Markimi bruto, 10 miliardë në vit kosto shtesë për qytetarët

19 Dhjetor 2015, 15:26Ekonomia TEMA

Konçesioni i markimit të karburanteve mund t’u kushtojë qytetarëve edhe 10 milionë dollarë shtesë në vit më shumë nga ajo që paguhet aktualisht.

Pas konfliktit që kulmoi më ndërprerjen e shërbimit në doganë duke çuar në paralizimin e tregut të karburanteve, ministria e Financave dhe kompania koncesionare GFI janë në negociata për të gjetur një marrëveshje.

Në kontratën e koncesionit të nënshkruar nga qeveria e mëparshme parashikohet që veç karburantit të gatshëm, GFI të markojë edhe naftën bruto, edhe pse kjo pikë nuk është zbatuar deri më tani.

Por çfarë pasojash financiare do të sillte markimi i naftës bruto? Sipas një raporti të përbashkët nga ministria e Energjetikës dhe ajo e Financave rezulton se përfshirja e naftës bruto në markim do i shkaktonte kompanive konçesionare që prodhojnë naftë nga nëntoka shqiptare një kosto prej 1 miliardë lekësh në vit. Por këto kjo kosto nuk do të paguhet nga këto kompani, por do i shkarkohen qytetarëve.

Në të gjitha marrëveshjet e koncesionit është parashikuar që çdo rritje taksash mbi konçesionarët kompesohet plotësisht. Kjo do të thotë se nëse kompanitë e prodhimit të naftës do detyrohen të paguajnë 1 miliardë lekë tek koncesionari i markimit ato do të ulin pagesën e taksave në buxhet në të njëtën vlerë.

Ministria e Financave është në negociata me GFI, për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Deri më tani nuk bëhet i ditur asnjë detaj mbi negociatat, por GFI kërkon të drejtën e markimit edhe për naftën bruto sipas kushteve të kontratës. Një kërkesë e cila ka shumë gjasa të realizohet.

A do të paguhet ky shërbim nga kompanitë e prodhimit, apo drejtëpërdrejtë nga buxheti kjo ka pak rëndësi. Nëse nafta bruto do të markohet, kostoja prej gati 10 milionë dollarësh në vit, do të bjerë direkt mbi qytetarët./ TCH

4 komente në “Markimi bruto, 10 miliardë në vit kosto shtesë për qytetarët”

  1. bra,ho,ho says:

    Po qe me tender,populli e pranon,osht dakort! 10,20,100 miliard euro nuk ka problem.Mjafton te jet tender.
    I kerkojme qeverise qe edhe per te ber shurren te shpalli tender.
    Do ta fitoj prap Beqja,por ska rendesi.

    Nuk u bo nai gjo e modhe,fundja fundit po i heqim pensonet,pensonisve. Se nuk i kan me tender.

  2. ramy kopili i sulltan mamutit. shejtan pis milet shallvarexhinj says:

    Ca problemi ka? Edi ka shtuar taxat. Rritur energjine. Kush nuk jep kupon ne burg.
    10 miljonshi duhet ndare se duhet tebarohen vilat

  3. Ilir says:

    me mire ti marri kjo firme duke u zbatuar ligji sa ti vjedhin ministrat tane pa bere asgje.halli tjeter eshte se GFI sa me shume te nxirret nafte me shume fiton ,e nderkohe iu heq mundesine e kondrabandes nxjerdesve te naftes pasi duhet te deklarojne sasi.ne perfundim preken xhepat e kocos ,e e kupton o lexues. ja vlen me mire ti marre GFI leket e veta. dhe qeveria e meparshme kete duhet te kete pasur parasysh kondrabanden

  4. a-l says:

    Eshte nje gomarllek,por i bere me dashje nga specialistet me te vjeter te AKBN dhe Ministrise se Energjitikes. Markimi=ngjyrosja e naftes bruto demton=rendon konsumatorin vendas, ndersa i siguron fitime kompanise e zarfa mafies se naftes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje