Shqipëria: Taksa të larta, por të ardhurat janë më të ulëtat në rajon

4 Janar 2016, 10:11Ekonomia TEMA

Forbes e rendit Shqipërinë në vendin e 109 në treguesin e barrës së taksave, nga 144 shtete. Por, me 24-25% të PBB-së, vendi ynë ka të ardhurat më të ulëta nga taksat në rajon….

Shqipëria renditet ndër vendet që kanë barrën më të lartë të taksave në rajon, në raportin e fundit të Forbes, “Vendet më të mira për të bërë biznes”, ku Shqipëria në total ishte në pozicionin e 69.

Në treguesin specifik të barrës së taksave, Forbes e rendit Shqipërinë në vendin e 109, nga 144 shtete (sa më poshtë në renditje, aq më e lartë barra e taksave).

Më mirë paraqitet Maqedonia, e cila është e shtata në botë për barrën e taksave.

Listën e vijojnë Kroacia (34), Rumania (50), Mali i Zi (55), Bullgaria (72).

Më keq se Shqipëria janë Serbia, që është një vend më poshtë (110) dhe Bosnjë Hercegovina, që është e fundit në rajon, në vendin e 119.

Por, ndërsa Serbia dhe Bosnja e “justifikojnë” barrën e lartë të taksave, duke sjellë më shumë të ardhura në buxhet, Shqipëria ka rendimentin më të ulët në rajon.

Me 24-25% të të ardhurave nga taksat në raport me prodhimin e përgjithshëm (PBB), Shqipëria është 10 pikë përqindjeje më poshtë se mesatarja rajonale dhe ajo e vendeve të BE-së (rreth 35%, sipas Eurostat) dhe për më tepër mbledh më pak para në buxhet edhe se Maqedonia, që ka barrën më të ulët në rajon (kjo e fundit e ka këtë tregues 28-29% të PBB-së).

Bosnja dhe Serbia mbledhin përkatësisht 44% dhe 35-36% të PBB-së, sipas të dhënave krahasuese të publikuara nga FMN.

Sipas të dhënave krahasuese të nivelit të taksave nga Banka Botërore, Shqipëria dhe Serbia kanë nivelin më të lartë të TVSH-së, në 20%.

Në Maqedoni, niveli më i lartë i TVSH-së është 18%, ndërkohë që vendi ka dhë një TVSH të reduktuar prej 5% për produkte ushqimore, produkte mjekësore, makineri bujqësore, publikime, shitja e parë e ndërtesave dhe apartamenteve si dhe transporti dhe akomodimi.

Mali i Zi e ka TVSH-në 19%, Bosnja 17% dhe Kosova në nivelin më të ulët prej 16%.

Serbia dhe Shqipëria kanë nivelin më të lartë të taksës mbi korporatat në 15%.

Mali i Zi ka aktualisht nivelin më të ulët të kësaj takse në rajon, në 9%, ndërsa Maqedonia, Kosova dhe Bosnja e kanë atë në 10%.

Shqipëria, së bashku me Serbinë renditen ndër vendet që kanë nivelin më të lartë të kontributeve të sigurimeve shoqërore të paguara nga punëdhënësi në 15% dhe 17.9% përkatësisht.

Maqedonia e ka të gjithë barrën të transferuar te punëmarrësi, në nivelin e 27%. Edhe Mali i Zi ndjek të njëjtën logjikë, ku kontributet e paguara nga punëdhënësi janë vetëm 5% dhe ato të punëmarrësit 24%.

Edhe në Bosnjë, punëdhënësi paguan 10.5% dhe punëmarrësi 31%. Nivelin më të ulët të kontributeve e ka Kosova me 5% punëdhënësi dhe po aq punëmarrësi.

Dy vitet e fundit, ndonëse barra e taksave është rritur në Shqipëri (tatim fitimi nga 10 në 15% nga 1 janari 2014 dhe ai mbi dividendin dhe të ardhurat e tjera nga 10 në 15% nga 1 janari 2015, plus rritja e taksës së qarkullimit dhe akcizës mbi disa produkte), kjo nuk ka arritur të sjellë më shumë të ardhura në buxhet, sidomos në 2015, ku rritja reale e të ardhurave për 11 mujorin (duke hequr inflacionin dhe rritjen ekonomike) ishte afër zeros.

Treguesi i barrës së taksave në vendet e rajonit, sipas Forbes (renditja nga 144 vende)

Maqedonia 7

Kroacia 34

Rumania 50

Mali i Zi 55

Bulgaria 72

Shqipëria 109

Serbia 110

Bosnjë Hercegovina 119

Monitor

8 komente në “Shqipëria: Taksa të larta, por të ardhurat janë më të ulëtat në rajon”

  1. ScriptaManent says:

    Sikur njerezit te kuptonin kete artikull, qeveria duhet te kishte rene me kohe. Edi Rama eshte zhgenjimi me i madh i ketyre 25 viteve. Na duhet medoemos nje force e trete qe ti kundervihet ketyre 2 palacove qe na qeverisin qe nga 1991. Gjithsesi, hapi i pare dhe emergjent mbetet rrezimi o qeverise Rama dhe emerimi i nje kryeministri tjeter brenda se majtes.

  2. Alb says:

    Shiprin e paska mallkuar zoti. Njerzit me basdart ktu i paska krijuar. Mjer ne si popull cdo vuajm dhe mjer kalamajt ton ku po rriten. Qe varr mos ju qind ktyrve roq qirave qe qeverisin kte vend.

  3. asd says:

    E kane fajin vizat e bardha.

    1. Gjyshi says:

      I kishte vene vizat shtrember o shoku.nuk eshte e lehte da thithesh shtrember

  4. G_UK says:

    JA CFARE KOMENTON FORBES NE KOHEN KUR SHQIPERIA KISHTE TAX TE SHESHTE:

    http://www.novinite.com/articles/137546/Greece+Should+Follow+Bulgaria,+Albania+Tax+Example+-+Steve+Forbes

    MERET SI VEND I SUKSESHEM PER TAXEN E SHESHTE 10%

  5. sonar212 says:

    Mos u ankoni se tani kemi edhe semafore LED.

  6. ILIRIA says:

    Prandaj duhet te ndiqet shembulli i Maqedonise qe ka taksat me te uleta dhe mbledh me shume te ardhura nga te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje