Janë komentuar gjatë gazetarët e pranishëm në darkën e shtruar nga kryeministri Rama për median. Më tepër u komentuan tre gazetarët që ishin përzgjedhur për të mbajtur dhe një fjalë të rastit: Lutfi Dervishi, Mira Kazhani dhe Iva Tiço. Kjo e fundit ka treguar për HashtagAL arsyet pse u gjend në atë darkë duke i’u përgjigjur dhe disa “romuzeve” të hedhura publikisht ndaj prezencës së saj dhe toneve mesazhit që përcolli.
Iva, ishe e ftuar në mbrëmjen me gazetarët të kryeministrit dhe përzgjedhur për të mbajtur një fjalë për të ftuarit. Duhet thënë se prezenca dhe më pas fjala që mbajte ka sjellë disa reagime, kryesisht në rrjetet sociale. Duken krejt të pakënaqur me ty disa kolegë dhe jo vetëm…
Të them të drejtën nuk i kam lexuar këto lloj komentesh sepse kam zakonin e keq që nuk dal nga faqja ime dhe te endem në muret e atyre që nuk kam friend. Në faqen time dhe të miqve të mi nuk ka të tilla reagime si ai që dëgjova ndër dhëmbë teksa shkoja drejt foltores: “po kjo çne?”… Ata që e kanë merak, le të pyesin ata që bëjnë këto lista se përse, nëse nuk kanë pasur rastin të më shohin që jam në shtypin e shkruar që nga 1998-a, ndër të paktat reportere terreni që mbuloja Ministrinë e Kulturës, ku për shkak të profesionit kam pasur kontakt të përhershëm e të drejtëpërdrejtë me Ramën, që në atë kohë ishte ministër kulture… Që atëherë nuk kam munguar asnjëherë në listat e tij ‘protokollare’, apo ai vetë nuk më ka refuzuar asnjë intervistë në revistat që kam drejtuar, edhe në kohën kur punoja zëdhënëse në ministritë e Berishës dhe ai ishte shef i opozitës.
Je e fokusuar në një gazetari që i rri larg politikës apo konfliktit. Mendon se të ka “përdorur” Endri Fuga për t’i bërë pakez makiazh asaj darke?
Të duket jokonfliktual pozicioni im? Hahaha. Po u fute në google sheh se kam konflikte sa nuk kanë gjithë gazetarët e politikës bashkë… Pikërisht se kjo pjesa tjetër, që nuk di pse e kanë quajtur rozë, krijon më shumë klikime nga të tjerat. Nuk di nëse ka qenë ky qëllimi i Endri Fugës, mendova që më ftoi të mbaja një fjalë si gazetare që dy vjetët e fundit ka qenë më jashtë se të tjerët nga ky profesion, duke mos qenë pjesë e asnjë redaksie, ndaj dhe iu përmbajta një fjale të tillë, si dikush që e sheh median dhe politikën pa e pasur punë të përditshme dhe bukë goje, si shumica e shqiptarëve indiferentë ndaj tyre.
Ka reaguar dhe Kristi Pinderi, me një deklaratë shpërndarë për të gjitha mediat ku ty të përmend nominalisht. Si tu duk?
Më në fund dhe Kristi ka mësuar të bëjë klikime duke përdorur emrat e të tjerëve. I uroj t’i kthejë në lekë, është ndër të shumtët në këtë vend që kauzën e tij e ka përkthyer në fonde.
Çfarë po mendoje kur fjalën e mori kryeministri dhe u ankua se mediat e kishin masakruar. Nuk të erdhi çik keq?
Më erdhi keq që kur po mbyllim një nga vitet më të këqinj dhe depresionues, kur media ka bërë punën e vet duke denoncuar me dhjetëra skandale, nuk shoh dritë në fund të tunelit dhe nëse do kishim zgjedhje këtë vit do mendohesha gjatë që të gjeja sërish të keqen më të vogël për të votuar.
A ka kuptim ajo mbrëmje? A është vërtetë mbrëmje me gazetarët ajo?
Eshtë një nga mbrëmjet që organizohen çdo fundvit, bën të tilla Kryeministri, gruaja e tij, Presidenti, gruaja e tij, LSI, PD, bëjnë ministrat, OJQ-të, parfumeritë, klubet e bllokut, dyqanet e të brendshmeve… Në disa ftohesh, në disa jo… Janë si dasmat shqiptare, do gjendet një xhaxha hatërmbetur që nuk është ftuar ose dikush që nuk e kanë ulur tryezën kryesore.
Çfarë do u thoshe atyre që mendojnë se ty nuk të takonte fare të ishe aty?
Mendimi juaj, bëni nga një status tjetër në facebook dhe kopjojeni e nxirreni prapë vitin tjetër. Dhe unë bëj të njëjtën gjë në faqen time për gjëra që s’më pëlqejnë.
Marrë nga HashtagAL
Na cane menderin keta gazetaret. Njeri thote pse shkova, tjetri pse s’shkova.
Iva dhe Kristi konkurrence k….sh
Emer i bukur ky i kesaj Iva Ticos, pyeta per me shume z. Genc Ruli, por mu duk i paqarte. Me pas pyeta dike tjeter qe eshte me afer qeverise dhe me tha qe kjo cupa vertet eshte tyrylycke, por ka pak sharm per ti mbajtur fjalim Rames dhe ia arriti persa TemA behet zedhenese e kesaj laraskes.
Vlere e madhe e qenies sone.
Iva?, oshte ky emen serbo-herceg-govan? Ne shqipe ka
vetem Eva apo Ava, e kurrsesi Iva! Sidoqofte, futja Ives!
I paska mbetur kunje ives shkrimi i Kristit qe ka tre dite qe merret me te . Iva do te llape per tere gjindjen me gjuhe baxhe…sh dhe nuk i duron dot kur i vine hakut te tjeret . Kthjellet si kristal ishte shkrimi i kristit. Kristi nuk ka asnje ndryshim nga Iva. Po aq kucke, po aq i lig, po aq me mllef, po aq me halle, por ama eshte ca me i afte kur vjen puna per te qendisur shkrimet prandaj nuk gelltitet kollaj. Iva, zemer, ti e di qe u thirre per te mbajtur fjalim sepse askush ne nivelin qe kerkonin, nuk pranoi. Pranove ti dhe Mira. Njera me e lehte se tjetra. Njera me e perdorur se tjetra. Por ama edhe me Miren nuk ja dole. mbajte fjalimin me pa lidhje te darkes. Askush nuk mbajti mend cfare the dhe ke tre dite qe merresh me te se do patjeter te te thone te kunderten. Je nje shkruese shume e mire e tregimit roze. Aty rri. Gazetaren e kultures nuk e ke bere kurre se ky vend ka vetem 2 apo 3 gazetare kulture. Elsa Demon e ndonje tjeter. Duhet kulture per gazetarine e kultures dhe nuk matet zgjuaresia e suksesi me sharje poshte e lart per kedo e kudo se te kthehet shpejt ne kurriz. Edhe bleona qerreti dhe doli me e mencur se ty. Vetem kur.at ta gjejne gjuhen
OMG kok palara IVA ose batutat sic e therisni dikur kur ish STUDENTE kjo bushtur PABUKSE IVA FIRAKJA PUCRANJOSJA qe sa shtrydhte nji pucer i dilte tjetra me QELBE me ate HUNDE si bosht me gunga …te roje i dashuri i saj HENRI CILI qe e mbante me roba e me lek se skish ishte keq kjo ish FIRAKJA pucranjoze ..por mbi te gjitha PABUKSE…adriani U.S.A.