Në tremujorit e tretë të këtij viti, Shqipëria regjistron 152 mijë e 50 persona të papunë.
Shifra është publikuar nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit numri i të papunëve është 8.3% më i lartë se sa e njëjtat periudhë e vitit të shkuar.
Numri i të papunëve sipas buletinit të INSTAT u rrit krahasuar edhe me tremujorin paraardhës me 0.9%.
“Në tremujorin e tretë 2015, ishin pjesë e skemës së pagesës së papunësisë 3,9 % e punëkërkuesve të papunë të regjistruar gjithsej”, sqaron INSTAT.
Përqindja e punëkërkuesve të papunë të regjistruar në skemën e pagesës së papunësisë është më e lartë në prefekturën e Tiranës (7,1 %) dhe më e ulët në prefekturën e Vlorës (1,9 %).
Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë të vitit 2015, numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në skemën e pagesës së papunësisë është ulur me 351 persona.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit pararendës, numri i punëkërkuesve të papunë në skemën e pagesës së papunësisë është ulur me 1.530 persona.
Shkalla e papunësisë së regjistruar për tremujorin e tretë 2015 është 13,2 %.
Ta degjosh kryeministrin ton cdo dite krenohet me renien e papunesis…Ose ate spordhjakun e vogel ordinerin Braçe qe te enjten tek emisjoni Tonight tha qe deri ne 2017 do mbajm premtimet do punesohen 250.000 vete..Keta jan bere me keq se Saliu qe thonte jemi me ekonomin e dyte ne bot mbas Kines
Fajet i ka Sala qe ngriti Lazaratin, shkollat si kepurdhat qe shkolluan njerz analfabeta ku bleheshin dioloma si ne qebaprore.Tani kemi tranzicion qe dmth. Shum prej atyre shkollavaäe pa vler jan te papun po ashtu edhe shum te punesuar ne Lazarat jan te papun
Keshtu do te ndodhe persa investimet, sidomos ato te huaja, numerohen me gishtat e njeres dore! Korrupsioni dhe kleckat alla-qeveritare, vazhdojne ta denojne poshtersisht kete popull. E pastaj, tregetaret ankohen se nuk ka blerje! E si do te kete, kur familjaret mendojne per te nesermen, sepse pasiguria eshte ulur kembekryq ne cdo vater! Kohra te veshtira, dhe tmerresisht te keqia per kete popull fatkeq! Dhe qeverite bejne sehir, dhe gjejne kohe per te ndare placken e fituar pa djerse e mund! Deri kur?