Shteti shqiptar është pranë finalizimit të një marrëveshje me grupin më të madh të gazit dhe naftës në Izrael, “Delek Grup”.
Paktin e ka paralajmëruar vetë kryeministri,Edi Rama, gjatë vizitës së tij së tij në Izrael.
Edi Rama: “Është me rëndësi edhe çka mund të bëjmë së bashku në fushën e investimeve të drejtpërdrejta. Ne jemi në finalizim të një marrëveshje të rëndësishme për të pasur në Shqipëri edhe grupin më të madh izraelit në fushën e naftës dhe gazit, “Delek Group” që do të fillojë besoj nga viti i ardhshëm të eksplorojë në territorin e Shqipërisë dhe në një sërë fushash të tjera si turizmi apo bujqësia ku ka një interes të veçantë nga ana e investitorëve këtu në këtë vend.
Çka shkruhet në marrëveshje është fakti se ka një vullnet të madh që ne e vumë re të gjithë këtu në këtë vend për të zhvilluar një partneritet real me Shqipërinë, në të gjitha fushat, nga siguria, deri tek ekonomia dhe nga mbështetja për rritjen e kapaciteteve tona në luftën kundër terrorizmit dhe përsa i përket çdo forme të shfaqjes së tij, deri tek investimet e drejtpërdrejta nga Izraeli”.
Kryeministri u tregua moderuar në qëndrimin e tij për mosnjohjen e Kosovës nga Izraeli.
Edi Rama: “Përsa u përket çështjes së Kosovës është e qartë që qëndrimi Izraelit nuk lidhet drejtpërdrejtme Kosovën, por me kompleksitetin e një situate që nga krijimi i shtetit të Izraelit në raport me Palestinën. Besoj që kjo është një çështje që do të shkojë paralel edhe më çështjen që lidh votën e Izraelit me njohjen e shtetit të Kosovës”.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Jeruzalem, Rama është pritur nga Presidenti Reuven Rivlin, kreu i Parlamentit Edelstein, lideri i opozitës, si dhe kryebashkiaku i Jeruzalemit.
I shoqëruar nga bashkëshortja, Kryeministri ka vizituar dhe memorialin “Yad Vashem”, ku nderuan viktimat e Holokaustit./ Ora
E KANE PROVUAR TE TJERET PARA NESH ME ZRAELITET DHE KANE MALLKUAR VETEN.DO MARR TOKAT GJOJA PER BUJQESI IZRAELI,UJIN,TURIZMIN PRA DO E BLEREte gjithe Shqiperine.Ka qene plani me kohe te beheshe Shqiperia Izrael.Ja po ndeodh tani.Shqiptaret po i zbon me Emigrim.Cifuti do vetem Cifutin
Dashuria jote me ta’ ka filluar qe nga viti 2000, tani e bere publike me shume ngazellim tete rrojne, por na thuaj kushtet e investimit jo deshirat, mesa dime ata nuk investojne per bamirsi apo per dashurine qe kane per ty’?! Po te kujtoje qe ata i urrejne bashkepuntorete Hitlerit qe ti po i vendos shenjen e barazimit me ata qe luftuan kundra tyre. Mos mendo se ke takuar “Krishtin” ke takuar kryeministrin me treguesit me te dobet ne bursen nderkombetare te politikes, i cili njihe me nofken Genjeshtari. Pra, eshte pa pike ndikimi, nuk gezon as nje % respekti nderkombetare, nje nga drejtuesit e qeverise qe ka vendosur rekord, ne mos respektimin e zbatimin e dhjetra rezolutave te OKB. Prandaj dhe kjo vizite si shume te tjera eshte e tipit berisha prapagande, prapagande, prapagande e afantazhe private.