Prurjet në Fierzë më të ulëtat në dhjetë vitet e fundit, nis importi i energjisë

27 Dhjetor 2015, 15:22Ekonomia TEMA

Mungesa e gjatë e reshjeve ka bërë që niveli i ujërave në liqenin e Fierzë të bie ndjeshëm.

Madje, specialistët thonë se prurjet janë më të ulëta në 10 vitet e fundit. Sipas të dhënave, prurjet kanë rënë me 174 metër kub në sekondë.

Niveli i liqenit të Fierzës ka rënë në 276.4 metra, ndërsa Korporata Energjetike Shqiptare ka ulur prodhimin e energjisë, duke nisur importin e saj.

Megjithëse në periudhë dimri, në verilindje kanë munguar reshjet e shiut dhe dëborës. Temperaturat janë të larta për stinën, ndërsa meteorologët nuk parashikojnë reshjet as ditët në vijim.

KESH po importon energji jashtë parashikimeve për shkak se është e detyruar të kufizojë prodhimin për të mbajtur rezervën hidrike në Liqenin e Fierzës dhe kaskadën e Drinit.

3 komente në “Prurjet në Fierzë më të ulëtat në dhjetë vitet e fundit, nis importi i energjisë”

  1. Leo70 says:

    Ka lezet se mbeten vetem duke vjedhur dhe duke futur ne burg te varfrit shiko makinat e drejtuesve te OSHE te 2015 te shpenzojne pak per import bythqirat

  2. tironci says:

    Si llokum qenka .
    Biles llokum me arra hhmmm
    Ngjan me Elonen

  3. Ing.Hidroteknik says:

    Kjo është arsyeja! Mbi Fierzës duhet të jetë vetëm një digë e madhe. Jo Katundi dhe Skavicës! Miratimi Katundi do të jetë një gabim historik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje