Kontrolli i Lartë i Shtetit është përplasur me Bankën e Shqipërisë duke i kërkuar asaj të anulojë vendimin që ia ngarkon koston e vjedhjes së 713 milionë lekëve qytetarëve shqiptarë.
Pas vjedhjes, Banka e Shqipërisë e ka kontabilizuar të gjithë shumën si humbje në bilancin e këtij viti. Ky veprim e hedh automatikisht koston e vjedhjes tek qytetarët duke ulur me 713 milionë lekë fitimin që Banka derdh në buxhetin e shtetit. Por në raportin e fundit të auditimit, KLSH thotë se kjo është e parregullt dhe përbën një shkelje të pastër të displinës financiare.
Sipas KLSH, përmes klasifikimit si humbje në bilanc, Banka e Shqipërisë praktikisht i ka vënë kapak cështjes së vjedhjes duke mbyllur ligjërisht edhe cdo përpjkeje për rekuperimin e shumës së plotë apo të pjeshme të parave që u vodhën.
KLSH thotë se zhdëmtimi i vjedhjes duhet ti ngarkohet personave të dënuar dhe Banka e Shqipërisë ka detgyrimit të ndërmarrë të gjitha masat ligjore për rekuperimin e këtij dëmi. Sipas KLSH vetëm pasi të jenë ndërmarrë të gjitha këto hapa, humbja mund të klasifikohet si vjedhje. Por edhe për këtë duhet të ketë më parë një vendim gjykate.
Top Channel ka mësuar se mes dy institucioneve ka patur një debat të ndezur institucional. Banka e Shqipërisë pretendon se klasifikimi i shumës së vjedhur si humbje është sugjeruar nga fondi monetar ndërkombëtar. Por KLSH ka kërkuar dokumentat zyrtare mbi sugjerimet e fondit, të cilat Banka nuk ka mundur ti vërë në dispozcion.
Kontabilizimi si humbje i shumës së vjedhur në Bankën e Shqipërisë e hedh koston e kësaj vjedhje drejpërdrejtë tek qytetarët përmes fitimit të munguar në buxhet, në një kohë që për këtë çështje ka ende procese të hapura gjyqësore.
Vjedhja, e cila përbën një nga skandalet më të mëdha financiare në historinë e vendit, u zbulua në korrik të vitit të kaluar dhe çoi në arrestimin e dhjetëra punonjësve në bankën qëndrore, përfshirë dhe ish guvernatorit Ardian Fullani./ TCH
Mire kur humbet banka ja faturon humbjen popullit po kur fiton pse nuk jua kalon fitimet popullit per cdo familje ne baze te frymeve apo kur fiton ato i merr qeveria me tendera e me koncesione pa populli le te vdesi se sa per vota eshte.
Nje ish pacient i psikiatrise(jo agresiv) merr ne telefon vellane,dhe i thote se do te vij nje miku i tij(gjithashtu jo agresiv dhe ish pacient i psikiatrise) te kerkoi borxh.Jepi nga ato parate e mia qe kam lene menjane tek ti,se ti zevendesoj perseri!!!
Banka e Shqiperise eshte nje institucion i pavarur. Nuk kuptoj se cfare lidhje kane se si I faturon banka humbjet e saj me taksapaguesit Shqipetar. Gjithesesi, banka e Shqiperise eshte dhe mbetet nje vegel e qeverise.
Detyrohemi të prishim gojën për shkak të kësaj logjike idioteske të Bankës së Shqipërisë: i paska thënë FMN-ja ta cilësojë humbjen nga vjedhja si humbje në bilanc. Na plasi menderja se çfarë thohë FMN-ja; ku e gjeti të drejtën FM-leshi të çbarrosë hajdutët duke barrosur popullin?! Banka, nëse, duke shkelur ligjet e çdo të drejtë, dëshiron të tregohet bujare me hajdutët atëherë le të mbledhë punonjësit e saj e të bien në ujdi që shumën e vjedhur nga shokët e tyre ta zëvendësojnë vetë nga rrogat e tyre, përfshi këtu edhe guvernatorin e ri. Paratë e vjedhura janë të popullit e duhet t’ia kthejnë popullit e jo t’i marrin atij edhe aq të tjera si i janë vjedhur. T’iu vijë turp për logjikën që shfaqin, por edhe për mungesën e sensit të drejtësisë, por edhe për mungesë përgjegjësie ndaj popullit të tyre! Tamam logjikë hajdutësh; si ai kusari që shkoi të vidhte një shumë te dikush,sipas informacionit që kish, dhe kur s’gjeti gjë, i tha viktimës se më ke kaq para borxh…
PARAT TE KTHEHEN NE BUXHET ….POPULLIT TU MBAHEN FULLABNEVE PASURITE E GJITHE “BANKIERVE TWE VEGJEL”,,
Nje lajm i zi dhe krejtesisht trondites! Shpresoj te mos jete i vertete, ndryshe, qeveria Rama nuk meriton te qendroje ne pushtet as dhe 1 minute me shume!
