Paketa e propozimeve të gurpit të Këshilltarëve të LSI, të Bashkisë Tiranë për buxhetin 2016 është miratuar në Komisionin e Ekonomisë të Këshillit Bashkiak dhe do të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak.
Përgjatë një muaji, Grupi i Këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Bashkisë së Tiranës zhvilloi një sërë konsultimesh me grupe interesi, administratorë të njësive vendore dhe qytetarë lidhur me projektbuxhetin 2016.
Gjatë takimit me administratorët, koordinatorët e LSI dhe qytetarët u ngritën disa problematike, ku ajo që bie në sy është sistemimi i tregut çam dhe kthimi i tij në një pedonale duke ndaluar qarkullimin e makinave.
Nga qëllimi i përbashkët që ky buxhet të jetë sa më pranë këtyre interesave grupi i këshilltarëve të LSI paraqet problematikat më emergjente që u trajtuan në dëgjesat e zhvilluara.
Në takimin me administratorët, koordinatorët e LSI dhe qytetarët u ngritën këto problematika:
Një problematikë për të gjitha ish komunat është vendosja e shërbimit urban si dhe përcaktimi i tarifave mbi bazën e kilometrave.
Në ish komunat që nuk ka çerdhe duhet marrë në konsideratë ndërtimi i tyre si ambiente të lidhura me kopshtet dhe shkollat.
Si mund te ndertohen çerdhet dhe kopshtet brenda ambienteve te shkollave? Nje femije 4-5 vjeçar meson ne te njejtin ambient me 13-14 apo 15 vjeçare? Ku ndodh kjo? EDhe mund te kete tek tuk neper bote kolegje te pergjithshme si bashkime shkollat 8 vjeçare me te mesme, po asnjehere edhe me femije te vegjel nen 6 vjeç.
Bravo LSI-ja qe nuk e di se ka nje GETO banimi qe quhet YZBERISHT,3 km,larg qendres se Tiranes!
Rruge me balte e pluhur,LUKUNI QENSH RRUGACE mbi 150 cope,plehra pa fund,URBANI NUK PRANON ABONETE etj etj!!!
HARRAM I PACI VOTAT TONA!