Dekriminalizimi, Partia Socialiste nis filtrimin e kandidatëve për kryetar të degëve

28 Dhjetor 2015, 10:49Politika TEMA

Partia Socialiste ka nisur të zbatojë ligjin për dekriminalizimin. Kjo forcë politike ka nisur “filtrimin” e individëve që do të jenë pjesë e strukturave të saj.

Si fillim do të jenë të përzgjedhur 61 kryetarët e degëve të partisë që do t’i nënshtrohen kritereve të ligjit të miratuar me konsensus për dekriminalizimin.

Megjithatë, ky është vetëm hapi i parë, pasi Partia Socialiste do të nxjerrë një tjetër udhëzim më të gjerë për të gjitha nivelet partiake.

Procesi po përqendrohet vetëm tek kryetarët e degëve për shkak se po zhvillohen aktualisht zgjedhjet, megjithëse 30 për qind e tyre janë përzgjedhur tashmë. Megjithatë, edhe këta të fundit do të jenë pjesë e verifikimit të tyre.

Nëse ligji i dekriminalizimit do të zbatohet plotësisht, partitë politike duhet të heqin jo pak emra nga radhët e tyre. Zhvillime të reja në këtë drejtim priten gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm.

Pritet që edhe disa deputetë të lënë vendin e tyre në Parlament për shkak të të shkuarës së tyre kriminale.

1 komente në “Dekriminalizimi, Partia Socialiste nis filtrimin e kandidatëve për kryetar të degëve”

  1. spiro janaqi says:

    Shume mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje