Gjykata Kushtetuese pas pezullimit të ligjit të gjobave, pritet në datë 26 Janar të japë vendimin e saj. Kjo gjykatë, ka njoftuar zyrtarisht Shoqatën e Tregtarëve, e cila kërkoi në padinë e saj shpalljen antikushtetues të këtij ligji. Nikollaq Neranxi kryetari i kësaj shoqate thotë për Tema Tv se pezullimi I ligjit, tregon se tregtarët kanë të drejtë. Nëse vendimi i Janarit i Gjykatës Kushtetuese nuk është në favor të tregtarëve, ata do të çojnë ligjin në Gjykatën e Strasburgut
Pezullimi i ligjit për gjobat ndaj evazionit fiskal nga Gjykata Kushtetuese deri në marrjen e një vendimi të saj është mirëpritur nga tregtarët e grupuar në Shoqatën e Tregtarëve dhe Mbrojtjes së Tregut. Nikollaq Neranxi kreu i kësaj shoqate në një intervistë për TemaTv, shprehet besimplotë se edhe pas një muaji Kushtetuesja do të japë një vendim pro tregtare ndaj apelimit të këtij ligji, që sipas tij është antikushtetues. Sipas Neranxit edhe pezullimi i hyrjes në fuqi të ligjit është një lajm i mirë për biznesin dhe gjithë tregtarët e Shqipërisë.
Në padinë që Shoqata e Tregtarëve bëri në Gjykatën Kushtetuese paraqiti dy kërkesa thelbesore, që janë kthimi i neneve në ligjin në fjalë në Parlament për ndryshim si dhe anullimi i gjobave të larta.
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zyrtarisht Shoqatën e Tregtarëve, për pezullimin e ligjit deri në 26 Janar kur pritet të japë vendimin e saj, ku ka ftuar dhe përfaqësuesit e kësaj shoqate të dëgjohen.
Ndonëse Neranxi në emër të shoqatës shprehet se ka besim se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim në favor të tregtarëve, në cdo rast është përgatitur që të cojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut, nëse vendimi I Gjykatës Kushtetuese, nuk është në interes të kësaj shoqate.
Vendimi i Gkykatës Kushtetuese për të pezulluar hyrjen në fuqi të ligjit, erdhi pas kërkesës së shoqatës së tregtarëve, e cila kërkon shpalljen antikushtetues të ndryshimeve ligjore të cilat dhjetëfishuan gjobat për evazionin dhe mospërdorimin e kasës fiskale. Shoqata për mbrojtjen e tregtarëve dhe tregut kërkon që ky ligj të shpallet antikushtetues, e si pasojë e kësaj, ka bërë protesta për anulimin e ligjit.
Intervistoi Teuta Shamku
– See more at: http://46.183.121.35/video/ZtvPj6O10hJjsTyuuSVV#sthash.BJmoKTSo.dpuf
Dhurate edhe per batakcinjte.O burra vidhni sa te mundni se mban ky popull per “dhurata ” te tilla.
Ehh mer pjelle shkerdhate e Rames. Ju qe doni te gjunjezuar cdo lloj biznesi. Harroni qe cdo vuajtje te biznesit do e paguaje populli, do e paguash ti.