Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën publike të dhënat e muajit nëntor si dhe 11-mujorin në lidhje me arkëtimet dhe nivelin e humbjeve, ku sipas të cilave, deklarojmë me kënaqësi ecurinë positive, tashmë të përforcuar, që prej fillimit të reformës.
Duke u ndalur tek arkëtimet, në muajin nëntor u mblodhën 4.6 miliardë lekë, nga 4.3 dhe 2.9, në raport respektivisht me nëntorin 2014 dhe 2013.
Si 11-mujor, kompania ka arkëtuar në total 59.4 miliardë lekë, rreth 16.5 miliardë ose 39% më shumë se 11-mujori i vitit 2014 (42.8 miliardë lekë) dhe 24.4 miliardë lekë ose 70% më tepër se periudha e vitit 2013 (34.9 miliardë lekë).
Sa i takon humbjeve, falë punës së vazhdueshme në terren, tashmë të kthyer në proces normal aktiviteti për OSHEE, niveli i tyre në muajin nëntor ka rënë në 30,8% nga 32.9 në 2014-n dhe 48.1% në vitin 2013.
Si 11-mujor, humbjet regjistruan nivelin e 30.9%, me reduktim në masën 6.8% në raport me 2014-n (37.8%) dhe 13.1% me 2013-n (44.1%)
Treguesit e fundit deshmojne se reforma ne sektorin e energjise ne lidhje me kthimin e ligjshmerise te pagesat e faturave eshte ne rruge te mbare, per me teper sherbime cilesore dhe me shume investime ne te ardhmen.
P mir e gjithe ato para a vijne nga veriu, pse te diskriminohemi ne kete menyre te pakten 1% e ketyre fitimeve te investohen ne veri pse te mos ngrihet ky problem ku zona qe po fitohen ato para eshte e veriut,dhe eshte me e varfera ne shqiperi cfare politike ben qeveria ne te gjithe boten shihet kondributi i seciles xone, dhe sigurisht investimet nuk duhen te mungojne.
Ky eshte tregues i punes mjaft te mire te Kryeministrit per mbeshtetjen qe i dha rimekembjes se sektorit energjitik.Per here te pare pas mese 20 vjetesh ky sektor i kontribuon Buxhetit si dhe investon ne rinovim dhe zgjerim me fitimet e saj.Besojme se kjo te jete vazhdimesi e punes se ketij sektori.
OSHEE duhet të bëjë transparencë duke treguar edhe se sa është përqindja e uljes së humbjeve që vjen nga vjedhjet që u bën klientëve të rregullt të saj, të cilëve u vë mbifaturime; le të tregojë sa është numëri i ankesave të qytetarëve për mbifaturime dhe sa prej tyre i ka anulluar. Ecja është vërtet e madhe, por nën këtë eufori fshihet edhe harbutëria e OSHEE-së me qytetarët e rregullt, e kjo është si një infeksion vrasës që dhurohet fshehur në tufën me lule.
kero “analizat” kaq me shume e kaq me pak i ven dhe nje femije ne klase te trete. na thoni sa eshte raporti i arketime/ faturime, c’phese e humbjeve 31% vjen nga rrjeti i amortizuar dhe sa nga vjedhjet ne rrjet? sa duhrj te ishte cmimi mesatar nese nuk perfshihen ne kosto, vjedhjet ne rrjet etj etj.
Drejtues të OSHEE-së:
Mos u mburrni me lekët e arkëtuara nga hallexhinjtë dhe mos bëni krahasime me vitet dhe qeveritë e kaluara. Mos u mburrni vetë, le t’ju mburrë populli për punën që keni bërë.
Nga ju kërkohet të bëni transparencë çdo muaj për debitorët e mëdhenj dhe gjithë klasën e lartë politike, duke filluar nga Presidenti e deri poshtë tek ata qindra drejtorë që mbahen me taksat e shqiptarve.
Reforma juaj duhet të ndihmojë familjet në nevojë që jetojnë me ndihmë ekonomike nga shteti dhe ato familje që jetojnë me të ardhura nën minimumin jetik.