Nje lajm i zi dhe shume trondites! Ne se eshte i vertete, qeveria Rama nuk meriton te qendroje ne pushtet as dhe 1 minute me shume!
z.Leskaj (rakia) qenka hedh prape ne aksion me vu gjoba!
Banka e Shqiperise vetem emrin ka te tille. eshte nje entitet privat i cili nuk ka lidhje fare me shtetin Shqiptar. Ka ikur ajo kohe qe Banken e Shqiperise e kishte ne dore shteti. Banka e Shqiperise eshte nje shoqeri aksionere, ashtu si Federal Reserve e Amerikes, Banka qendrore Europiane dhe shumica e Bankave ne Bote. Ato jane prone e nje grushti njerezish qe quhen Elitat Finaciare dhe kane te drejten e prodhimit te parase. Harrojeni qe nje vend te beje prokopi ne duart e kesaj kaste satanike. E vetmja zgjidhje eshte qe Banka te shtetezohet, te debohen FMN dhe BB ( te cilat cuditerisht jane prone e te njejtit grup ) dhe shteti Shqiptar te prese parane tij ne menyre te pavarur. Rasti i Islandes psh, te cilen pasi e zhyten ne borxhe dhe derguan ne prag falimentimi, shteti Islandez i mori gjerat ne dore duke i debuar keta fajdexhinj jashte Islandes. Ekonomia e Islandes jo vetem qe u rikuperua, por ka nje rritje te qarte.
Banka e Shqiperise vetem emrin ka te tille. eshte nje entitet privat i cili nuk ka lidhje fare me shtetin Shqiptar. Ka ikur ajo kohe qe Banken e Shqiperise e kishte ne dore shteti. Banka e Shqiperise eshte nje shoqeri aksionere, ashtu si Federal Reserve e Amerikes, Banka qendrore Europiane dhe shumica e Bankave ne Bote. Ato jane prone e nje grushti njerezish qe quhen Elitat Finaciare dhe kane te drejten e prodhimit te parase. Harrojeni qe nje vend te beje prokopi ne duart e kesaj kaste satanike. E vetmja zgjidhje eshte qe Banka te shtetezohet, te debohen FMN dhe BB ( te cilat cuditerisht jane prone e te njejtit grup ) dhe shteti Shqiptar te prese parane tij ne menyre te pavarur. Rasti i Islandes psh, te cilen pasi e zhyten ne borxhe dhe derguan ne prag falimentimi, shteti Islandez i mori gjerat ne dore duke i debuar keta fajdexhinj jashte Islandes. Ekonomia e Islandes jo vetem qe u rikuperua, por ka nje rritje te qarte..
Te shtoj edhe dicka tjeter. Kjo eshte metoda e skllaverimit modern, nepermjet borxhit. Dikush do te pyes nga del ky borxh? Borxhi eshte ngritur ne strukturen Bankare te Bankes se Shqiperise dhe te gjitha Bankave te kontrolluara nga ky grup. Per cdo Lek te printuar nga keta fajdezhinj, shteti Shqiptar dhe te gjithe ne e merrim me nje interes te caktuar. Ky borxh eshte i pashlyeshem, sepse parate qe ata hedhin ne qarkullim, jane gjithmone me pak se shuma e debitit total duke shtuar interesin. Per cdo lek te printuar – lek me interes te dorezuar > me e madhe se totali i Lek te printuar.
Qe kjo ishte vjedhje sdo shume mend per tu kuptuar dhe qe do ti paguajme ne po ashtu sdo shume mend. Te gjithe ato qe e kuptojne se si finksionon e dine por tani qe klsh e ka kontrolluar ta kuptojne edhe te tjeret.
Po Banka e Shqiperise vetem e shqiptareve nuk eshte por eshte e punonjesve te saj qe e kan mendjen vetem te pasurohen per vete dhe mendojne se mund te harrohet aq lehte vjedhja qe u be. Institucione si KLSH tregojne fytyren e vertete te kusareve te veshur me pushtet.
KLSH si gjithnje vigjilente e profesionale. Por korrupsioni eshte bere pushtet i fuqishem, me KLSH duhet te bashkohen edhe te tjere institucione.