte?????!!!!!Po ne amerike cfare i ndodh ketij mafiozit te dhomes amerikane nese nuk paguan taksat????!!!!!!

  4. xxxxx says:

    bravo kushtetusja. paska fillu me reagu para se ti vi radha e reformes.
    ju trapat qe shkruni lart , as qe e dini qe gjobat e larta jane burim korrupsioni dhe evazioni.
    apo u gabova , ju do jeni hajdutet e taksave e tatimeve qe bete ligjin ne fjale per xhepat e juaj por meqe drejtesise i ka hy frika ne b…. nga ambasadori, ka fillu me lexu literaturen financiare ne vend qe ta lexonte me pare ministri cani ose ministri leshi preshi.po te kishte me verte kushtetuse do denonte ministrin qe ja fut popullit te vet qe e ka zgjedh ta udheheqi drejt perparimit. ne nje vend demokratik kjo do ndodhte. po ne zululand ku ujqit e hienat fusin dhembet ne cdo xhep njeriu perfshi gjykatesit , po habitem dhe me kete pseudovendim te ndermjetem te kushtuses ose me mire te jokushtetuses

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje