Kartolina "500 euroshe" e Ramës për kamionistët

30 Dhjetor 2015, 11:59Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama e nisi konferencën për shtyp të fundvitit me një kartolinë urimi për të gjithë kamionistët shqiptarë që çojnë mallra në drejtim të Italisë.

Dua ta nis me një kartolinë urimi për të gjithë kamionistët shqiptarë që bëjnë veprimtari transporti me Italinë, të cilët prej 25 vjetësh vuajnë mbi kurriz barrën e një taksimi krejtësisht të padrejtë që ka mbetur në raport me mallrat që shkojnë në Itali nga Shqipëria, qysh në mesin e shekullit të shkuar, një absurditet i plotë, ku Shqipëria ka mbetur nën këtë regjim taksimi së bashku me dy vendet e tjera të Lindjes së Mesme. Është bërë një përpjekje e vazhdueshme në këto vite, por asnjëherë nuk është arritur që kamionistët tanë të çlirohen nga kjo barrë.

Unë kam patur sot një komunikim me kryeministrin italian, i cili ishte këtu fiks një vit më parë dhe kam marrë lajmin e gëzuar për kamionistët dhe të shumëpritur për të gjithë atë komunitet, se më në fund, qeveria italiane ka kaluar një vendim, i cili tanimë është depozituar në parlamentin italian, për heqjen e kësaj takse, një barrë 500 euro për çdo kamion që hyn dhe del në Itali nga Shqipëria.

Pasi të kalojë dhe procedura parlamentare, ky hap kthehet në ligj.

Ndërkohë, qeveria italiane, bashkë me vendimin, ka depozituar edhe mbulimin financiar të shumës që do t’i hiqet nga shpina kamionistëve, pra është një zotim i mbajtur nga ana e kryeministrit italian, të cilit në mënyrë të vazhdueshme ia kam kujtuar se nuk mund të kalojë edhe një vit tjetër pa finalizuar këtë zgjidhje“, tha Rama.

 

6 komente në “Kartolina “500 euroshe” e Ramës për kamionistët”

    1. .... says:

      Do ishte mire te thuheshin vetem 3 germat e para pasi eshte mashtrimi rradhes. Qeverite italiane kan te pakten 15 vjetet vjetet fundit qe e miratojn por skalon ne parlament. Keshtu qe eshte thjesht demagogji

  1. paqsori says:

    Gati nuk me besohet!!
    Na kan rejt qindra her per heqjen e kesaj takse.

  2. XIO says:

    BRAVOOOOOOOOOOOO!!!!!!!!!!!!!!!

  3. daku says:

    Bravo Italia qe mendon per te na ulur ndonje takse.

  4. avni says:

    Nega kanè qène deri tani ata qè Cierren per rivoluzione’ si duket prandai Cierren qè tè mos ihiqense kèto barriera se kamè frikè se ulen cmimet e mallrave dhe nuk mund tè fitojnè mè aq shum ata miqtè e tre qè sollèn nèpushtetè.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje