Hiqen 50 mln lekë nga mbrojtja e mjedisit, shkojnë për rikonstruksion të Ministrisë së Jashtme

28 Dhjetor 2015, 11:25Ekonomia TEMA

Duke i dhënë dorën e fundit buxhetit 2016, Kuvendi ka votuar që të heqë 50 milionë lekë fonde për mbrojtjen e Mjedisit duke i ccuar ato për rikonstruksionin e Ministrisë së Jashtme.

Ndryshimi është bërë i ditur në raportin final të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ku ndryshe nga ndarja që ka bërë qeveria Kuvendi ka vendosur që të bëjë alokimin e parë të fondeve, në drejtim të riskontruksionit duke e thellur kështu tendencën që buxheti 2016 ka për destinimin e fondeve të investimeve në zyra ne riparime të institucioneve.

“Rialokohen fondet midis ministrive, në këtë mënyrë: 1. Pakësohen me 50 milionë lekë shpenzimet në Ministrinë e Mjedisit në programin “Mbrojtja e Mjedisit”; 2. Shtohen me 50 milionë lekë shpenzimet në Ministrinë e Punëve të Jashtme në programin “Planifikim Menaxhim Administrim” për projektin “Rikonstruksion i godinës së MPJ”, përcaktohet në ndryshimet nen për nen që i janë bërë buxhetit 2016 gjatë diskutimit në Komisonin e Ekonomisë.

Rikonstruksionet e institucioneve publike llogariten në 1.1 miliardë lekë gjatë vitit që vjen ose 10 % e totalit të fondit të investimeve në rrugë.

Për përmirësimin e ambienteve në Presidencë do të përdoren 15 milionë lekë nga buxheti i vitit që vjen. Një vlerë e madhe prej 35 milionë lekësh do të përdoren për rikonstruksiontë zyrave të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit), për ambientet e të cilit edhe më parë janë investuar shuma të mëdha.

Ndërsa rreth 170 milionë lekë do të shkojnë për përmirësimin e ambienteve të gjykatave në disa rrethe. Ministria e Arsimit do të shpenzojë 101 milionë lekë për rikonstruksion ambientesh, Ministria e Jashtme 75 milionë lekë dhe Ministria e Brendshme rreth 120 milionë lekë.Ministria e Financave do të shpenzojë për përmirësimin e ambienteve të saj 91 milionë lekë. Më shumë se 30 milionë lekë do të shkojnë për përmirësimin e ambienteve të vilave qeveritare dhe 100 milionë lekë për ministrinë e Zhvillimit Urban./Monitor

1 komente në “Hiqen 50 mln lekë nga mbrojtja e mjedisit, shkojnë për rikonstruksion të Ministrisë së Jashtme”

  1. Boni says:

    E mo mire, se ne mjedisin e kemi klas. Parlament dhkerdhatash!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje